
Uran Kostreci wshtw ish i dënuar i regjimit dhe shkrimtar, ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.
Kostreci është autor i një numri përmbledhjesh me poezi dhe ka botuar librin me të lexuar: ”Epopeja e karkalecave”.
Urani që këtë libër dhe këtë pasuri shpirtërore e ka krijuar gjatë kohëve të burgimit ironizon E. Hoxhën.
Shaska tha se komunistët dhe ballistët deri në takimin e Mukjes ishin bashkërisht në luftë kundër pushtuesit.
Pas Mukjes ndodhi tragjedia.
U mbush dyniaja
Me karkalecë
Ka mall njeriu
Përdhe të ecë
Kërcejn’ përpjetë
Të çajn’ turinjtë
Lëvrijnë sheshit
Më keq se minjtë;
Ca bark jeshilë
Kok’ kuqalashë
Me yll në ballë
Me këmb’ si mashë
Roitën, befas,
Plot zhurmë e bujë
Duke përhapur
Panik, rrëmujë:
-Ne karkalecët
Më nuk durojmë
Pushtuesit, vetë
Do t’i luftojmë
***
Ndërkaq fajkojtë
Në ajr luftonin
Që, ata, qiellin
Ta zotëronin
Mësynin egër
Mbi shpesërinë
Ua shkulën puplat
Bënin kërdinë
Zogjt’ e gjith’ botës
Përball rrezikut
Në fyt i hidhshin
Sqifter armikut
Të dyja palët
Një mizëri,
Në ajr luftonin
Si ushtëri
E duke klithur
Lart midis resë
Me sqep i binin,
Shoshoqit, kresë
Sy, këmbë e pupla
Përgjakur, prore,
Nga qielli binin
Si flok’ dëbore!
Kërdi e zezë
Në qiell zhvillohej
Kur karkaleci
Përposh trimrohej…
Zvarrisej… bythas
Zinte pusira
Kur nga lart binin
Fajkoj me mijra
Dhe një fajkua
Përdhe’ sa piqte
I ngordhur fare
A shpirt tek hiqte,
Gjith’ karkalecët
I jepnin dërmën
Duke çukitur
Si korbat kërmën!
Këto çukitje
Përmbi kufoma
A mbi t’plagosur
E gjallë akoma
Dhe ec-e-jaket
Në pyll, në mal
I trumbetonin
Si front special!
Nga: Kujtim Cekani
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime