
Nga: Preng Ndrec Molla
IV
Ne ishim vetura e katërt në radhe për të kaluar kufirin italo-slloven që i takonte të ishim në brezin e butë të dikurshëm që ndante europën perëndimore me atë lindore, që ndante botën kapitaliste me atë komuniste, botën e lirisë dhe bollëkut me botën e robërisë dhe të fukarallëkut.
Disa metra prapa nesh ndodhej ndërtesa gjysmë e shembur e ish doganës italiane dhe pak përpara nesh në krahun e majtë ndodhej ndërtesa e ish doganës së Jugosllavisë që edhe ajo ishte një gërmadhë që kishte mbirë në murët e saj, bari, bimët dhe fiqt e egër!
Policia kufitare italiane ishte mobile (e lëvizëshme) me tre makina që lëviznin duke bërë patrullimin e vendit, kurse policia kufitare sllovene ishte statike dhe kishin ngritur një post-bllok që teknikisht ishte i improvizuar!
Tabela që tregonte orarin e qarkullimit ishte shoqëruar me një gardh portativ kauçuku me një lartësi rreth 50 centimetra me ngjyrë të bardhe të vijëzuar me ngjyrë të kuqe ku dalloheshin në të nuancat e artit Nearndertarlian.
Edhe rruga automobilistike ishte e ish Jugosllavisë e cila ishte e mbuluar nga një çadër e madhe me ngjyrë të bardhe në gri që ngjante me çadrat e anadollëve që i shohim shpesh në filmat e Hollywood-it.
Edhe dy policët slloven që u shfaqën në pikën e improvizuar të kontrollit doganor që nga dukja dhe ana fizike e gjestuale nuk ishin normale si ato të policisë kufitare italiane.
Plus që ishin të mëdhenj nga trupi edhe që mund të peshonin më shumë se 120 kilogram edhe nga pamja e jashtme ata dukeshin si të fryrë nga stimulantët, vetëm ngjyrën e uniformës policore e kishin të njëjtë si ata të policisë kufitare italiane.
Mund të themi pa frikë se kjo pikë kontrolli doganor e improvizuar nga shteti slloven për ti bërë ballë pandemisë Covid-19 nuk kishte asgjë autentike për të parë në të!
Në orën 04:50 të mëngjesit ata hoqën tabelën e ndalim-qarkullimit dhe tërhoqën barrazhin simbolik (post-bllokun) dhe në orën 05:00 filloi lëvizja e automjeteve në të dy korsitë.
Ne ndaluam me makinën tonë në krah të policisë kufitare sllovene dhe njëri nga dy policët mori dokumentacionin dhe pasi i lexoi ai filloi të kontrollonte makinën dhe kurë hapi dyert e pasme të veturës ai nisi me një zë të egër, të grisur dhe urdhërues ti bërtiste nënës që ishte gjysmë e shtrirë nga lodhja dhe dhimbjet e trupit: Not, hotel, not hotel, dhe lëvizte me këmbë e duar duke i shpjeguar në gjuhën serbo-kroate që në fakt ne nuk kuptonim asgjë përveç fjalëve: Not hotel, not hotel, drugi-drugi, drugi-drugi.
Kushëriri filloi ti fliste në frengjisht por polici nuk kuptonte ose bënte sikur nuk kuptonte frengjisht, filloi ti fliste anglisht, por e njëjta gjë.
Polici vazhdonte të furgullonte e të bërtiste në gjuhën serbo-kroate: Not hotel, not hotel, drugi-drugi, drugi-drugi.
Sigurisht ai në mendjen e tij isha i sigurtë që mendonte se ne dinim të flisnim serbo-kroatisht pasi ai kishte parë mbiemrin e kushuririt tim Kuka në dokumentat që kishte verifikuar.
Leonardi më në fund insistoi këtë herë në gjuhën italiane për të sqaruar policin por pa lëvizur asnjë moment nga sendilja e makinës.
Mbasi polici slloven e nxori mirë e mirë inatin e tij me ne, na dha dokumentacionet që kishte marrë pak më parë për ti verifikuar dhe pastaj na i hodhi gjithë përbuzje dhe filloi të fshinte duart e tij nëpër pantallona sikur të kishte patur nëpër duar letra të përdorura higjenike që hidhen pas përdorimit të tyre.
Ai na bëri me shenjë duke u kërveshur dhe shtrembëruar fytyrën që ne të vazhdonim rrugën.
Gjatë gjithë kësaj tollovie mua vetëm një herë mi hodhi sytë dhe as nuk e mori mundimin të më fliste.
