
Nga: Preng Ndrec Molla
V
Në doganën italo-kroate, kushëririt i shpjeguan rrugën për të kaluar nga Rjeka dhe për të vazhduar në drejtim të Splitit, Dubrovnikut deri sa të hynim në Malin e Zi.
Për të dalur në autostradën bregdetare të Kroacisë duhej të udhëtonim një copë udhë në një rrugë dytësore e cila deri diku vendi ishti i pyllëzuar.
Në të vërtetë unë as nuk e kisha menduar dhe imagjinuar që vdekja e babait tim dhe një pandemi (pandemia Koronavirus Covid-19) do të bëheshin shkak që unë të udhëtoja përgjatë gjithë bregdetit lindor të detit Adriatik dhe në një ditë të Ejte të javës së qershorit të vitit 2020 të përshkoja ish Jugosllavinë për të arritur në vendlindjen time Shqipërinë!
Ish Jugosllavinë e kam njohur nëpërmjet televizionit dhe sportit, sporti i Jugosllavisë nga rezultatet e larta që kishte, rradhitej në krye të elitës së sportit botërorë.
Për Kroacinë në fillim kisha mësuar që ishte vendlindja e Titos, më vonë mësova se si Kroacia kishte nxjerrë disa albanologë të njohur që kjo gjë më dukej e quditëshme dhe e pakuptueshme.
Gjatë luftës me Jugosllavinë kisha dëgjuar që presidenti i tyre Tuchman i dyndoste ushtarët Kroat që ishin në front me heroinë (lëndë narkotike) për ti bërë ballë frikës, vuajtjeve dhe sakrificave të luftës!
Mbas lufte Kroacia bregdetare u bë vendi i preferuar i miliarderëve nga e gjithë bota që kalonin pushimet dhe një ndër ta ishte edhe Bill Gates që pjata e tij e preferuar ishte me peshk zgare të freskët të sapo kapur në ujrat e Adriatikut.
Kroacia është një vend me shumë parqe kombëtare dhe në këto kohët e fundit janë xhiruar shumë filma dhe sekuenca filmash, ndër ta më i suksesshmi është seriali « Game of Thrones ».
Gjëja më interesante për mua ishte pasi kisha lexuar diku se në shumë zona të izoluara të kroacisë flitej dialekti i gegërishtes së vjetër që është edhe njëri nga dy dialektet themelore të gjuhës shqipe.
Kroacia përveç këtyre më shtonte edhe disa pyetje si përshembull përse si vend është me popullsi të vogël pasi është një vend bregdetar dhe me një territor të konsiderueshëm?!
Pse popullsia e Kroacisë është e besimit katolik?!
Pse Kroacia edhe se është pjesë e Bashkimit Europian dallohet për një emigracion të madh të popullsisë?!
Emigracioni në Francë dhe puna që bëra si agjend sigurie po në Francë më dha mundësinë që të njihesha dhe të takohesha me shumë sportistë nga ballkani dhe veçanërisht me futbollistë të njohur si me Lorik Cana, Dejan Lovren, Miralem Pjaniç dhe Milan Bisevaç të cilët kanë luajtur dhe disa prej tyre luajnë ende futboll me përfaqësueset e tyre kombëtare të futbollit.
Kam patur rastin të takoi edhe hipistë nga ballkani dhe ata që më kanë lënë më shumë për të dëshiruar për sjelljen dhe qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve kanë qenë shqiptarët e Maqedonisë!!!
(Njohja e njerëzve më mirë se kudo bëhet në emigracion!)
Me Loric Canën jam takuar në Grenoble pas përfundimit të ndeshjes Marseille-Grenoble që ishte dhe kapiten i skuadrës së Marseille ku me të kisha një bisedë të këndëshme dhe mbreslënëse!
Ndërsa ballkanasit Lovren (Kroat), Pjaniç (Boshnjak) dhe Bisevaç (Serb) i takoja pothuajse çdo ditë sa herë ne ishim në punë, pasi që të tre ata luanin në një kohë me klubin e futbollit OL (Olimpikun e Lyonit), Francë.
Në një fund sezoni futbollistik më shkrepi në kokë dhe i kërkova Lovrenit që të më rekomandonte një vend të mirë dhe të lirë që ti kaloja pushimet në Kroaci, por që të kisha mundësinë dhe të përfitoja që të flisja edhe me njerëz që flasin ende gjuhën e vjetër shqipe!
