
Mjeroja duket se e ka inatin më tepër me Zenin, djalin e Saliut, se me vetë këtë të fundit. Fakti që Mjeroja i lejon vetes që sulmet ndaj Zenit t’ i çojë deri atje sa të tallet shumë rëndë me të fejuarën e tij, duke e bërë personazh të rubrikës satirike të përditshme të gazetës së Mjeros, pasi kishte bërë të tillë gruan e parë të Zenit, Sadijen, tregon se midis Mjeros dhe Zenit ka më tepër se arsye politike. E fejuara e Zenit është bërë personazh i përhershëm i rubrikës satirike të gazetës së Mjeros, me emrin “Karmina”, një ndryshim pervers i emrit të saj, i ardhur nga shtimi i një shkronje.
Çelësi për të shpjeguar enigmën e asaj që ka ndodhur mes Mjeros dhe Zenit, gjendet në një ngjarje të vitit 1992, kur Saliu kishte vetëm pak muaj që ishte bërë President i Republikës. Saliu në atë kohë kishte një shqetësim për djalin e tij, Zenin. Këtë shqetësim Saliu e ndau me Mjeron që ishte një nga gazetarët më afër tij. Saliu i tha Mjeros pak a shumë kështu:
“Zeni është 13-14 vjeç , por është trupmadh për moshën e tij dhe duket më i rritur. Kam të dhëna se që tani i janë afruar disa femra jo të mira, të cilat duan të përfitojnë nëpërmjet tij. Prandaj dua që t’ i Mjero t’ i rrish pranë, të kujdesesh që të mos krijojë shoqëri të keqe. Ti je i ri dhe mund të ndikosh te ai sikur të ishte vëllai i madh i tij. Edhe unë do ta nxit miqësinë tuaj, duke i thënë që të të drejtohet ty për ndonjë kërkesë që ka për shokët e tij, për ndonjë punë që ka të bëjë me zyrat e shtetit. Andej pastaj ti mund të përdorësh emrin tim kur e shikon të arsyeshme.”
Mjeroja e mori me shumë zell këtë detyrë. Ai dhe Zeni u bënë të pandarë. Zeni më shumë rrinte në shtëpinë e Mjeros se në shtëpinë e tij. Edhe kur Mjeroja dilte për të drekuar ose darkuar me gruan e merrnin Zenin me vete. Shumë shpesh ndodhte që Zeni të flinte në shtëpinë e Mjeros. Mjeroja sapo ishte martuar atëherë. Shpesh ndodhte që kryetari i SHIK Gazidede e thërriste Mjeron natën për punët e tyre, se Mjeroja në atë kohë ishte bashkëpunëtori kryesor mediatik i SHIK-ut. Në këto raste Mjeroja i thoshte Zenit si me shaka: “Detyra më thërret. A mund të ta besoj ty familjen, vëlla?”
Në dhjetor 1992-janar 1993 Mjeroja u dërgua nga SHIK-u i Gazidedes për një udhëtim pune disajavësh në Europë dhe Amerikë. Gazidedja ishte puritan, ai nuk donte që gjatë udhëtimeve të shërbimit të përzihej puna shtetërore me kënaqësitë. Mjeros nuk iu dha leje ta merrte gruan me vete. Në vjeshtën e parë (siç i quan muajt Ismail Kadareja, miku i ri i Mjeros) të vitit 1993 gruaja e Mjeros lindi një fëmijë. Çuditërisht Mjeron kjo ngjarje e bëri si të hutuar në vend që ta lumturonte. Për disa ditë ai madje fliste me vete duke bërë llogari kalendarike. Por nuk guxonte të thoshte asgjë më tepër. Veçse mes tij dhe Zenit pati një lloj ftohjeje, që Mjeroja e quante një largim të detyruar, për shkak se ai tani kishte shumë punë, duke qenë që ishte propagandisti kryesor i Saliut.
Koha kalonte dhe Zeni rritej. Në 1995, Saliu e thirri një ditë Mjeron dhe nuk i foli për punët e tyre por për Zenin. Zeni tashmë ishte 16 vjeç dhe shqetësimet e Berishës për të qenë shtuar.
“Zeni sikur ka qenë shumë pa kontroll këto kohë, -i tha Saliu Mjeros, -më kanë ardhur informata se ka rënë në shoqëri jo të mirë. Ti Mjero më duket se je larguar prej tij. E di që ke shumë punë, por shiko ta kesh parasysh edhe këtë detyrë, rëndësinë e së cilës për mua padyshim që ti e ke të qartë.”
Mjeroja i dha fjalën Presidentit se do ta kryente edhe këtë detyrë. Kështu që Mjeroja u afrua përsëri shumë me Zenin. Ashtu si herën e pare, me afrimin e tyre koincidoi lindja e një fëmije tjetër nga gruaja e Mjeros, në fillim të vitit 1996. Edhe këtë herë Mjeroja u pa për disa ditë i menduar dhe duke folur me vete.
Është interesante se, kur Mjeroja u prish me Saliun, pak kohë pas rikthimit të këtij të fundit në pushtet, në bisedën e tyre të fundit Mjeroja duke llogaritur sakrificat që kishte bërë për familjen e Saliut përmendi edhe gruan e tij. Dëshmitarë të cilët kanë qenë në paradhomën e zyrës së Saliut, në bisedën e fundit mes Saliut dhe Mjeros, thonë se Mjeroja doli nga zyra e Saliut duke përplasur derën dhe u dëgjua gjysma e fjalisë së fundit që Mjeroja i tha Saliut duke dalë:
“… u bë Mësimore për djalin tënd!”
“Mësimore” quheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri automjetet që përdoreshin në kursin e shoferave që kursantët të mësonin të ngisnin makinën. Por kjo fjalë fitoi edhe një përdorim tjetër në zhargonin popullor, në kuptimin seksual.
Fakti është se pas prishjes me Saliun, Mjeroja u nda me gruan, cka ishte akuzë e tërthortë publike e tij ndaj Zenit. Që atëherë Mjeroja e ka vënë në shënjestër të satirës së tij Zenin. A thua vërtet për inat të Saliut, siç e shpjegon Mjeroja andej-këtej? Pavarësisht konfliktit të Mjeros me Saliun dhe Zenit, gruaja e Mjeros vazhdoi të punonte në një detyrë me rëndësi në administratën publike, duke qenë drejtoreshë përgjegjëse për dhënien e yjeve të hoteleve. Duket se këtu ishte ndikimi i Zenit.
Kur Meroja u bë mik me Edin, bëri përpjekje që të bëhej njeriu i familjes, siç kishte qenë me Saliun. Për këtë u përpoq të afrohej me Anenë e Udhëheqësit. Pengesë për këtë ishin dokumentet që Mjeroja kishte bërë publike nga gjyqi i djalit të saj, Udhëheqësit të sotëm me gruan e tij, ku ai e kishte akuzuar gruan e tij se fëmijën e tyre në fakt e kishte me babain e tij, burrin e Anesë.
Mjeroja ndoqi këshillën e Fil Fiksit, mikut të tij të ngushtë, i cili i tha se meqënëse Aneja ishte besimtare e krishterë ortodokse, Mjeroja duhej ta sillte në atë mënyrë që ta prekte në këtë tel shpirtin e saj. Prandaj Mjeroja shkoi në kishën e Vunes, atje ku shkonte Aneja, kur ishte me pushime në fshatin e prejardhjes, u konvertua në i krishterë ortodoks, dhe bëri një rrëfim për mëkatet e tij te prifti i fshatit. Si mëkatin më të madh ia zuri vetes atë që kishte thënë për gjyqin e ndarjes së Udhëheqësit me gruan, si dhe për gjyqin e dytë që u bë dhjetë vite pas të parit se Udhëheqësi nuk pranonte të paguante pension ushqimor për fëmijën.
Pas kësaj Mjeroja guxoi t’ i afrohej Anesë së Udhëheqësit.
-Ane, kam ardhur të të kërkoj falje me uratën e priftit të Vunes. E di që është i madh ndëshkimi që meritoj për mëkatin tim. –I tha Mjeroja.
Aneja i hodhi një vështrim si flakërrimë dhe i tha me një zë të hidhur:
-Prifti atë punë ka, të dëgjojë kërkesat për falje e të japë uratën, por ne të dy e dimë se ti more djalë ke luajtur rolin e palaços me të, në shtëpinë e Zotit. Dhe sa për ndëshkimin për mëkatin tënd të madh, po e merr në këtë botë duke rritur fëmijët e djalit të Saliut dhe duke u kujdesur si baba për ta.
-Ky është një fillim i mirë, – i tha Fil Fiksi Mjeros,- sepse kur Aneja të tha se e ke marrë ndëshkimin kjo është baras me një gjysmë faljeje.
Të dy shkuan te Edi Rama i cili i priti pa i ngritur sytë nga sms-t që po lexonte në telefon.
-Më ankohen militantët tanë se paguajmë para nga Fondi i Ekselencës për kopilët e Zenit, – tha Rama.
Nga: Kastriot Myftaraj
MEDIA INDEPENDENT