Rekuiem (Përshpirtje) babait tim Ndrec Molla përmes pandemisë dhe rrugës Covid-19

Pamje nga Mesdheu

Nga: Preng Ndrec Molla

VII

Plotësimi i amaneteve të një njeriu është një praktikë religjioze (fetare) e njohur edhe tek ne Shqiptarët.
Sa më të rrafinuara të jenë praktikat religjioze tek një popull aq më i civilizuar është ai.
Edhe në komunizëm kishim praktikimin religjioz sepse të dënuarit me vdekje përpara që ti pushkatonin apo ti varnin në litar, i zbusnin mirë e mirë me dajak deri sa lodheshin dhe pastaj iu kërkonin: « Cila është fjala juaj e fundit? »
Amanet është edhe kurë njeriu iu thërret xhelatëve: « Mos më varrosni për së gjalli » siç ndodhi në Qafë të Valmirit, Mirditë e bërë prej komunistëve sepse kjo ishte edhe praktika religjioze e Luftës Nacional Çlirimtare që u praktikua gjatë pushtimit të Mirditës.
Edhe në vendet demokratike si përshembull në SHBA që në disa shtete të saj ekziston ende dënimi me vdekje, të dënuarit më vdekje i kërkojnë përpara që të ekzekutohet: « Cila është pjata juaj e preferuar që ne të gatuajmë për ju dhe kështu të largoheni nga kjo botë i ngopur dhe i kënaqur? ».
Kjo punë bëhet edhe për të evituar mëkatet që mund të bien mbi ata që zbatojnë ekzekutimet e të dënuarve me vdekje sepse i dënuari me vdekje mund të jetë edhe i pafajshëm siç ka ndodhur në shumë raste, atëherë këtu nuk kemi
të bëjmë më me drejtësinë, por kemi të bëjmë me një sakrificë njerëzore (ofrandë bërë Zotit ashtu siç është turturimi edhe vrasja e fëmijëve).
Me amanetet e njeriut duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm sepse këtu kemi të shprehur edhe natyrën e tij!
Konkretisht babai im ishte mishngrënës pasi ishte i grupit të gjakut zero « 0 » pra ishte « zerist ».
Gjatë kohës që ishte i shtruar në spital u shpreh se: « Sa i mirë është lëngu i mishit të zirë të viçit për ta pirë qoftë edhe esëll edhe në mëngjes ».
Këtë gjë e mora si dëshirë të tij dhe i thashë që të marten kur të kthehemi në shtëpi do të bëjmë për drekë mish viçi të zier dhe ti do ti pishë lëngun.
Dëshira e tij mbeti e parealizuar ashtu si në jetën e tij që bënte kurë jetohej në kooperativë sepse mishi i viçit nuk ekzistonte në atë kohë për fshtarain dhe qytetarin e thjeshtë.
Edhe pas prishjes së kooperativave bujqësore kur doli në pencion babai ngriti një tufë me gjedhe që i hubnin duke i kullotur, rrugës dhe në vathë, kështu që nuk ja u piu atyre kurrë lëngun.
Lëngun e mishit të gjedheve të tij e pinin të tjerët, « zeristët e tjerë mishngrënës ».
Kur babai vendosi të banonte në Durrës që në fillim ngriti një barakë « zeristët mishngrënës » ranë për të parë se mos kishte harruar ndonjë viç apo gjedh gjatë rrugës, apo në barakën e tij dhe kur nuk gjetën gjë atyre iu lindi ideja që barakën e babait tim ta kthenin në thertore, pasi e gjetën bosh, sepse babai e kishte ndërtuar barakën sa për të privatizuar tokën që e kishte marrë në përdorim dhe kështu për ta futur në kadastër sipas rregullave.
Njerëzit që banon për rreth barakës së babait i pyesnin « zeristët mishngrënës » se çfarë kërkoni dhe se çfarë bëni në këtë barakë sepse është e Ndrec Mollës? Ata përgjigjeshin se kjo është baraka e babait tonë dhe prezantoheshin si djemt e Ndrec Mollës.
Njerëzit e « shkretë » besonin dhe i hanin gënjeshtrat e zeristëve dhëmbëshkulur nga konsumimi i mishit të tepërt dhe për të qenë më i kuptueshëm, më i qartë dhe më i saktë, dua të shtoi se shqiptarët e hanë lehtë rrenën (gënjeshtrën) le më kurë ajo është e shoqëruar dhe e ilistruar edhe me anektoda.
Kjo është punë plataracësh por ka edhe më keq kurë rrena bëhet për njerëzit e shfrytëzuar si kafshë dhe më keq akoma kurë rrena bëhet fjalë për ata që kanë humbur jetën prej të tjerëve dhe rrena ka qenë arsya e vendosjes së
besë dhe besës tek shqiptarët!
