
Nga: Preng Ndrec Molla
II
Në librin e tij Udha e Brezave babai im Ndrec Molla ka shpjeguar arsyet që e detyruan të largohej nga shqipëria, kurse unë sa më sipër u mundova të shpjegoi arsyet të cilat bënë që babai im Ndrec Molla të ndërrojë jetë në Francë e jo në Shqipëri.
Nevrotiku Duglas Kenedi thotë: « Ne nuk mund ta kontrollojmë jetën por mund ta shkruajmë atë ».
Po ti referohemi historisë tonë si Shqiptarë në botën Shqiptare, vetëm dy fise i kanë mbijetuar të gjitha kohrave që nga lindja e njerëzimit që janë Mesjanët, ose Grekët e sotëm që nuk flasin më gjuhën shqipe, por ata janë ende djepi i civilizimit të botës oksidentalëve si dhe fisi i Albanëve, ose Mirditorët e sotëm që flasin ende gjuhën shqipe dhe se falë tyre të gjithë shqiptarët në botë identifikohen si Albanezë.
Babai im u lind, u rrit, u burrrërua dhe u plak si Mirditor dhe si Shqiptarë, por në çertifikatën e tij të vdekjes ai vdiç si Mirditor dhe si Albanez sepse babai im Ndrec Molla nuk ka patur nënshtetësinë Franceze megjithëse gjashtë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Francë.
Babai im dhe familja e tij ndoshta do të jenë Mirditorët Shqiptarë dhe Albanezët e fundit të familjes të cilët do të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tyre shqipe e kjo jo për faijn e tyre por si rrjedhojë e fajeve, urretjes dhe antishqiptarizmit të shtetit shqiptarë që të paktën në këto 75 vitet e fundit të ekzistencës së tij pa frikë mund të klasifikohet ose të përcaktohet si një shtet gjenocider ndaj popullit të vet, thënë ndryshe një shtet autosusider, dhe në rastin konkret të gjitha fatkeqësitë e familjes së Ndrec Mollës kanë origjinë politike dhe janë malifetuar nga shteti dhe njerëzit e tij që paguhen me taksat e mbledhura nga mundimet dhe vuajtjet e shqiptarëve dhe familje të tilla janë me qindra e mijëra në shqipëri.
Pra shteti shqiptarë me prapsitë e tij ka shkuar shumë larg duke dalë nga misioni dhe funksionimi i tij për të cilën është themeluar, formuar e ngritur duke shkuar deri aty ku përveç të tjerave shqiptarëve iu ka borgj edhe gjakun.
Ky është edhe shkaku se përse politika shqiptare është vënë në bllok kundër ringritjes dhe rivendosjes së shtetit ligjorë në shqipëri dhe ngritjes së institucioneve të pamvarura dhe veçanërisht atyre të drejtësisë që të mos ketë e të mos bëhet drejtësi për shqiptarët kur dihet që drejtësia është një nga shtyllat themelore të demokracisë.
Shteti shqiptarë nuk po bën dhe me sa duket nuk ka ndërmend të bëjë as një hap para apo mbrapa dhe nuk po denjon për të kërkuar falje për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve duke u parë si një shtet-simbol i maksimës së përmbysur në botën oksidentale si dhe fatkeqësia e shqiptarëve dhe vrastari i dashurisë së tyre për vendlinjden dhe atdheun.
Një akademike franceze thotë: « Të bindësh është të hashë rrenën », ky është dhe qëllimi i kësaj përshpirtje për babain tim Ndrec Mollën: « mosbindja », mosbindja civile.
Emigrimi në një vend të huaj nuk është i lehtë dhe kjo është e qenë edhe për prindërit e mi dhe vështirësitë e tyre ishin edhe më të mëdha për tu integruar në Francë më tepër për qështje subjektive që origjina e tyre ishte nga shqipëria.
Duke qenë se isha i mirëinformuar për këtë gjë që fillonte me një dosje të dorëzuar dorazi nga një punonjës i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë në Paris (informacion që ma dha një punonjës i forumit të refugjatëve në Francë) dhe këtë informacion mu dha pasi tashmë kisha marrë leje qëndrimi për të qëndruar në Francë si emigrant ekonomik, dhe ky informacion doli krejt rastësisht gjatë një bisede me të në Prefekturë që kishte ardhur bashkë me nënën që ti ndërronte kartën 10 vjeçare që ishte në fundin e afatit të saj të skadencës.