Pasi bëmë disa metra rrugë i thashë kushuririt: Këta nuk paskan ndryshuar, vetëm iu rroftë europa.
Kushuririn e shikova se i kishte dalur vetja qefit dhe u përgjigj: Këtej nuk kalohet me makinë dhe shtoi duke thënë se: Qoftë bekuar Italia sepse ka lezet të udhëtosh andej për të shkuar në Shqipëri, çfarë ti bëjmë pandemisë Covid-19 që na detyroi ti biem këndej nga ballkani perëndimor dhe rrotull bregdetit lindor të Adriatikut.
Pa bërë ende një kilometër rrugë vendi u mbulua nga një mjegull e dendur dhe filloi të binte një shi i imët.
Kushuriri ndezi dritat e verdha pasi nuk shikohej asgjë deri në gjashtë apo shtatë metra përpara makinës.
Unë e kisha mendjen akoma tek post-blloku dhe sjellja e policisë sllovene që vetëm me uniformën e tyre ngjanin me policinë europiane dhe atë italiane pasi një sjellje e tillë me të moshuarit nuk është normali që në fund të fundit ne ishim në makinën tonë dhe makinën nuk na e kishte blerë as polici slloven e as nuk na e kishte dhuruar nëna e tij që të sillej në një mënyrë kaq brutale dhe violente me ne.
Sjellja e policisë në përgjithësi tregon fytyrën e një shteti aq më tepër sjellja e keqe e tyre dhe dhuna psikologjike ndaj fëmijëve dhe të moshuarve e cila prish imazhin e një vendi dhe të një shteti kushdoqoftë ai pa llogaritur një vend që është pjesë e Bashkimit Europian siç është në këtë rast Sllovenia.
Megjithatë unë këtë sjellje e lidhja më tepër për të vetmin shkak se ne ishim shqiptarë.
Në këto reflektime e mendime dëgjova nënën që iu drejtua nipit të tij Leonardit: Ngadalë or mec se po na del pri gjades se s’shifet udha kun!
Ai iu përgjigj nënës time duke bërë shaka: Drugi-drugi teze, not hotel, not hotel, për këtë punë ma ler mua teze e mos të shikoi mërzi.
Mer, mer të keqen tezja, iu kthye Leonardit, për ju e kam se unë i kam mbaruar varrat e mia!
Rruga me të vërtetë ishte e keqe pasi nuk shikohej asgjë prej mjegulles së dendur, por as që e vrisja mendjen për atë punë sepse me kushuririn tim ishte hera e tretë që bëja rrugë të gjata me të.
Një herë kisha udhëtuar për në Spanjë dhe herën e dytë kisha udhëtuar me të për në Shqipëri ku për mua ishte udhëtimi i parë pas 17 viteve mërgimi.
Këtu e kam njohur Leonardin se çfarë i bënte makinës dhe pas kësaj prove i thoja gjithmonë: « Je Schumacher për atë timon o kusho », ai përherë më përgjigjej: Merre me të lehtë o kusho, ma më të lehtë o kusho!
Ideja për të shkuar në Shqipëri na lindi ashtu kot në një ditë të djelë në Lyon të cilën kurë po pinim kafe bashkë, më shkrepi në mendje ashtu pa e pritur dhe kujtuar në mënyrë instiktive duke e pyetur se kur do të shkoni në Shqipëri se unë jam duke mbajtur edhe Krezhem?!
Ai mu përgjigj pa hezituar: Kurë të duash kusho.
Unë harrova se Leonardi e ka pikë të dobët për të udhëtuar për në shqipëri, por për momentin nuk mu kujtua kjo gjë dhe meqë e krujta vetë i pari, iu përgjigja: Dakort, u tha u bë.
Pasi rezervuam dy bileta vajtje-ardhje të linjes ajrore Gjenevë-Prishtinë për një kohë qëndrimi pesë ditore, ne pas dy ditëve ishim në Shqipëri.
Të dy u nisëm me avionin e mëngjesit dhe pasi avioni po fluturonte mbi masivin e alpeve ai stonoi për një moment dhe gjatë rrugës filloi rënjën e lirë.
Mbas një apo dy minutave nuk më kujtohet mirë sepse sekondat në këto momente ishin shumë të gjata, unë iu drejtova kushos: Më duket se ky avion është në rënje të lirë!
Ai u përgjigj: Ti po më flet more kusho sikurë unë nuk jam këtu!
Kaluan disa minuta dhe avioni bëri një kolpo të fortë dhe filloi të ngrihej për të arritur në altitydën e tij të zakonshme dhe filloi fluturimin e tij normal.
