
Çfarë do të thotë SPAK me “dyshime të arsyeshme dhe indicje” për ngjarje të ndodhura, hetuara, gjykuara, mbi 20 vite më pare, në çështjen “Ndroqi”?!
Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e njohur edhe si SPAK ka nxjerrë një urdhër për sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit, përfshi edhe dy televizionet në pronësi të tij.
Vendimi i Prokurorisë së Posaçme mbështetet tekstualisht në formulën se “ka dyshime të arsyeshme dhe indicje” për veprimtarinë kriminale të z. Ndroqi 22 vite më parë në Turqi dhe rreth 20 vite më parë në Itali.
Në gjuhën juridike formula e mësipërme “ka dyshime të arsyeshme dhe indicje” do të thotë se nuk ka prova për të mbështetur pretendimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj Z. Ndroqi.
Kur bëhet fjalë për gjëra që kanë ndodhur 20-22 vite më parë, në vende të tjera si Turqia dhe Italia, gjëra për të cilat kanë hetuar dhe kanë bërë gjyqe autoritetet përkatëse të vendeve të tjera, siç është rasti këtu, atëherë ose duhet të ketë prova të plota që të mund të ngrihen pretendime të tilla si pjesëmarrje në struktura të krimit të organizuar.
Sepse nuk mund të gjenden provat në 2020 për gjëra të tilla të ndodhura në 1998 dhe 2000.
Njoftimi publik i SPAK e shmang sqarimin nëse për Ylli Ndroqin ka një vendim gjyqësor të formës së prerë në Turqi, qoftë edhe me emrin Xhemail Pasmaçiu. Njoftimi i SPAK thotë vetëm se paska një urdher arresti në Itali, të vitit 2006, pra 14 vite më parë, ndaj Xhemail Pasmaçiut. Por z. Ndroqi ka qenë në Itali pas vitit 2006, madje ka pasur kontakte dhe me autoritetet policore jo më herët se vitit 2015, me ç’ rast i janë bërë verifikimet e nevojshme dhe nuk është arrestuar në 2015. Kjo është një gënjeshtër e trashë sepse nëse Ndroqi do të ishte arrestuar ne 2015 në Itali, do të kishte bëre burg atje. Por ai, pas verifikimit nga Policia Italiane ka hyrë në Shqipëri, siç vërtetohet lehtë me dokumente.
Nga gjithçka sa më sipër del se Prokuroria e Posaçme ka vepruar me urdhër politik.
Nga: Kastriot Myftaraj
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime