
Nga: Preng Ndrec Molla
III
Gjatë kohës që babai im ishte i shtruar në spital, unë hap pas hapi u mora me mundësinë e kthimit të tij në shqipëri mbasi ai të kishte ndërruar jetë!
Kjo ishte dhe puna ime pasi isha i vetëm në familje që kisha nënshtetësinë Franceze dhe të tjerëve të familjes iu ndalohej hyrje-daljet me shqipërinë për shkak se ishin me statusin politik.
Një ditë pasi babai im ndërroi jetë, unë bashkë me nënën bërëm testin e virusit Covid-19, unanimisht si familje u dakortësuam që po të isha i infektuar me Covid-19 babain do ta varrosnim në Francë, pasi atë nuk mund ta varrosnim në Shqipëri pa patur të paktën njërin prej djemve të tij tek koka.
Po këtë të marte djali i tezes time Leonard Kuka mori përgjigjen e testit të Covid-19 dhe meqë doli negativ ai zbriti tek shtëpia e prindërve të mi me makinën e tij të zezë Audi A5 për tu nisur në Shqipëri bashkë me mua dhe nënën (tezen e tij).
Ai e vuri në dieni tezen e tij se rrugën për në shqipëri do ta bënim nga Kroacia dhe shpresoi që mos të kemi pengesa gjatë rrugës për shkak të kufizimeve të vëna për lëvizjen e njerëzve si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ai shtoi se ekziston mundësia të kalojmë edhe nga Serbia, por andej nuk kam dëshirë të kaloi vetëm nëqoftëse nuk na mbetet rrugë tjetër.
Nëna ime pasi e falenderoi nipin për dispozicionin e tij e sqaroi se ne nuk mund të niseshim për rrugë pa patur me vete përgjigjet zyrtare të testit Covid-19 të cilat rezultati i tyre donte një kohë pritje prej 24 orëve nga koha e testit të bërë që i takonte të nesërmen në mesditë që ishte ditë e mërkurë.
Të mërkurën në mëngjes unë kisha takim me specialistin për të kontrolluar stomakun dhe mbasi mbarova ekzaminimin i kërkova doktorit një recetë ilaqesh pasi antidulëret që përdorja më kishin dhënë diarre gjë që më vështirësonte jashtëmase udhëtimin për në Shqipëri.
Doktori më lëshoi ilaqet duke më garantuar se me këto medikamente për tre ditë më tha se do të jeni i taposur.
Po këtë mëngjes të së mërkurës i telefonova morgut të spitalit që të bënte gati trupin e pajetë të babait tim që ta shikonte familja.
Rreth orës 14 ne tërhoqëm përgjigjet e testit të bërë për Covid-19 dhe si unë poashtu dhe nëna rezultuam negativ.
Atëherë bashkë me nënën kaluam nga farmacia të cilën blerëm një kuti me medikamente sepse e zinte makina kur nëna bënte udhëtime të gjata.
Në këtë kohë kushëriri Leonardi kishte instaluar në makinën e tij një program GPS për të udhëtuar në të gjithë europën i kuptuar Ballkanin që tregonte rrugën që do të ndiqnim për të arritur në destinacionin tonë në Shqipëri që ishte përcaktuar nga vendet e qeverive përkatëse që mund të ndryshonte në një moment apo në një tjetër dhe kjo rrugë ishte pagëzuar rruga e pandemisë Covid-19, rrugët e tjera të gjitha ishin të bllokuara për udhëtarët.
Të mërkurrën pasdite nëna ime e shoqëruar dhe nga familja dhkoi tek morgu i spitalit që të shikonte trupin e pajetë të bashkëshortit të saj pasi nuk e kishte parë që kurë ai ishte nisur për tu shtruar në spital dhe nuk u kthyer më në shtëpinë e tij në Francë.
Pas kthimit të saj nga morgu ne të tre, unë, nëna dhe Leonardi pasi grumbulluam dhe sistemuam dokumentacionin e duhur dhe shkresat zyrtare shtuam edhe një pako me 50 maska për tu mbrojtur nga infektimi i Covid-19 dhe u nisëm për në Shqipëri.