Pasagjerëve filloi t’ju vinte fytyra dhe fëmijët u qetësuan nga frika edhe se pse nënat e tyre nga t’merri dhe mos kontrolli i kishin shtërnguar fëmijët në gjoksin e tyre dhe disa në mënyrë të pa pavetëdishme i kishin shtërnguar për fyti dhe pasi u përmendën ato i çliruan fëmijët prej reagimeve të tyre të pavullnetëshme dhe kështu fëmijët u kthyen në botën e tyre normale.
Komandanti i avionit nga kabina e tij filloi të na tregonte broçkulla duke na siguruar se ç’do gjë është në rregull dhe se kishim një problem të vogël që erdhi si rezultat i turbulancave atmosferike dhe vijoi me proçkulla të tjera të natyrës psikologjike.
Pasagjerët u ngritën nga sendilet e tyre dhe u vunë në rradhë njëri pas tjetrit duke pritur rradhën e tualetit dhe nuk ja ndanë shurrës deri sa avioni arriti në aeroportin e Prishtinës.
Pak përpara se avioni të ulej në aeroportin e Prishtinës ata që ishin në rradhën e shurrës dhe ndodheshin afër dyerve të avionit morën valixhet për tu bërë gati që kurë të hapeshin dyert e avionit të largoheshin sa më shpejt nga avioni, pasi kushedi se çfarë filmash u shfaqeshin në kokat e tyre…
Sapo avioni u ul në tokë të gjithë pasagjerët filluan të duartrokisnin dhe disa prej tyre i shoqëruan duartrokitjet edhe me të brohoritura gëzimi.
Këtij manifestimi emocional i mungonte vetëm prezenca e Titos apo Enverit që ti përshëndetnin me dorë!
Kur dolëm nga aeroporti ne morëm me qera një veturë franceze të markes Peugeot dhe kushuriri më filloi elozhet për rrugën e Kombit dhe ndryshimet që janë bërë në Shqipëri.
Tani nuk është dhe aq bukur shtoi ai, por po të vijmë në Shqipëri kurë të dalë gjethi atëherë është me të vërtetë bukur!
Pak përpara që të linim rrugën e Kombit për të hyrë në qytetin Rrëshen unë i propozova kushëririt: Jemi meqë jemi, a shkojmë për në Burrel të takoi vëllain që nuk e kam parë gati 20 vjet dhe pastaj jemi më të lirë?
Ai u përgjigj: U tha, u bë kusho!
Tek burgu i Burrelit arritëm në kohë dhe kështu unë kërkova një takim me vëllain.
Punonjësi i burgut më kërkoi një çertefikatë familjare që të vërtetohej që unë isha vëllai i të dënuarit.
Pasi i shpjegova se unë kisha vetem pasaportën dhe kartën e identitetit të nënshtetësisë franceze dhe meqë erdha këndej nga Shqipëria thashë që të shikoja edhe vëllain.
Ajo mori dikë në telefon dhe pas pak erdhi një grua me radio në dorë dhe mes të tjerëve më tha: Ku ta besojmë ne që ti je vëllai i të burgosurit sepse ne nuk të kemi parë kurrë këtu tek burgu i Burrelit për vizitë!
Atëhere përveç të tjerave unë iu përgjigja se nëqoftëse ju nuk e bëni gati vëllain për tu takuar me të brenda 20 minutave, në minutën e 21 unë largohem që këtu edhe nëqoftëse vëllai im është i gatëshëm për takim.
Koha filloi, fund diskutimeve!
Ajo më shikoi e habitur dhe u përgjigj: Mirë pra po marr në telefon nënkolonelin.
Kurë arriti nënkoloneli vazhdoi me të njëjtin avaz dhe unë ja preva shkurt: Koha është duke ecur, kurë të kalojë 20 minutëshi që ka filluar, unë do të largohem në punën time.
Dakort u përgjigj, dhe shtoi: Po telefonoi komandantin e burgut.
Pas pak çastesh u shfaq komandanti i burgut dhe gjatë rrugës që ishte duke ardhur drejt meje unë vura re që ishte edhe ky me uniformë policie ashtu si nënkoloneli, por ky i fundit mbante mbi supet e tij gradat e gjeneralit.
Pasi i shpjegova gjendjen, ai u përgjigj: Jam dakort ta takoni vëllain tuaj sepse përveç të tjerave ai ka sjellje të mirë dhe nuk ka bërë thyerje disiplinore, por ju më keni ardhur për takim në një kohë jo të zakonëshme dhe të përshtatëshme sepse tani është koha e ndërrimit të turneve.
