
Gjithmonë, në 100 vjetshin e fundit, e kemi shemb e shkatërru historinë me duart tona. Koha kur historia e kultura shqiptare u shemb nga pushtuesi ka qënë deri në 1912-ën. Më pas i kemi shembur ne, me duart tona, bash njëlloj si armiku.
- A nuk ishim ne, që shembëm kishat historike të vendit e ndërtuam Shtëpi « kulture »?
- A nuk ishim ne, që shembëm varrin e Poetit Kombëtar Gjergj Fishta?
- A nuk ishim ne, që shembëm Bashkinë e vjetër të Tiranës?
- A nuk ishim ne, që kthyem Katedralen e Shkodrës në pallat Sporti?
- A nuk ishim ne, që me gur antik kalaje ndërtuam mure mbajtës rrugësh?
- A nuk ishim ne, që prishëm Kinema « Republikën » dhe ndërtuam restorante?
- A nuk ishim ne, që prishëm Stadiumin Kombëtar e ndërtuam kullën?
- A nuk ishim ne, që prishëm Sheshin « Skënderbej », e bëmë një kurriz breshke?
- A nuk ishim ne, që hodhëm në erë Kishën e Vaut Dejës ku kishte vënë kurorë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti?
- A nuk ishim ne, që shkatërruam Burgun e Spaçit, Qafë-Barit që ishin memorja e vuajtjeve 50 vjeqare të kombit?
- A nuk ishim ne, që shkatrruam gjuhën më të bukur në botë shqipen gegnishte?
- A nuk ishim ne, që Shkollën e Parë Shqipe e deklaruam të paktën mbi 300 vjet më vonë se ka ndodhur?
- A nuk ishim e jemi ne, që pranojmë ma shumë se gjysmën e fshatrave e qyteteve të na i emërtoje pushtuesi?
- A nuk ishim ne, që damkosëm deri në urrejtje, një nga vlerat më të larta që ka prodhuar ky komb Kanunin e Lek Dukagjinit?
- A nuk ishim ne, që shitëm serbëve në UNESKO Lahutën tonë?
- A nuk ishte e jona ministrja idiote e « kulturës » që kërkonte te vihej tabela e pushtuesit në portën e Kalasë së Lezhës?
- A nuk ishim ne, që shitëm ikona, piktura e relike të çmuara kombëtare?
- A nuk ishim ne, që masakruam arkivat tona, duke zhdukur gjurmët dokumentare të historisë kombëtare, ngjarjeve dhe pasurive të shqiptarve?
- A nuk ishim ne, që shkatrruam ndërtesën e Republikës në Korçë?
- A nuk ishte Dako ynë që mbi muret antike ilire në Durrës ngriti pallate?
- A nuk ishim ne, që falëm Autoqefalinë Shqiptare?
- A nuk jemi ne, që po prishim Teatrin Kombëtar, të ndërtuar në 1938-ën, e kërkojmë të ndërtojmë teatrin kombëtar që të datoje në 2019-en?
- A jemi ne, pra që nuk po i lëmë gjë pa bërë historisë e kulturës tonë kombëtare?
- A jemi ne shqiptarët e keqja e shqiptarve?
Deri kurë kështu?
Deri kurë, me na drejtuar horra, hajvana, tradhëtarë e të çmendur?
Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J'aimeJ'aime