Megjithëse duhet shtuar se puna e gjësë së gjallë është me të dhënë e me të ecur sepse babait tim i humbiste gjëja e gjallë kurse dy nipave të tij që i thërrisnin babë si ai që banon poshtë shtëpisë së tij si ai tjetri që banon sipër shtëpisë së tij nuk iu humbi kurrë gjëja e gjallë.
Edhe unë që kam grupin e gjakut të çobanëve gjatë kohës që kam punuar në kooperativë një periudhë kohe kam punuar edhe si çoban në ruajtjen e qeve të kooperativës për llogari të brigadës-II dhe nuk më ka ndodhur kurrë që të
kemë humbur ndonjë ka apo mëzat (viç), apo të mi dëmtojë ujku apo arusha.
Dëshira e babait tim që nuk u realizuar për së gjalli e plotësuam pasi ai ndërroi jetë duke i bërë si sakrificë një berr (kafshë e imtë).
Shqiptarët përpara se të vdesin flasin edhe për dëshira që duan tu plotësohen si, ku duan që të varrosen që njerëzit të kenë mundësi të venë e të vizitojnë varrin e tyre për të shkëmbyer dy pare muhabet me të, që të vendosin mbi
varrin e tij ndonjë lule apo tufë lulesh në shenjë dashurie dhe respekti për të, apo ndonjë cigare për mërzi, apo ti ndezin ndonjë qiri për ti qetësuar shpirtin e tij të trazuar!
Këtë gjë e bëjnë (lënë amanete) sepse e dinë dhe e mendojnë se njerëzit që nuk i kanë lënë rehat për së gjalli nuk do i lënë rehat edhe për së vdekuri!
Ka njerëz dhe familje se nuk e kanë për gjë se iu këndon gjeli në fund të oborrit dhe pordhëte tyre i blejnë dhe i shesin me « gjela ari » (monedha floriri) dhe nuk e kanë për gjë që të prishin dhe të shkulin varret e tyre e të bredhin nëpër varrezë me thesin e kocinjëve në krah (eshtrat e njerëzve të tyre të vdekur) për ti varrosur sipër varreve të të tjerëve duke u munduar që ashtu diç u kanë qëndruar të tjerëve mbi korriz për së gjalli, ashtu t’ju qëndrojnë mbi korriz edhe për së vdekuri.
Kjo vjen se shqiptarët ende nuk e kanë të qartë ndryshimin që ka vdekja simbolike me vdekjen reale, vrasja simboli me vrasjen fizike, jeta reale me jetën virtuale, jetën e përditëshme me jetën rituale etj.
Gjatë periudhës që po bëheshim gati për tu nisur nga Franca për në Shqipëri unë nuk isha dakort që të përzihet ana emocionale me bisnesin duke evituar shpenzimet e tepërta dhe të kota si rrezultat i abuzimeve që vinin për shkak të gjendjes së pandemisë, edhe pse Maksimi (vëllai) ishte i gatëshëm ti përballonte i vetëm të gjitha ato shpenzime ciladoqoftë shuma e tyre.
Në pritje të përgjigjes time dhe të nënës për testin Covid-19 për të bërë transportimin e arkivolit me trupin e babait tonë të dashur ne zgjodhëm një enterpise (firmë) malazeze që na u ofrua në kohën e përfundimit të bërjes gati të
babait tonë për rrugë, që pranoi edhe kushtin që flamuri ynë Kombëtarë i cili do të mbulonte arkivolin e babait tonë të mos hiqej në asnjë vend gjatë rrugës që do të udhëtonte edhe mespërmes ballkanit, poashtu edhe mespërmes Beogradit
duke hyrë në Kosovë ku kishte jetuar një pjesë të jetës së tij dhe për të arritur përfundimisht në vendlindje për të pushuar përgjithmonë në Malaj, Mirditë.
Edhe pse unë isha i mendimit që ceremonia e nisjes së babait tim për në Shqipëri të ishte një ceremoni familjare Leoni (vëllai) nuk e përballoi dot tundimin që në ceremoninë e organizuar për nisjen e arkivolit me trupin e pajetë të babait që të bëhej pa pjesmarrjen e komunitetit Shqiptarë dhe të enjten në mbrëmje rreth orës 23:00 shpalli njoftimin në rrjetin social fb të ceremonisë së nisjes nga Franca për në Shqipëri të babait që do të bëhej ditën e premte me 12 qershor 2020 ora 11:00.
Tashmë unë isha në Shqipëri dhe përveq bisedave që kisha me teze Gjelën dhe bashkëshortin e saj Vlashin si dhe me dajën tim Markun unë vazhdoja përsëri që të udhëhiqesha nga vetëdija dhe nënvetëdia ime që nëpërmjet arsyetimit dhe diskutimit me të afërmit dhe dashamirët e mi të kryeja sa më mirë misionin tim për të cilën ndodhesha në Shqipëri për varrimin e babait tim sipas amaneteve të tij.
