Ndahet nga jeta antikomunisti, Atdhetari dhe veterani Legalist

Hamit Kurti (1935-2020), Princ Leka-II dhe Princeshë Elia

Ndahet nga jeta të Hamit Kurti, bir i denjë i familjes së madhe Sulkurti, nga Prelli i rrethit të Matit.

I lindur në një familje patriotike, më 20 mars 1935, Hamiti u rrit dhe u edukua me frymën kombëtare. Babaj i Hamitit – Haxhi Kurti kanë qenë ndër mbështetësit më besnik të Mbretit Zog I dhe gjate kohës së Mbretërisë shërbeu me gradën Kapiten në gardën mbretërore. Me pushtimin fashist, Haxhiu internohet në Itali, ku dhe vdes atje.
Familja Kurti ishte me bindje të plotë, kundërshtare e regjimit komunist dhe për këtë janë pushkatuar apo vdiqën në burgje 13 pjestarë, u burgosën, internuan, persekutuan dhe u privuan nga çdo e drejtë njerëzore, gjatë gjithë kohës së diktaturës.
Me ardhjen e pluralizmit politik, Hamiti ishte i pozicionuar natyrshëm në bindjet politike, si mbretëror dhe legalist deri në fund të jetës së tij.
Hamiti ishte ndër themeluesit kryesor të atashimit të veprimtarisë së Partisë “Lëvizja e Legalitetit” në atdhe. Për shumë vite ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PLL, madje dhe N/Kryetar i saj, anëtar i Kryesisë së PLL, Kryetar i N/Degës Vorë, N/Kryetar i Degës së PLL – Tiranë, etj.
Deri në fund të jetës së tij, Hamiti mbeti një mbretëror i vendosur dhe besnik i idealeve të Mbretit Zog I, Mbretit Leka dhe Princit Leka.
Me vdekjen e tij , familja humbi prindin e devotshëm, mbretëria – një nga më besnikët e saj, partia – një ndër njerëzit më fisnikë dhe kontribues të saj.
Sot më datë 05.08.2020, ora 14.00, u opërcoll për në banesën e fundit në Vorë.

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s