Nëqoftëse keni mundësi unë ju kërkoi të më prisni përtej kohës prej 20 minutave që ju keni fiksuar.
Kjo koinçidencë dhe përgjigja e tij më dogji e më vuri në dyshim për vërtetësin e saj dhe kështu që iu drejtova kushëririt: Keni ngelur pa e takuar kushëririn tuaj pasi unë do të futem vetëm në takim sepse këta përnjëmend të fëlliqin.
Pasi dorëzova pasaportën erdhi një polic të më shoqëronte i cili kishte edhe një çelës në dorë dhe më tregoi disa kutia metalike që ishin gati në të rënë në tokë dhe ngjanin si kafaza pëllumbash që unë aty të fusja dhe të siguroja materialet e mia përsonale.
Polici që më shoqëronte nuk ishte i veshur mirë dhe dukej se ishte poashtu i kequshqyer, por të paktën ai arrinte të fliste dhe të shjegonte se gjatë kontrollit nëqoftëse të gjejmë në trup ndonjë gjë të ndaluar si përshembull, tela, gjilpëra, katramca e të tjera, të arrestojmë në vend etj. etj.
Kurë u futa në dhomën e kontrollit vura re se kishin plasur kanalet e ujrave të zeza dhe që vinte një erë e rëndë që të zihej fryma dhe të përshtillej për të vjellë.
Tjetër gjë që më bëri përshtypje ishte sjellja ironike dhe ofenduese që bënë me pasaportën time franceze.
Policët bashkë me nënkolonelin përshpërisnin duke thënë: Shih, shih, edhe ky me pasaportë franceze, etj. etj.!
Sjellja e policisë kufitare sllovene u bë shkak që më solli ndërmend sjelljen e pahijshme të policisë shqiptare, në fund të fundit kjo është kultura e europës lindore, pa krahasuar atë me atë ballkanike që janë ende jashtë Bashkimit Europian!!!
Pas mbarimit të takimit me vëllain, unë me kushëririn u nisëm për tek shtëpia e tij në Tiranë që e kishte andej nga Fresku.
Në një mbasdite një i afërm i yni na propozoi që të hanim një darkë tek Mali i Dajtit dhe e vetmja gjë që mu kujtua për momentin ishte Mali me Gropa!
Ai fillonte të bënte publicitet se sa mirë ishte të darkonim tek Mali i Dajtit.
Unë e pyeta si me shaka që të vijmë atje me teleferik apo me makinë?!
Përsoni në fjalë nuk e dinte se unë e kisha bërë këtë rrugë me qindra herë me IFE që pasi i kisha dhënë provat, kisha filluar punë si polic i rivendosjes së rendit në Linzë pranë Repartit të Forcave Speciale.
Punën tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kisha filluar për ta përdorur si trampolinë për të vazhduar studimet e larta që për mua ishte një peng i rinisë time, megjithëse i mbarova studimet e larta në Universitetin e Tiranës, diploma e këtyre studimeve nuk më hyri asnjëherë në punë.
Rruga për në Malin e Dajtit është shumë e bukur dhe kurë bënte kohë e mirë bukurinë ja shtonin makinat që parkonin anës rrugës ku çiftet ndalonin për të bërë dashuri, për kënaqësi, interes apo shuarjen e efsheve.
Këmbët e bardha të vajzave e grave përshkonin dritaret e hapura të dyerve të makinave duke soditur qiellin e duke i bërë hije vetes dhe fërgullonin në ajrin e pastër të Linzës me ritmin e frymëmarrjes duke e zbukuruar dhe gjallëruar deri në ekstazë imazhin e rrugës që të qonte në Malin e Dajtit!
Këtë darkë ne nuk e shijuam kurrë pasi kushëriri im Leonardi ra i sëmurë dhe e zuri barku.
Unë ia dija hallin kushëririt se përveçëse e kam djal tezeje, ai është edhe i të njëjtës shenjë astrologjike me mua që është shenja e Ujorit, që edhe se është shenja e erës së artë astologjike njerëzit e shenjës së Ujorit vuajnë shumë dhe ndonjëherë jashtë mase nga sistemi i tretjes si dhe stomakut të cilat mbajnë peshën kryesore të tresit për njerëzit që i takojnë shenjës astrologjike të Ujorit.
Ai u shtrua tek spitali Amerikan dhe bashkë me vizitat i kushtuan 100 fishin të asaj darke që ne do të paguanim tek Mali i Dajtit, ndoshta do ta hanim gratuis, ndoshta ku di unë se çfarë dhe si do të kalonte darka.