Shoferi i tij filloi të fliste përçart duke zgurdulluar sytë: Çfarë flet ky i çmendur, ku flasin Kroatet gjuhën shqipe?!
Lovreni bëri një shenjë me kokë për ti dhënë të kuptoje se unë kisha të drejtë dhe u kthye e më tha: Të jap çelësat e shtëpisë time dhe shko e qëndro sa të duash e më kë të duash, të gjitha shpenzimet i keni të paguara nga unë dhe vetëm duhet t’ju tregosh atyre ku ti do të shkosh për të shpenzuar për nevojat tuaja se banon tek shtëpia ime! (e Lovrenit)
Me Pjaniç biseda më interesante ka qenë kur atij i vodhën makinën.
Një ditë ai më pyeti se çfarë unë mendoja dhe se kush mund t’ja ketë vjedhur makinën?!
Pasi shkëmbeva disa batuta me të (Mirei mon petit fils), makinën mund ta kenë vjedhur dhe shqiptarët, këtë nuk mund ta përjashtoi, por më parë ju duhet të filloni nga vetja juaj, fillo me ata boshnjakët që ua shqyen barkun me të ngrëna e me të pira dhe ua mbush xhepat plot me euro dhe pastaj flasim!
Mbas disa ditëve ai kalimthi më tha: Kishe të drejtë, ne ballkanasit jemi të gjithë njëllojë.
Ndërsa me Bisevaç nuk kishte ndonjë gjë interesante për të kërkuar tek ai, pasi ishte lindur e rritur në një lagje të banuar me shqiptarë.
Edhe sjellja e tij ishte shqiptare, ai krekosej kurë kalonte, frynte gjoksin, tërhiqte pantallonat e shkurtëra që ti dalloheshin kofshët muskuloze dhe koqet, ndonjëherë bënte sikur nuk të shikonte dhe nuk të përshëndeste etj, etj.
Një ditë u ndal përpara meje dhe filloi të më tregonte se sa njeri me fat ishte pasi jetonte si mbret dhe nuk i mungonte asgjë, i plotësohej çdo dëshirë që kishte, ai thoshte: Xhepat i kam të fryrë me euro pa llogaritur se sa kam nëpër llogaritë bankare.
Menjëherë e kuptova se çfarë kërkonte sepse ishte në fund të kontratës si edhe në fund të karrieres futbollistike dhe unë nuk reagova.
Përpara se të largohej nga OL (Olimpiku i Lyonit) kisha një bisedë me të në limitet e saj të mirësjelljes kur ai më akuzoi se unë nuk jam shqiptarë dhe as i besimit katolik sepse katolikët shqiptarë sipas tij tha se janë si unë që jam serb.
Unë iu përgjigja shkrurt: Se mos është ndryshe, mos është e kundërta e atyre që ju më thoni dhe më përrallisni…
Kurë ne u futëm në thellësi të territorit të Kroacisë vura re se Kroacia bregdetare ishte një shkretëtirë e bardhë ku e gjitha shtrihej në gurë gëlqerorë.
Edhe bimësia ishte e natyrës shkurrore dhe ata lisa që dukeshin tek-tuk nuk e kalonin lartësinë tre apo katër metra, vetëm disa selvia që ishin pak më të gjata që i kalinin katër apo pesë metra që me sa dukej kishin qenë qendra të banuara nga klerikët.
Gjatë gjithë rrugës nuk shikova ndonjë burim ujë apo ndonjë grumbull shtëpiash, por ato shëtpia që shikova më bërën përshtypje pasi arkitektura e tyre ishte ajo e stilit të kullave të sotme që gjenden në shqipërinë e veriut!
Gjatë gjithë rrugës unë bëja kujdes që të mos më kalonte pa lexuar asnjë tabelë treguese apo orientuese dhe fillova të bëhesha edhe më shumë kureshtarë pasi shumë fjalë që lexova në to ishin fjalë që i përkisnin dialektit gegë të gjuhës shqipe dhe në shumicën e tyre ato ishin të natyrës erotike (erogjene) të dominuara nga anatomia e trupit të femrës!
Kurë nënën e mori gjumi unë me kushuririn filluam të bëjmë shaka me fjalët që lexonim në tabelat treguese dhe orientuese, por mbasi lexuam fjalën « maskarit » biseda dalëngadalë mori natyrë serioze.
