VETSHKATRRIMI…! A nuk ishim ne, që… deri kurë kështu?

Bashkia e Tiranës ndërtuar nga Mbreti Zog dhe shkatërruar nga regjimi kounist

Gjithmonë, në 100 vjetshin e fundit, e kemi shemb e shkatërru historinë me duart tona. Koha kur historia e kultura shqiptare u shemb nga pushtuesi ka qënë deri në 1912-ën. Më pas i kemi shembur ne, me duart tona, bash njëlloj si armiku.

  • A nuk ishim ne, që shembëm kishat historike të vendit e ndërtuam Shtëpi « kulture »?
  • A nuk ishim ne, që shembëm varrin e Poetit Kombëtar Gjergj Fishta?
  • A nuk ishim ne, që shembëm Bashkinë e vjetër të Tiranës?
  • A nuk ishim ne, që kthyem Katedralen e Shkodrës në pallat Sporti?
  • A nuk ishim ne, që me gur antik kalaje ndërtuam mure mbajtës rrugësh?
  • A nuk ishim ne, që prishëm Kinema « Republikën » dhe ndërtuam restorante?
  • A nuk ishim ne, që prishëm Stadiumin Kombëtar e ndërtuam kullën?
  • A nuk ishim ne, që prishëm Sheshin « Skënderbej », e bëmë një kurriz breshke?
  • A nuk ishim ne, që hodhëm në erë Kishën e Vaut Dejës ku kishte vënë kurorë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti?
  • A nuk ishim ne, që shkatërruam Burgun e Spaçit, Qafë-Barit që ishin memorja e vuajtjeve 50 vjeqare të kombit?
  • A nuk ishim ne, që shkatrruam gjuhën më të bukur në botë shqipen gegnishte?
  • A nuk ishim ne, që Shkollën e Parë Shqipe e deklaruam të paktën mbi 300 vjet më vonë se ka ndodhur?
  • A nuk ishim e jemi ne, që pranojmë ma shumë se gjysmën e fshatrave e qyteteve të na i emërtoje pushtuesi?
  • A nuk ishim ne, që damkosëm deri në urrejtje, një nga vlerat më të larta që ka prodhuar ky komb Kanunin e Lek Dukagjinit?
  • A nuk ishim ne, që shitëm serbëve në UNESKO Lahutën tonë?
  • A nuk ishte e jona ministrja idiote e « kulturës » që kërkonte te vihej tabela e pushtuesit në portën e Kalasë së Lezhës?
  • A nuk ishim ne, që shitëm ikona, piktura e relike të çmuara kombëtare?
  • A nuk ishim ne, që masakruam arkivat tona, duke zhdukur gjurmët dokumentare të historisë kombëtare, ngjarjeve dhe pasurive të shqiptarve?
  • A nuk ishim ne, që shkatrruam ndërtesën e Republikës në Korçë?
  • A nuk ishte Dako ynë që mbi muret antike ilire në Durrës ngriti pallate?
  • A nuk ishim ne, që falëm Autoqefalinë Shqiptare?
  • A nuk jemi ne, që po prishim Teatrin Kombëtar, të ndërtuar në 1938-ën, e kërkojmë të ndërtojmë teatrin kombëtar që të datoje në 2019-en?
  • A jemi ne, pra që nuk po i lëmë gjë pa bërë historisë e kulturës tonë kombëtare?
  • A jemi ne shqiptarët e keqja e shqiptarve?
    Deri kurë kështu?
    Deri kurë, me na drejtuar horra, hajvana, tradhëtarë e të çmendur?

Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Répondre à VETSHKATRRIMI…! A nuk ishim ne, që… deri kurë kështu? – KleaBe.Com Annuler la réponse.

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s