Darkën e munguar tek Mali i Dajtit vendosëm ta hamë në një vend tjetër dhe jo në Tiranë, por megjithatë darkën do ta hanim në një shpat mali.
Ne morëm rrugën anës përrojt që rruga ishte njëkalimshe dhe kishte 2 apo 3 vende për tu shkëmbyer me makinat e tjera deri sa të arrinim tek restoranti.
U ulëm të darkonim jashtë pasi bënte një mbrëmje e bukur dhe në dukje ishte një mbrëmje e veçantë.
Mbas 10 minutave arritën dy zgërlaqë me një motorr nga ata të garave të llucave dhe parkuan anës rrugës dhe që nuk i hoqën asnjë herë skafantat nga koka.
Njëri prej dy zgërlaqave që ishte mbas zgërlaqit që ngiste motorrin nuk zbriti asnjë moment nga motorri.
Kushëriri mesa duket i kishte pikasur dhe duke menduar se ne udhëtonim me një makinë me targa të Kosovës ndoshta besonte se mund të ndodhte diçka e pa pëlqyer gjatë rrugës së kthimit sepse për këtë gjë nuk mund të jap asnjë mendim konkret, pasi unë nuk e kam pyetur asnjëherë kushëririn për këtë darkë.
Pasi mbaruam darkë ne i hipëm makinës për të ikur në punën tonë dhe ata dy zgërlaqët me motorrë na u vunë prapa makinës dhe tentuan të na parakalonin!
Kushuriri im shprehu këto fjalë: E keni gjetur se kë të parakaloni dhe mori pozicion në sendilen e tij, zuri timonin me dy duart dhe makina filloi të fluturonte nëpër atë rrugë të ngushtë, gjarpëruese dhe plot me gropa ku aksidenti mund të ndodhte sa hap e mbyll sytë!
Kushëriri më kujtoi edhe një herë rininë time kur Peugeots franceze fluturonin rrugëve të Shqipërisë duke iu kërcitur kofrat.
Në atë kohë unë punoja për llogari të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Meqë ishim në Tiranë ne vendosëm të bënim një vizitë andej nga « Çadra e Lirisë » që ishte ngritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
« Shqiptarëve nuk i janë ndarë asnjëherë çadrat »!
Atë darkë të ditës që shkuam të vizitonim « Çadrën e Lirisë » qëlloi që të kishte takim me demostruesit edhe deputetja e Mirditës Albina Deda.
Në kohën në të cilën ne shkuam tek çadra ajo nuk ishte aty.
Kurë hyra brenda në çadër aty përveç të tjerave shikova disa të rinj që mbanin pankarta në duar dhe që shkruhej në këto pankarta: Mirdita Republikë, dhe brohorisnin pa ndaluar të njëjtën gjë: Mirdita Republikë, Mirdita Republikë.
Pas pak unë u largova dhe pa arritur ende në trotuarin që ishte në fund të Piramidës dëgjova një zë që po më thërristë në emër por unë nuk e ktheva kokën.
Më vonë kushëriri më sqaroi se të ka thirrur dajë Gasperi (Gaspër Pashk Lekgegaj) i cili kishte ardhur nga Texas i SHBA-së për tu bërë pjesë e « Çadrës së Lirisë ».
Në këto refleksione dhe momente kujtimesh nga udhëtimi i parë në Shqipëri unë shikova që ne kishim dalur nga zona e presionit të ulët atmosferik dhe në krahun tim të djathtë anës rrugës vura re një tabelë të madhe ku shihej qartë imazhi i një anije të madhe Liburne dhe poshtë saj shkruhej në anglisht: Mirësevini në Slloveni të vizitoni arkeologjinë, artin dhe kulturën sllovene!
Unë thashë me vete: Edhe kjo na duhet, si ka mundësi që arkeologjia Ilire të jetë sllovene?!
Këtu arkeologjia flet vetëm shqip, sikur atë ta bombardojmë me karbon 14, poashtu në analizat e saj të ADN-së, ajo flet, shprehet dhe interpretohet vetëm Shqip.
Në këto momente hutimi, shoku e trishtimi do të arrinim në pikën tjetër të kontrollit për tu futur përsëri në Itali, por kësaj rradhe ne do të dilnim nga Italia për tu futur në Kroaci, në tokën e bardhë të ballkanit dhe të Perandorëve të mëdhenj Shqiptarë që i ndryshuan faqen botës si edhe me tokën ku ende rrënjët e gjuhës së tyre janë dhe flasin Shqip.
Vijon…
MEDIA INDEPENDENT