Përpara se të niseshim, ne si familje vendosëm që trupi i pajetë i babait të mos nisej nga Franca për në Shqipëri pa hyrë ne në territorin e Shqipërisë për të cilën sapo të arrinim në territorin Shqiptarë ne do i vinim menjëherë në dieni.
Objektivi ynë ishte që të arrinim përpara mesnatës në Trieste, aty ku fillonte Atdheu i të parëve tanë.
Për kushte objektive, jo se trafiku ishte i rënduar, por sepse rruga që përshkonte Italinë e Veriut për të mbërritur në Trieste kishte shumë punime në rrugë dhe autostradës po i bëheshin përgjatë gjithë sekmentit të saj riparime dhe meremetime të shoqëruara me shumë devijime dhe kufizime shpejtësie!
Edhe nëna meqë është e moshuar nuk ndjehej mirë dhe kështu u detyruam të bënim tre ndalesa rikuperimi gjatë rrugës, një në hyrje të Italisë, një tjetër në Milano dhe një tjetër në Veneto ku kisha kaluar më shumë se një vit nga jeta ime si rrefugjat klandestin.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit arritëm në Trieste dhe policia kufitare Italiane na orientoi për në pikëkalimin doganor që bëhej me Slloveninë për të ndjekur pastaj rrugën bregdetare të Kroacisë (Kroacia Franceze) për të vazhduar përmes Malit të Zi dhe pastaj për të hyrë në territorin Shqiptarë.
Kjo ishte edhe rruga që kishte numrin më të madh të kontrolleve doganore e cila hapej për qarkullim në orën 05:00 të mëngjesit dhe tashmë ishte e mbyllur që në orën 23:00 të mbrëmjes.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit policia kufitare Italiane na bëri të gjithëve ne që ndodheshim në pritje përpara postobllokut të doganës italo-sllovene një kontroll të imët dokumentacioni dhe identifikimi.
Në pritje të heqjes së postobllokut unë e ngacmova kushon duke i thënë se tani e tutje është rradha juaj të përgjigjeni dhe të tregoni se jeni një Shqiptarë dhe një Europian i mirëintegruar sepse të gjithë dhe në ç’do kontroll që do të kemi
gjatë rrugës me ju do të merren sepse do ju marrin për ballkanas dhe do të komunikojnë me ju në gjuhën serbo-kroate sepse mbiemri juaj Kuka është shumë i njohur dhe i përhapur në Ballkan dhe në Europën Lindore si Kuka, Kukas,
Kukanis, Kukan, Kukani, Kukiç, Kukoviç, Kukaniç, Kukanoviç, Kukanokoviç, Kukanokukuviç etj, etj.
E di e di, u përgjigj kushëriri duke qeshur shtoi: mbiemri im është i njohur në të gjithë europën.
Emri Kuka është një emër i pastër i gjuhës shqipe ku në vetvete është një pyetje, është pyetja (ku ka), përshembull ku ka ujë, ku ka bukë, ku ka njerëz, ku ka burra e ku ka gra si dhe ku ka një vend për të pushuar ose ku ka vend për tu ngulur mbasi është bosh dhe pa zot, ose për të kaluar natën, vapën, për të shuar lodhjen, ose për të bërë dashuri, për të vënë një pritë, apo për të kryer një tradhëti, etj, etj.
Në mungesë të pyetjes ku ka, është një fjalë e tmerrshme dhe drithëruese që është fjala ku ku që përsonalifikohet me këngën e qyqes ose thënë ndryshe në gjuhën popullore Shqiptare është një vend i dalur fare, një vend i nemun,
një vend i dalur boje, një vend që nuk i dihet fundi etj, etj.
Fjala shqipe Kuka është një fjalë e përbërë nga një ndajfolje vendi ku dhe foljes kam, në rastin tonë konkret e zgjedhuar (ka), pra ku ka, Kuka.
Përveç kësaj, kalimi i doganës itali-slloveni për ne dhe shqiptarët do të thotë të hynim në Atdheun e gjenocidit më të madh në botë të kryer deri më tani që është gjenocidi i bërë ndaj shqiptarëve i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite
por në forma të kamufluara dhe në mënyrë të fshehtë!
Në gadishullin Ilirik ose siç quhet sot Ballkanik është aplikuar në mënyrë më djallëzore që mund të jetë aplikuar ndonjëherë apo në ndonjë vend maksima Aristoteliane: « Ai që nuk flet si unë nuk është njeri, por një shtazë apo barishte ose shkurre, i cili nuk di të flasë por di të bëjë bla, bla, bla », ku bëri të lindë nocioni barbar, ku ky nocion u zhvillua më tej në konceptin e dialogëve të Platonit dhe nëqoftëse nuk gabohem e gjejmë tek Protagoras që shpjegon se si njeriu duke folur përpara të tjerëve krijon konceptin e njeriut jashtë sensit të nderit dhe të turpit, poashtu të përcaktosh sensin e drejtësisë (më saktë në rastin tonë konkret ta tjetërsosh atë) « dike » (e di, e dinë) që ka të bëjë me të drejtën si të ndajmë e të rindajmë, si terma përcaktuese të demokracisë dhe civilizimit!
Konkretisht në një familje Malazeze, dy apo tre familje Serbe, e disa familje Sllave e Bullgare që për rreth dy shekuj me rradhë europa plakë për pak sa nuk e zhduku nga faqja e dheut popullin më të vjetër në botë atë Shqiptarë dhe këtë e bëri në bashkëpunim me familjen inçestidere të osmanëve!
Kroacia që sot është me besim Katolik u detyrua të flasë si gjuhë zyrtare atë serbo-kroatishten dhe të prezantoheshin vetëm si Kroatë dhe Katolikë.
Shqiptarët që u konvertuan nga Katoliçizmi në Muslimanë iu ndalua përdorimi i gjuhës shqipe dhe u detyruan të prezantoheshin si Boshnjakë dhe si Turq, Shqiptarët që u konvertuan në Ortodoksë u prezantuan si Malazez, si Serbë dhe Bullgarë, kurse problemi i grekëve përveç gjuhës dhe ortodoksisë ishte zgjerimi i saj në tokat shqiptare dhe shkëmbimi i popullsisë etj, etj, i shoqëruar me ndalimin dhe mallkimin e gjuhës shqipe.
Pra thënë shkurt, Shqiptarët që nuk pranonin të konvertoheshin sipas këtyre kushteve, ligjeve dhe rregullave ishin të destinuar të zhdukeshin, thënë ndryshe Shqiptarëve nuk u ngeli rrugë tjetër, ose të zhdukeshin, ose të tjetërsoheshin
nëpërmjet asimilimit duke humbur kulturën, gjuhën, zakonin dhe shijen e mënyrën e tyre të jetesës, pra identitetin e tyre dhe vazhdimësinë e trashigimisë së linjes së tyre.
Ideologjitë antishqiptare kundër kulturës dhe gjuhës shqipe në të vërtetë kanë filluar më heret, përpara themelimit të perandorive Bizantine dhe Otomane.
Pika doganore italo-sllovene nuk ishte gjë tjetër, por një ndarje virtuale e dritës me errësirën, ishte hyrja në një varrezë të madhe shqiptarësh që sot nuk gjenden as eshtrat e tyre ku njerëzit që jetonin në këto vende Ilirike që sot quhet Ballkan i shohin ende shqiptarët si shtazë dhe jo si njerëz.
Ballkanasit sado të sjellshëm që të mundohen të tregohen me ne shqiptarët në kohë pasigurie si në rastin tonë konkret në pandeminë Covid-19 ata pa hezituar sapo të konstatojnë se kemi të bëjmë me shqiptarët të ç’do llojë shtetësie
qofshin ata si për shembull në rastin tonë konkret shqiptaro-francezë ata tregojnë fytyrën dhe shpirtin e tyre të vërtetë të urrejtjes dhe armiqësisë që kanë dhe e shprehin pa teklif ndaj shqiptarëve dhe fillojnë të këndojnë këngën
e qyqes ku ku! ku ku! ku ku je?! ku ku jeni?! ku ku more! more!!!
Vijon…
MEDIA INDEPENDENT