Rekuiem (Përshpirtje) babait tim Ndrec Molla përmes pandemisë dhe rrugës Covid-19

Qyteti Rrëshen

Nga: Preng Ndrec Molla

VI

Njerëzit e tu janë dhe mbeten gjithmonë thikë me dy presa dhe në rastet ceremoniale dhe ato rituale që të respektohet e të zbatohet mbarvajtja e tyre sipas traditës dhe zakonit në drejtim të tyre duhet të jenë njerëz me
eksperiencë dhe që njohin mirë rregullat dhe rendin e gjërave që çdo veprim dhe akt të bëhet në kohën dhe në vendin e duhur.
Përzgjedhja e këtyre njerëzve që do të merrnin pjëse në drejtimin e ceremonisë mortore të babait tim ishte puna ime në përzgjedhjen e tyre duke marrë parasyshë edhe hallet dhe mundësitë e tyre reale.
Problemin e ujit që për mua është shumë i rëndësishëm (primondial) sepse përveçëse uji është i domosdoshëm për jetën, shëndetin e njeriut dhe punët e përditëshme, ai bën pjesë edhe në pagëzimin e njeriut si dhe në përcielljen
e tij për në botën tjetër, atë të amshuar dhe këtë problem e kisha zgjidhur me dajën tim Bib Lekgegaj i cili për hallën e tij (nënën time) ai gjithmonë e gjente kohën për të qenë në dispozicion të saj.
Daja do të shtrinte tubacionin e ujit nga puseta (pika e shpërndarjes) e ujit të Barrëgjanës që ndodhet në anën e shkollës së re « Pal Melyshi », Malaj e ndërtuar në Shën Barbullë për ta çuar në shtëpi që ka një gjatësi prej rreth 800 metra.
Lagja Bulshë ku kemi dhe shtëpinë njihet për burimet e ujit që ka brenda dhe për rreth saj, poashtu gjerizet (drenazhet) që janë bërë për sistemimin e ujarve për të penguar rrëshqitjen dhe shembjen e tokave, prap se prap shtëpia ime në Bulshë nuk kishte uji të rrjedhshëm e as të pishëm.
Kjo jo për mungesën dhe faijn tonë, por të atyre që jetojnë për rreth nesh e megjithatë ata ankohen, ankohen, ankohen, dhe vetëm lotë korkodili që nuk iu shterruan kurrë.
Me të arritur në qytetin e Rrëshenit ku zbarkuam tek tezja ime (Nëna e Leonardit), të parin që takova ishte kushuriri im avokati i nderuar Ndre Molla që kishte ardhur nga Lezha bashkë me djalin e tij për të na takuar në qytetin e Rrëshenit.
Kisha biseduar në telefon edhe me kushuririn tjetër Ndue Totrin i cili kishte një respekt të veçantë për babain tim dhe gjithmonë i ka thirrur dajë sepse gjyshi im dhe gjyshja e tij kanë qenë vëlla e motër, poashtu takova dhe dajë Pren Lekgegaj tek lokali i tij « Delfini » në Rrëshen.
Hallën Davë, (Davë Mandreja) nuk e gjeta në shtëpi dhe e lashë që ta takoja të nesërmen.
Përveç kësaj kisha në kokë një listë të gjatë emrash që më duhej të mblidhja informacion për gjendjen e tyre fizike dhe vendodhjen e tyre si dhe për mundësitë që ata kishin për të më ndihmuar në ceremoninë mortore të bababit tim të ndjerë.
Që të jem i sinçertë me ju, e vërteta është që disa njerëz nuk doja ti shikoja në ceremoninë mortore të babait tim, por ne Mirditorët e kemi zakon që dyert e mortit i hapim për të gjithë pa përjashtim dhe dihet që ky është një rregull
universal.
Mendoi se njerëzit arrijë ti dalloi mirë nga njëri-tjetri për shkak të raporteve të disfavorshme që kam patur me ta deri sa jam rritur.
Kjo ka ardhur nga dy gjëra që për shkakun e tyre u bëra objekt i persekutimit nga diktatura komuniste.
E para është se vetë kam qenë i dhënë për shkollë dhe së dyti babai im Ndrec Molla profesionin e tij të mjeksisë donte ta linte njërit prej fëmijëve të tij dhe mendonte që unë isha i përshtatëshëm për këtë punë!