Përveç të tjerëve takova edhe bashkëfshatarin tim Tom Pjetraj që më dha një lajm jo të mirë pasi nëna e tij Bardhe Pjetraj ishte pa qef dhe e sëmurë, megjithatë nënë Bardhja kurë fola me të ajo u tregua e zonja duke u përgjigjur: « Çfarë të të bëj ty more Prengë se jam shumë e sëmurë dhe skam se si mos të ngjitem në Malaj për të vajtuar babain tënd të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë dhe për ti bërë dhe lënë emrin e mirë për ceremininë e varrimit që do ti bëjmë ».
Mbasi vendosa që drejtimin e ceremonisë mortore do ta bënte kushuriri im avokati Ndre Molla i cili ndër tjera bisedoi dhe ra dakort me firmën « Kthella » që do të mbulonte shërbimin e ceremonisë mortore, unë nuk kisha se si mos të shkoja për ngushëllime tek kushuriri im Aleksandër Zef Molla pasi disa ditë më parë ishte varrosur nëna e tij e dashur Mrika e cila dhe ajo kishte ndërruar jetë në Francë (kështu e kemi në Mollajt, kurë vdesim nuk vdesim vetëm).
Aleksandri është edhe klerik (Pastor) dhe vetëm kur isha përballë tij mu kujtua se në ceremoninë mortore të babait tim duhet të jetë edhe prifti.
Aq e madhe kishte qenë shtypja e bërë mbi mua saqë kisha harruar që mund të ketë prift në Mirditë pale më të vinte në Malaj.
Meqë edhe puna e priftit u zgjodh edhe pse Aleksandër Molla nuk është prift katolik, gjithësesi ai është një Pastor i krishterë dhe në Meshën që mbajti për babain, ai iu referua Biblës dhe fjalës së Jezu Krishtit.
Gjatë rrugës së kthimit nga Laçi u ndala në Rubik dhe takova kushuririn tim Sandër Ndoi (Sandri i Lek Gjin Mark Ndoit) kushuri dhe fis donëse nuk mban mbiemrin Molla, që bashkë me Ndre Mollën të më drejtonin ceremoninë mortore të babait tim, shtova dhe dy përsona të tjerë në ndihmë të tyre, njëri nga lagja Gjovalin Gjoka dhe shokun tim të shkollës Pashk Lek Ndoi.
Të shtunën pasdite erdhën dajat e gjyshes time Gjinajt të cilën më ofruan ndihmën e tyre për ku të kisha nevojë për ta.
Mbas dy ditësh së varrimit të babait tim Ndrec Molla unë u largova për në Francë dhe kështu shumë njerëz që ishin nisur për tek shtëpia jonë u kthyen mbrapsht.
Edhe njëherë të gjithë atyre që për shkak të pandemisë Covid-19 nuk mundën të jenë me në për të na lehtësuar dhimbjen me prezencën e tyre dhe të na shoqëronin në dhimbjen dhe pikëllimin tonë, paqin të gjithë faqen e bardhë e ua kthefshim në gëzime.
Mbas 2000 km rrugë me makinë për të arritur në Shqipëri dhe dispozicionit të bërë gjatë ceremonisë mortore të babait tim, rruga e kthimit me kushsuririn tim Leonardin për në Francë prej 2000 km të tjera kaluan më tepër në heshtje dhe pa u kuptuar.
Me 13 korrik ishte përvjetori i lindjes të babait që do të mbushte 87 vjeç dhe nuk e mendoja dhe as nuk më kishte shkuar ndërmend që përvjetorin e lindjes së tij nuk do ta festonim të gjithë sëbashku.
Përpara fillimit të pushimeve verore që bën edhe Kisha Katolike në Francë unë vajta në Kishë për një Meshë dhe me 13 korrik 2020 që ishte dhe dita e përvjetorit të lindjes së babait vajta tek dyqani Botanik dhe bleva një rrënjë Ulliri me kokrra në të për ta mbjellë në ballkonin e apartamentit tim ku banoi dhe pasi e vendosa në një vazo të blerë më parë i shtova edhe një thes me tokë Mesdhetare (dhe) ku sido që të vejë puna unë mbetëm i tillë Masdhetarë si në mendje, frymë e vetëdije, edhe gjurmët e mia ngado që të kaloi janë dhe mbetën të tilla Mesdhetare.
Kot sa më rrenë (gënjen) mendja se unë nuk mund të ndryshoi.
Ndryshimi ndodh dhe do të ndodhë tek fëmijët e mi, ndodh dhe do të ndodhë tek progjinitura jonë.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s