
Një engjëll 10 vjeçar ngrihet lart në qiell për faj të shtetit, Samuelit nga Lezha iu ndërprenë të gjitha ëndërrat në mes, ai u aksidentua nga një ambulancë në Kakavijë i cili djali 10 vjeçar po priste bashkë me familjen e tij prej katër ditëve në rrallë për të kaluar në shtetin fshqinj Greqi.
Pas aksidentit asnjë politikan nuk reagoi, as vetë kryeministri i vendit nuk mori pak kohë për të ngushëlluar prindërit për humbjen e djalit të tyre.
Samueli nuk u përplas nga ndonjë makinë e rastit, por nga një ambulancë, pra nga një automjet i shtetit.
E para për këtë ngjarje duhej të kishte reaguar Orgeta Manastirliu, pastaj ministrat e tjerë të qeverisë Shqiptare, por mesa duket vdekja e 10 vjeçarit nuk i shqetëson aspak qeveritarët, atyre iu intereson vetëm jeta e fëmijëve të tyre, ndërsa fëmijët e shqiptarëve janë « mish për top ».
Më e turpëshmja është se disa plehra dhe ordinerë bëjnë fajtor prindërit e 10 vjeçarit dhe mundohen të na mbushin mendjen se djali vdiç nga pakujdesia.
Këta kriminelë duan të fshehin të vërtetën e e vrasjes së djalit, pse nuk tregojnë të vërtetën? jo nuk duan se e vërteta iu dhemb, sepse e gjithë faj nuk ka qenë i 10 vjeçarit Samuel, por e ambulancës që po ecte me shpejtësi të madhe dhe jashtë rregullave të lejuara.
Sajesa më e madhe e qeverisë Rama ishte se autoambulanca po transportonte një të sëmurë në gjendje të rëndë, por dëshmitarët që kanë ndodhur në vendin e ngjarjes rrëfejnë se në autoambulancë nuk ka patur ndonjë përson të sëmurë siç pretendon qeveria vrastare.
Kush do të përgjigjet për këtë vdekje të këtij vogëlushi 10 vjeçar që iu prenë ëndërrat në mes?!
Pse qeveria shqiptare është kaq neglizhente ndaj këtyre ngjarjeve tragjike, apo jeta e fëmijëve shqiptarë nuk kanë vlerë?! vlerë na paska vetëm jeta e fëmijëve të qeveritarëve, vlerë ka vetëm Zaho i Edi Ramës, vlerë kanë vetëm fëmijët e Ilir Metës, vlerë kanë vetëm fëmijët e Orgeta Manastirliut, ndërsa jeta e fëmijëve shqiptarë janë të pa vlerë.
Si nuk keni turp duke nisur tek Edi Rama dhe vijuar tek Ilir Meta, Orgeta Manastirliu dhe pushtetarët e tjerë me rrallë që heshtni para një krimi monstruoz, a e dini që për faijn tuaj është prerë në mes jeta e një fëmijë të pafajshëm, që për faijn tuaj iku në botën e përjetëshmë në engjëll që e donte jetën.
Sa do vazhdojë kështu me popullin Shqiptarë?!
Çdo ditë po vdesin njerëz të pafajshëm, çdo ditë shqiptarët po varfërohen më shumë, çdo ditë shqiptarëve po iu humb shpresa për të jetuar në atdheun e tyre.
Akoma ju shqiptarë heshni dhe nuk reagoni ndaj një kryeministri që është lindur e rritur nga një baba kriminel, një kryeministri që po tallet me ju, e ju hardalliseni rrugëve e kafeneve duke pritur në mëshirë të fatit se një ditë Shqipëria do të bëhet mirë.
Nëse ju nuk do reagoni, Shqipëria do vijoje edhe për shumë dekada të tjera, kështu do të vuajnë dhe fëmijët e nipërit tuaj, sepse dikurë për jetët tona vendoste Kristaqi, sot vendos i biri Edi dhe më vonë do të vendosë Zaho i Edit.
Iku një engjëll, por nëse ne nuk do të reagojmë do të ikin dhe shumë engjëj të tjerë, qeveritarët do të heshtin siç heshtën për Samuelin.
Atyre nuk iu bëri aspak përshtypje gjaku i Samuelit i derdhur në mes të rrugës, sepse këta pushtetarë janë mësuar me gjak, prandaj populli duhet të reagojë sa nuk është vonë.
Samueli pushoftë në paqe, ngushllime familjes të cilët po kalojnë një dhimbje të madhe që kjo dhimbje do ti shoqërojë për gjatë gjithë jetës së tyre.
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime