Edi Rama duhet ndaluar

Av. Ndre Molla

I
Ndarja kushtetuese e pushteteve, kontrolli dhe balancimi i tyre përbëjnë parimin themelor të sistemit të pushtetit shtetëror në shoqëritë demokratike. Kompetencat që prodhon Kushtetuta për pushtetet janë të ndara, të kontrollueshme dhe të balancuara reciptokisht për pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo për rende demokratike. Pushtetet e tyre, Tre Pushtetet i ushtrojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, por njëkohësisht të kontrolluara e balancuara.
Roli themelor i kushtetutës është për të parandaluar abuzimin me pushtetin, të parlamentit, qeverisë, dhe gjyqësorit. Në finale, për ruajtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në përgjithësi.
Kushtetuta është e vetmja fuqi që kufizon energjitë negative të pushteteve.
Prandaj kushtetuta është jo vetëm dokumenti themeltar, por edhe kontrata më e rëndësishme shoqërore.
Nevojën për ndryshimin e saj e sjellë dinamika e zhvillimit. Por ndryshimi duhet të jetë konsensus shoqëror me domosdo. Ky konsensus realizohet në dy mënyra: nëpërmjet shprehjes së vullnetit të drejtpërdrejtë të anëtarëve të shoqërisë me votim, ose nëpërmjet vullnetit të përfaqësuesve të popullit, të zgjedhur në mënyrë demokratike si të tillë, parlamentit.
II
Ndryshimet e njëpasnjëshme që i kanë ndodhur kushtetutës deri para 30 Korrikut 2020 janë realizuar nëpërmjet pushtetit të deleguar të popullit, parlamentit. Kjo ka ardhur si konsensus maksimal në mes të gjithë spektrit politik shqiptar. Morali i ndryshimit është aspekt tjetër.
Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese që ndodhën me 30 Korrik 2020, në ndryshim nga të gjitha herët, ishin pa konsensus, vullnet i një partie politike, saktësisht vullnet i një njeriu, i Edi Ramës. Ka mbi 7 vjet që në këtë vend ky politikan bën siq i don qefi, pa pyetur për kushtetutë e ligj, se vullnet të popullit jo e jo. Por kjo ka lidhje me vitalitetin e shoqërisë shqiptare, sa është e aftë të reagoje.
III
Dy mënyra ka me ndaluar marrëzinë e pushtetit politik të diktuar nga Edi Rama:

  1. Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet kontrollit kushtetues të vendimeve pa konsensus të gjerë,
  2. Nëpërmjet reagimit popullor kundër cënuesve të kontratës shoqërore.
    Në ndryshimet kushtetuese të deri 30 Korrikut, mënyra e parë, mundësia e kontrollit nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese ka ekzistuar.
    Ndërkohë, për ndryshimet e njëanshme të kushtetutës me 30 Korrik, Gjykata Kushtetuese, si garante e kushtetutshmërisë së vendimeve të pushteteve, nuk ekziston. Kjo ka sjellë një situatë kolapsi juridiko-kushtetues. Ndryshimet e fundit, pavarësisht nga numri kushtetues 3/5 e parlamentit, janë në thelb antikushtetuese. Antikushtetuese i bën mungesa e konsensusit shoqëror, jo forma e miratimit. Kontrata shoqërore nuk mund të cënohet pa vullnetin e shoqërisë në tërësi. Kjo parimisht. Kurse nga pikpamja juridiko-kushtetuese (gjithmonë në mungesë të konsensusit të gjerë) ndryshimet kushtetuese të fundit nuk mund të ndodhnin në atë mënyrë.
    Pse?
  3. Ky parlament nuk ka formatin kushtetues prej 140 deputetësh që të konsiderohet përfaqësues i popullit. Sepse ndryshimet e kontratës shoqërore, përpos konsensusit me 3/5, duhet që vetë parlamenti të jetë i plotë kushtetutshmërisht. 122 deputet janë format allashqiptarçe por jo nga pikpamja konstiticionale.
  4. Parimi i ndarjes, kontrollit e balancimit të pushteteve, si parim themelor i poshtetit shtetror është i cënuar rëndë. Për sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk mund të flitet për ndarje, kontroll e ballancim të pushteteve. Prej nga mund të themi se, Republika jonë e përbashkët, në vend që të jetë në duar të përbashkëta, ka rënë në dorë të pakicës dhe të një individi të pakontrolluar nga askush, as mendërisht.
  5. Ndryshime të tilla, në mungesë të kontrollit kushtetues të Gjykatës Kushtetuese mund të marrin jetë, vetëm nëse i miraton sovrani me shprehje vullneti në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pra, ndryshimet e fundit mund të marrin fuqi vetëm nëpërmjet procesit kushtetues referendumit. Kjo do të mbulonte e justifikonte dy mangësitë e para.
    IV
    Praktika Kushtetuese e vendeve demokratike ka treguar se pavarësia e gjyqësorit (jo mosekzistenca e tij, si në rastin tonë), dhe e drejta për shqyrtim gjyqësor të ushtrimit të pushtetit antikushtetues, janë domosdoshmëri. Në të tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, legjislativi është në mundësi praktike për të cënuar kushtetutën nëpërmjet abuzimit me « vullnetin e shumicës ». Sepse është e pa mundur që të mos përdori mekanizmat e saj, edhe si ekzekutiv i qeverisjes së shumicës, të bëj shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Kjo situatë cënon të drejtat e pakicave dhe prodhon tiraninë e shumicës. Në fakt këtu po ndodh tirania e pakicës ndaj shumicës. Në rastin e ndryshimit të kushtetutës nga Edi Rama, është cënuar rëndë kontrata shoqërore Kushtetuta, e cila është e duhet kuptuar substancialisht përtej shumicës së numrave. Kushtetuta nuk është çeshtje numrash 2/3 apo 3/5. Është libri i unitetit kombëtar që nuk duhet ndryshuar pa pas parasyshë këtë unitet. Për të ndalur dhunën e pakicës, e thamë në fillim, ka dy rrugë, ose Gjykata Kushtetuese, ose reagimi popullor.
    V
    Kuptimi përmbajtësor i Kushtetutes përfshin:
    Sëpari, ndarjen e pushteteve, kontrolleve dhe balancave.
    Sëdyti, një gjyqësor i pavarur, shqyrtim kushtetues dhe Gjykatë Kushtetuese.
    Sëtreti, rotacionin e pushtetit.
    Është shume e qartë se ndryshimet e 30 Korrikut 2020 në mënyrë të njëanëshme nga Edi Rama, përpos problemeve parimore kushtetuese që trajtuam më lart, bëhet për të penguar ndërrimin e pushtetit nëpërmjet votës së qytetarëve. Problemi nuk është më i llojit ndarje kontroll e ballancim pushtetesh, por krijim të fuqisë së pushtetit pa vullnetin e qytetarëve. Këtë kontraditë themelore i bie ta zgjidhi vetë sovrani.
    VI
    Sovrani vetë ka dy rrugë, ose me votë (për të cilën pengohet me ligj nga Edi Rama) ose me revoltë për ta larguar nga uzurpimi i vullnetit të patjetërsueshëm të popullit.
    Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka në dorë të ndjek të dyja rrugët, në varësi të rezistencës së dhunuesve të kushtetutës. Shqipëria në dorë horrash bij komunistësh bastardë nuk duhet lënë. Kjo duhet ndalur me çdo kusht. Edi Rama po ecën me parimin « pas meje u bëftë qameti! ». Ky politikan i papërgjegjshëm nuk e ka për gjë ti bëj qametin këtij kombi, nëse opozita, populli nuk i bën qametin Edi Ramës.
    Miqtë tanë ndërkombëtarë duhet ti dëgjojmë deri në kufinjt e qametit për Shqipërinë…Më tej kurrsesi!

    Nga: Av. Ndre Molla
    MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s