Babai im gjithashtu mendonte që falë punës dhe përkushtimit të tij ndaj profesionit që aq shumë e donte dhe e kishte vënë në shërbim të njerëzve dhe të popullit besonte që shteti komunist do ta mbyllte një sy e një vesh për të mos i kushtuar shumë rëndësi qenjës në burg politik të dajës tim (vëllai i nënës) Gjin Ndre Lekgegaj.
Babai kishte harruar se përveç « biografisë së mirë » duheshin plotësuar edhe disa kushte të tjera për komunistët të cilat ishin subjektive dhe që mvareshin nga njerëzit e partisë dhe pushtetit në fshat më shumë se atyre në qendër.
Dëshira e babait tim ishte që njëri nga fëmijët e tij të kishte një profesion në fushën e mjeksisë një dëshirë që nuk u realizua kurrë, kurse mua përsonalisht mbarimi i studimeve të larta u kthye në një obsesion që do të kishte edhe pasojat e veta.
Pas prishjes së kooperativave bujqësore komisariati i policisë Rrëshen kërkonte njerëz që të visheshin policë për tu përshtatur me ndryshimet e paevitueshme që po ndodhnin ku rendi dhe qetësia nuk mund të mbaheshin më me një
polic zone e me armëmbajtës dhe me informatorë e bashkëpunëtorë vullnetarë.
Meqë babai im ishte dakort që unë të filloja punë si polic pasi në të vërtetë ne vinim nga një familje ushtarake në kohën e paradiktaturës dhe pas një pritje të gjatë që bëra sepse inspektori i zonës time ku unë banoja i quajtur
Dali Loka nuk firmoste që unë të filloja punë si polic pasi sa herë vinte në fshatin tim të lindjes Malaj zbriste edhe në lagjen Bulshë që e kishte bërë si shtëpinë e tij.
Gjithësesi unë fillova punë në komisariatin e policisë Mirditë me qendër në Rrëshen.
Misionin e parë si polic i policisë kriminale në komisariatin e policisë Rrëshen ka qenë arrestimi i Martin Dedës nga Uji-Shtrezi i cili ishte dhe i biri i gjyqtarit të gjykatës së Mirditës Ndue Deda.
Përmes njërit të kolegëve të mijë të misionit në fjalë u takova jashtë ambjenteve të komisariatit të policisë Rrëshen nën hijen e një peme për tu mbrojtur nga ndriçimi i dritave të qytetit me shefin e policisë Muharrem Bardhoci i cili më
shpjegoi detajet e operacionit dhe më dha hollësira që deri më tani Martin Deda i kishte shpëtuar ndalimit të tij sepse në pjesën e pasme të shtëpisë së tij ka një dalje sekrete dhe kjo do të jetë përgjegjësia juaj e këtij misioni që ai mos të ketë asnjë mundësi që ti shpëtoje ndalimit nga forcat e policisë nëpërmjet kësaj dalje të fshehtë.
Në këtë operacion të komisariatit të policisë Rrëshen ishim unë me një polic tjetër, inspektori i zonës dhe shoferi i Gips-69.
Operaconi përfundoi me sukses dhe pak përpara që të zbardhte drita ne mbërritem bashkë me Martin Dedën të cilin inspektori i zonës e mbështeti atë për muri në oborrin e komisariatit të policisë Rrëshen pa ia hequr prangat nga duart.
Ai më urdhëroi që unë të bëja kujdes deri sa të kthehej.
Mbasi zbardhi dita dhe njerëzit filluan të lëviznin qytetit, inspektori i zonës që mbulonte zonën ku banonte Martin Deda dhe babai i tij gjyqëtari Ndue Deda, pasi i hoqi prangat nga duart të ndaluarit i futi një dajak të mirë dhe njerëzit që kalonin për në punët e tyre vazhduan të ndalonin duke bërë sehirë me dajakun që po hante Martin Deda i biri i gjyqtarit të gjykatës së Mirditës Ndue Deda që dhe mua filloi të më dhimbsej pasi ishte hera e parë që unë të shikoja një skemë të tillë dhune dhe poshtërimi që i bëhej në sytë e qytetarëve.
Babai i Martin Dedës, gjyqtari Ndue Deda u betua duke bërë be e rrufe se do të hakëmerrej ndaj Preng Mollës sepse ai më ka borxh në ndalimin e djalit sikurë unë të isha shefi, projektuesi dhe zbatuesi i këtij misioni të ndërarrë nga komisariati i policisë Rrëshen.