Unë thashë: Ti kusho je edhe i lexuar edhe i kultivuar dhe që dini të flisni e të shkruani edhe greqisht, poashtu jemi dhe burra të martuar dhe e dimë se femra në të gjithë anatominë e saj është një trup erogjen!
Ai u përgjigj: Jepi kusho meqë tani e mësove se përse Kroacia ka popullsinë e vogël, është e besimit katolik dhe ka një emigracion masiv se kjo nuk do shumë mendje, si themi ne, kjo punë është shif e shkruaj!
Ai shtoi: Doni të më thoni se këtu flitet ende shqip në dialektin tonë gegërisht?! Edhe kjo nuk do shumë mend për tu kuptuar dhe tani doni me fol për fjalën e shkruar « maskarit » se është një fjalë shqipe që i përket erogjinisë mashkullore kurë dihet që trupi i mashkullit të njeriut nuk ka më shumë se dy apo tre zona erotike.
Atëherë unë iu prgjigja: Dakort dhe këtë fjalën e shkruar « maskarit » do ta operojmë e studjojmë dhe ta vërtetojmë se është një fjalë shqipe sipas konceptit platonicien « aidos ».
Struktura e fjalës « aidos » është një fjalë shqipe, është një shprehje e gjuhës shqipe, është shprehja që në vetvete është një pyetje « a i do? », për të qënë më i qartë me ty do të kujtoi atë shprehjen tonë « a i do, a si do, ndash meri, ndash leri, këto janë.!!!
Koncepti platonicien « aidos » (ka bërë kërdinë), përshembull tek ne është një zakon tek falja e gjakut që marrësi i gjakut për të të falur gjakun të vendoste kushtin që të të fuste në shtëpi njëfemër që vinte nga një derë që donte ai dhe kjo femër të martohej me një pjestarë të familjes që me këtë kusht ishte më keq se sa të paguaje gjakun.
Edhe në historinë e europës ky koncept ka ndihmuar edhe ne fillimin e Luftës së Dytë Botërore pasi kushtet që iu vendosën Gjermanisë pas humbjes të Luftës së Parë Botërore ishin shumë të rënda dhe poshtëruese.
Gjermanisë nuk i lanë asnjë rrugë dhe mundësi tjetër veçse të firmoste kapitullimin e luftës sipas vullnetit të fituesit, pra « a i do », « a si do », këto janë kushtet dhe ti do i firmosësh, pra ky është koncepti platonicien « aidos ».
Pra ne do të zgjedhim që ta duam fjalën « maskarit » dhe do ta vërtetojmë se është një fjalë shqipe, duke lënë në një anë moralin, nderin, turpin, pra do të bëjmë apstraksion me këto terma!
Fjala « maskarit » është një fjalë shqipe që don të tregojë pjesën erogjene pasive të mashkullit të njeriut, pra këtu kemi të bëjmë me homoseksualitetin e njeriut.
Dihet se Filipi-II i Maqedonisë si dhe djali i tij Aleksandri i Madh i Maqedonisë praktikonin tek efektivët e ushtrisë së tyre homoseksualitetin që ushtarët gjatë ekspeditave ushtarake të mos jermonin pas femrave dhe kështu stimulonin lidhjet afektive mes ushtarëve e nëpërmjet kësaj ushtarët shtërngonin rradhët në mes tyre dhe bënte që ushtria të shkrihej në një trup të vetëm.
Fjala më e afërt e fjalës « maskarit » është fjala « maskaraj » e cila është një fjalë shqipe që stikmatizon të gjithë ata njerëz që janë të dhënë mbas seksit dhe epsheve!
Në pamje të parë këto dy fjalë duken të ndryshme nga tingullimi, por në mofrologjinë dhe kuptimin e tyre janë e njëjta gjë.
Përveç fjalës « maskarit » që është një fjalë e përbërë e gjuhës shqipe, që përbëhet nga ndajfolja e vendit, « prapa » (prapa malit) që në dialektin gegë kemi ndajfoljen e vendit, « mas » (mas malit) dhe një emër « karit » që është një pjesë e organeve gjenitale të mashkullit të njeriut.
« Paskarit » e gjejmë edhe ne gjuhën greke « palikari » që do të thotë (burrë i fortë) që kemi variantin e tij në shqip « pallëkarit ».
Këtë fjalë e gjejmë edhe në arabisht si formën « kar », « kari », « karim » etj. që nuk janë aspak fjalë arabe, por janë fjalë shqipe.
Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë i rradhisim përkrah njëra-tjetrës fjalët « maskarit » që e gjetëm në tabelat e Kroacisë dhe fjalës « maskaraj » që është edhe sot në përdorimin e përditëshëm të gjuhës shqipe, që këto dy fjalë në strukturën e tyre janë gati të njëjta.
Fjala « maskaraj » ndahët në tre pjesë « mas » që është një ndajfolje vendi sipas dialektit gegë, pjesa tjetër « ka » është veta e tretë e zgjedhimit të foljes « kam » dhe pjesa e tretë « raj », është një emër që në gegërisht shqiptohet « raj », « rraj » që në gjuhën e sotme shqipe është emri « rrënjë », pra edhe fjala « maskarit », kemi mas-ka-rit që kemi një ndajfolje vendi fjala « mas », kemi foljen « ka » që është veta e tretë e zgjedhuar e foljes « kam » dhe kemi « ri » që është formë e shkurtuar e fjalës « rrënjë ».
Edhe fjala « karë » që është në gjuhën shqipe, është një fjalë e përbërë nga folja « ka » dhe emri « rë » që është varianti i shkurtuar i fjalës (rrënjë), pra fjala « karë » është një fjalë e pastër e gjuhës shqipe që i përket anatomisë së mashkullit të njeriut e cila në gjuhën shkencore quhet fallus dhe përbën një ndër pjesët më aktive të organeve gjenitale të mashkullit të njeriut.
Fjalët « karë », « kari », « karim », « maskara », « maskaraj », « maskarit », « paskarit », « mrapakarit », janë të gjitha fjalë shqipe.
« Au, au, au qa janë tu më ni veshët, ngelët të ri e su burrnuat kurrë », foli nëna i cila sapo ishte zgjuar nga gjumi që bëri dhe ndërprerjen e bisedës tonë për ta çuar edhe më tej argumentimin.
Kushëriri iu përgjigj: Teze a nuk jeni tu fjet gjumë?! Ku me e gjet me më thënë se je i ri se bash ma hoqe lodhjen.
Rruga kishte ecur pa e ndjerë dhe kishim kaluar Rjekën dhe Splitin vendlindjen e Perandorit Diocletianus që ishte Perandori i fundit Shqiptarë që luftoi për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare në të gjithë perandorinë e tij.
Pastaj filluan hyrje-daljet e njëpasnjëshme doganore Kroaci-Bosnje deri sa arritëm në Dubrovnik për të rifilluar hyrjedaljet doganore Kroaci-Bosnje-Mali i Zi.
Edhe deti Adriatik ishte i qetë vaj që në të nuk shikoje asnjë dallgë apo ndonjë anije, anije peshkime, jaht lundrimi etj., edhe plazhet me rërë pothuajse ishin të vogla ose për të mos thënë që nuk kishte fare, por përgjatë gjithë rrugës dalloheshin qartë simbolet me frymë nacionalite!
Gjatë gjithë rrugës deri në Dubrovnik si në Kroaci dhe në Bosnje ishin kthyer në kantiere të mëdha me hapjen dhe asfaltimin e rrugëve dhe ngritjen e doganave.
Në afërsi të doganës në mes Bosnjes dhe Malit të Zi ne do të merrnim rrugën dytësore që vazhdonte përgjatë bregdetit të Kroacisë pasi nuk kishim të drejtë ti binim më shkurt nga Bosnja, pasi kalimi ishte i ndaluar për shkak të pandemisë Covid-19, po këtu ndalonte edhe sekmenti i vazhdimit të autostradës për në Mal të Zi.
Duke lënë pas bregdetin e Kroacisë ne u futëm përsëri në gadishull për të kaluar nga dogana e Kroacisë dhe pastaj të paraqiteshim në doganën e Malit të Zi për të zbritur përsëri në bregdet.
Kësaj rradhe do të vazhdonim rrugën përgjatë bregdetit të Adriatikut që i përket Malit të Zi për të vazhduar rrugën përkrah Ulqinit, pastaj për të hyrë në territorin Shqiptarë.
Ne u ndalëm në krah të godinës së doganës Malazeze që ishte në krahun tonë të majtë.