Gjyqtari Ndue Deda bashkë me kolegët e tij si të prokurorisë, hetuesisë dhe gjykatës të Mirditës (që në kohen e ndalimit dhe arrestimit të vëllait tim njëri nga gjyqtarët e kësaj gjykate Arben Rakipi do të bëhej edhe Prokuror
i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë), në shkëmbim të lirimit nga burgu të djalit të tij Martin Deda, gjyqtari Ndue Deda përgatiti një barrë me gënjeshtra e sajime kundër vëllait tim që vetë djali i tij Martin Deda i ka mohuar
në seancën gjyqësore të zhvilluar në Laç të Kurbinit i cili ka qenë kategorik me gjithë insistimin e prokurorit të akuzës Artan Nezha ku Martin Deda ka deklaruar përpara trupit gjykues të gjykatës Kurbin se: Ju dhe kolegët tuaj z. Prokuror
më keni vënë përpara një deklaratë të shkruar prej jush, mbasi më keni zhdapur mirë e mirë me dajak më keni lexuar deklaratën duke ma përsëritur e kujtuar se kjo është dëshmia juaj që keni bërë për ato që dini dhe keni dëgjuar për
ngjarjen e 14 dhjetorit 1997 ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një polic tjetër në rrugën automobilistike në vendin e quajtur Qafë Benë sipër Shpalit Mirditë ku forcërisht më keni detyruar të nënshkruaj këtë deklaratë.
Pra duket e qartë se deklarata e Martin Dedës kundër vëllait tim dhënë organit të akuzës nuk ka qenë e tij, por e babait të tij gjyqtarit Ndue Deda në bashkëpunim me kolegët e tij të aktakuzës.
Misioni im i dytë ka qenë në një operacion të gjerë të policisë të ndërmarrë në Shpalë të Mirditës ku u ndaluan edhe disa përsona.
Duke qenë që Shpaljanët banojnë në një zonë që ndodhet për rreth ish burgut të Spaçit ishin shumë të lidhur dhe të angazhuar me shtetin, pjesa dërmuese e tyre ishin informatorë dhe bashkëpunëtorë të forcave të policisë dhe
sigurimit të shtetit.
Për këtë arsye dhe vetë sigurisë që kishin tek vetja e tyre ata demostruan një sjellje shumë agresive dhe mospërfillëse ndaj forcave të policisë ku shumica prej tyre ishin të armatosur me armë që i kishin me leje të cilat ato i përdorën kundër nesh duke na bërë presion.
Sapo u hap lajmi për ndalimin e tyre, njerëzit dhe të afërmit e tyre u vurën në lëvizje për asgjesimin e provave materiale, përveç kësaj njerëzit e tyre që punonin në komisariatin e policisë, hetuesisë dhe prokurorisë u munduan të më bënin kokë turku por nuk ja arritën dot qëllimit.
Komisar K. Gjeli të nesërmen e operacionit të kryer nga forcat e policisë kriminale bëri një takim me efektivin e policisë kriminale me të cilin bëri edhe riorganizimin e saj dhe unë kalova në sektorin e policisë që mbulonte ruajtjen e objekteve.
Edhe Shpaljanët do të hakmerrëshin ndaj meje dhe në të njëtin kohë do të shpëtonin lëkurën e tyre pasi sigurisht disa prej tyre do të bëheshin autorët e ngjarjes së 14 dhjetorit 1997 në Qafë Benë ku mbeti i vrarë një polic dhe një polic tjetër mbeti i plagosur në momentin kurë po kalonin me makinën e tyre të policisë edhe pse ata nuk ishin në krye të detyrës, por kishin dalur për të pritur vëllain e policit të vrarë që po kthehej nga Greqia.
Kjo iniciativë e tyre që është në kundërshtim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me rregulloren e policisë që e ka të përcaktuar se kurë dhe ku duhet të bëhet zhvendosja e forcave efektive të policisë, poashtu dhe në çfarë kushtesh duhen bërë ato.
Kjo inisiativa e tyre do të bënte që pasojat e sajë të ishin të rënda.
Një rol tjetër negativ rreth kësaj ngjarje ka luajtur edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme të asaj kohe Ndre Legisi ku kalimi i tij nga PD në PS do ta bënte atë një politikan fanatik.
Ai duke mbrojtur militantët e partisë së tij socialiste dhe për të fituar një grusht vota do të sakrifikonte djemt e doktorrit (siç i thërret ai) dhe të drejtat e tyre si jetën dhe lirinë, sepse edhe në vitin 2006 kur u kap e u ndalua një përson i dyshuar rreth ngjarjes së dhjetorit 1997 në Qafë Benë qeshtja u mbyt menjëherë duke e konsideruar si një çështje tashmë të gjykuar dhe me autor, pra si një çështje të mbyllur.
Këtu duket çartë se prokuroria e rrethit të Mirditës dhe e Lezhës ka punuar dhe punojnë në mënyrë të pandërprerë për bllokimin e zbardhjes dhe gjetjes së autorëve të vërtetë të kësaj ngjarje me pasoja të rënda si për viktimat, poashtu
edhe për ata që janë akuzuar si autor të kësaj vrasjeje.
Puna ime në komisariatin e policisë Rrëshen ishte e shkurtër, por me pasoja për të ardhmen.
Në rastin tim më të parë që mu dha unë u largova nga Rrësheni dhe fillova punë në Tiranë, pas marrjes të së drejtës të studimeve të larta pa shkëputje nga puna pranë Fakultetit të Filologjisë UT, Tiranë, unë u largova nga forcat e policisë së rivendosjes së rendit për të filluar punë pranë Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Edhe kjo punë nuk do të zgjaste më shumë se një vit e gjysëm, pasi do të më largonin nga kjo punë duke u bazuar në një ligj të vitit 1974 (ligji i diktaturës komuniste) që përcaktonte që të gjithë ata të cilët kanë punuar më parë në organet e policisë së shtetit nuk kanë të drejtë të punojnë në Ministrinë e Jashtëme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (pra një sistem demokratik të operuar dhe ngritur me legjislacionin e diktaturës komuniste).
Njerëzit edhe kur nuk flasin dhe bëjnë sikurë nuk dinë gjë dhe janë e rrinë të tërhequr për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre, kurë është puna për qeshtje themelore të jetës dhe mbijetesës së njeriut pjesa dërmuese e tyre
nuk kanë frikë të përballen me të vërtetën.
Me këtë dua të them se kur presioni i forcave të policisë dhe prokurorisë të rrethit Mirditë u bënë shumë të larta dhe provokimet e tyre arritën deri aty sa ishin të hapura ndaj familjes së Ndrec Mollës me qëllimin e vetëm, justifikimin
e vrasjes së djalit të tij si dhe justifikimin e ndalimit, arrestimit dhe dënimit të djalit tjetër të (doktorrit) pasi ishin të vetëdijshëm që ata ishin të pafajshëm dhe duke përdorur botën emocionale të policit të plagosur në Qafë Benë bënë edhe testimin e opinionit të fshatit Malaj dhe viktima në fjalë i plagosur në Qafë Benë pretendoi se i kishim borxh gjakun duke e konsideruar veten të vdekur (më ka fal pushka e jo robi).
Pasi u bënë gati 12 burra për ti bërë benë sipas zakonit, ai e kthej benë mbrapsht duke pretenduar se 12 burra janë të pamjaftueshëm dhe për këtë gjë ai kërkoi 24 burra për të bërë benë, por ai përsëri e ktheu benë mbrapsht duke u
justifikuar që kjo është punë shteti e jo punë beje!!!
Ku babai u arrestua nga komisariati i policisë Rrëshen për armëmbajtje pa leje (kurë dihet që në atë kohë çdo shtëpi e kishte të pakten një armë për vetëmbrojtje), i denoncuar nga nipi i tij që i thërriste babë, bashkëmoshatarët e babait tim
të fshatit Malaj organizuan një protestë spontane përpara komisariatit të policisë Rrëshen që babain tim ta lironin nga burgu.
Pra shqetësimi im i vetëm për varrosjen e babait tim sipas amaneteve të tij ishte vetëm rruga që do të bënte trupi i tij i pajetë nga Franca për në Shqipëri që edhe kjo rrugë do të vijonte pa probleme dhe ditën e shtunë me 13 qershor
që është dhe dita e Shën Ndout në orën 12:00 (një përputhje tjetër kohore) trupi i tij i pajetë do të hynte në shtëpinë e tij për të pushuar për herë të fundit.

Vijon…
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s