Policia doganore pasi kontrolloi pasaportat dhe verifikoi dokumentacionin përkatës ato na i kthej përsëri duke na thënë që ne duhej të riktheheshim mbrapsht dhe të merrnim rrugën që kalonte nga Beogradi.
Ne iu dhamë dokumentaconin e përgjigjeve laboratorike të analizave që kishin rrezultat negativ përsa i përket infektimit me virusin e pandemisë Covid-19, por ata as që denjuan ti shikonin ato.
Policët hynin e dilnin dhe shikonin makinën, kurse ne në bisedat e tyre kuptonim vetëm fjalët, hashash, hashash që i përsërisnin shumë shpesh.
Meqë kushëriri harroi që ne ishim për rrugë dhe kishte filluar të fliste me një police të gjatë që i kalonte 1.80 centimetra, por që ishte me të vërtetë shumë elegante që elegancen e saj ajo e shoqëronte me një buzëqeshje të ëmbël dhe ngacmuese që dhe uniforma i rrinte bukur sikur të kishte lindur për atë uniformë.
Unë ndërhyra vetë pranë policëve dhe iu shpjegova se ne do të hynim në Shqipëri për arsyen se kemi një rast vdekeje dhe që është e dokumentuar me një çertifikatë vdekeje dhe ua dorëzova në dorë.
Policët u përgjigjën: Që megjithëse është e ndaluar hyrja e shtetasve Spanjoll, Francez dhe Italianë në Mal të Zi, ne po ia kalojmë çertifikatën e vdekjes që ju më prezantuat shefit tonë që të bisedojë me ambasadat përkatëse dhe ne do t’ju japim një përgjigje.
Mbas rreth 45 minutave pritjeje policët kësaj rradhe na kërkuan përsëri pasaportat që na i kishin kthyer pas kontrollit dhe urdhërit që na dhanë për tu kthyer mbrapsht, i vulosën ato dhe ne vazhduam rrugën që zbriste në bregdetin e Malit të Zi e cila gjarpëronte në fund të maleve që binin thikë mbi detin Adriatik.
Deti Adriatik dukej më tepër si një Liman, i qetë, i pastër dhe i kthjellët, ajo që më bëri përshtypje ishte pastërtia e tij si detë dhe si bregdet, poashtu e rrugës që nuk të zinte syri asnjë letër të hedhur apo shishe përgjatë gjithë rrugës që përshkuam në bregdetin e Malit të Zi.
Bregdeti i Malit të Zi ishte një perlë e vërtetë që shoqërohej me ndërtesa « shik » dhe shumë të bukura, mbushur me hotele e restorante luksoze.
Gjatë rrugës shikuam edhe shtëpinë (ose pallatin e qeverisë së parë të Malit të Zi) që e kishin lënë për faqe të zezë dhe nuk kishin vënë dorë mbi të.
Më shumë ajo i ngjante një banje publike të nxjerrë jashtë përdorimit, në vend që të ishte një qendër historiko-kulturore, ose një muzeum që njerëzit në kenë mundësinë të mësojnë historinë e Malit të Zi (historia e Malit të Zi në të vërtetë ajo mund të thuhet dhe të përmblidhet në një fjali të vetme).
Kurë arritëm në zonën e Ulqinit me të vërtetë u zhgënjeva sepse nuk shikova asgjëkundi të punohej, e vetmja gjë pozitive që vura re ishte se kishin filluar në tabelat orientuese që në to ishte shtuar gjuha shqipe, jo në të gjithë rrugën që kaluam, por në disa pjesë që ndoshta banohen me popullsi që kanë shumicë shqiptare.
Që kurë hymë në territorin e Malit të Zi dhe përgjatë rrugës që përshkonte Grudën dhe dolëm nga Mali i Zi në krah të Ulqinit, çdo gjë që ishte shqiptare e kishte mbuluar pluhuri i harresës dhe mosinteresimit.
Kjo gjë dukej qartë deri sa ne arritëm në doganën shqiptare që edhe aty shikova gjëra të çuditëshme që nuk i kam shikuar në asnjë doganë të europës.
Sapo hyrëm në territorin Shqiptarë telefonuam familjet tona në Francë që mund ta nisni për në Shqipëri arkivolin me trupin e pajetë të babait tim Ndrec Molla sipas amanetit të lënë prej tij për të pushuar përjetësisht në vendlindjen e tij Shqipëri.
Vijon…
MEDIA INDEPENDENT