Ajo u çudit kur na pa mua dhe gruan time që kishim vajtur në Prefekturë për të rinovuar leje qëndrimin në Francë.
Ajo na tha se jam shumë e gëzuar për ju, pasi familja juaj ka patur një histori që është ndryshe në krahasim me azilkërkuesit e tjerë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil politik në Francë.
Ajo shtoi se jam tepër kurjoze të di se si keni arritur që ju të merrni lejen e të drejtës për të qëndruar dhe jetuar në Francë pasi unë kam shkuar përsonalisht dhe u kam kërkuar arsyen se pse kësaj familje i refuzohet azili politik në Francë, ata u përgjigjën se ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë familje sepse shteti shqiptarë ka depozituar një dosje pranë institucioneve të shtetit Francez që ti mohohet leje qëndrimi si në Francë poashtu edhe në Europë sepse ai paraqet rrezikshmëri serioze për shtetin Shqiptarë dhe bie ndesh me konventen e Dublinit.
Përsoni në fjalë nuk ishte njeri dosido, por kishte punuar që në rininë e saj në forumin e refugjatëve për pritjen dhe integrimin e azilkërkuesve në Francë dhe ishte dekoruar për punën e saj të mirë edhe nga Presidenti i Republikës së Francës
Jacques Chirac, ajo shtoi se unë i njoh shumë mirë shqiptarët dhe i kam kaluar nëpër duar një e nga një që në eksodin e ambasadave në Shqipëri, ajo shtoi se unë insistova që të paktën ti jepnin lejeqëndrimi gruas dhe fëmijëve tuaj në Francë dhe përgjigja e tyre ishte përsëri negative dhe ma bërën të ditur se nuk mund të bëjmë asgjë për të, ajo më propozoi që nesër bashkë me gruan dhe fëmijët të takoheshim tek zyra e saj e punës dhe ti shpjegoja se si kisha arritur që unë të fitoja të drejtën për të punuar dhe jetuar në Francë sepse shtoi ajo, më duhet ta di pasi më ndihmon në punën time profesionale.
Unë iu përgjigja se do të vij nesër në takim sepse për mua është kënaqësi pasi edhe ju jeni shqiptare si unë dhe jo të gjithë bota i urren shqiptarët, ka dhe njerëz që edhe na duan dhe jo vetëm që na urrejnë, ata që na urrejnë janë vetëm ballkanasit, ajo u përgjigj, ok, ok e di që ne të gjithë jemi mesdhetarë.
E njëjta gjë më ka ndodhur kur kam rrugëtuar për në Prishtinë në fejesën e vëllait tim Leonit.
Megjithëse tashmë unë isha edhe një shtetas Francez, kur arrita në doganën e Zvicrës në Gjenevë, policët e doganës Zvicerrjane, përveç punës së tyre profesionale, ata filluan ironinë duke më thënë: « Hë u zgjove nga gjumi pas 13 viteve?! A e dini se ju e keni të ndaluar të merrni avionin e linjes nga Gjeneva në Prishtinë sepse avioni kalon sipër territorit të shtetit Italian dhe ju e keni të ndaluar për gjithë jetën që të prekni dhe kaloni nëpër territorin e Italisë ».
Unë iu përgjigja se kjo mund të jetë një shaka nga ana juaj, por ai u përgjigj: « Kjo është mëse e vërtetë, sepse kështu ka vendosur shteti Italian pasi keni qëndruar mbi 1 vit e gjysëm ilegalisht në Itali, përveç kësaj ju nuk e keni rregjistruar pasaportën Franceze ».
Ja pra si i ndihmon shteti shqiptarë shtetasit e tij kudo që ndodhen në europë dhe në botë!
Unë tregoja kujdes që të bëja më të mirën për prindërit e mi pavarsisht sjelljes time që nuk e kuptonin edhe ata që jetonin për rreth meje, ndoshta dhe e keqinterpretonin atë!
Prindërit e mijë patën fatin se unë dola në chomagé teknik për një periudhë 3 vjeçare dhe kur nuk kisha me çfarë të merresha të paktën në mëngjes zgjohesha për dikë që ishin prindërit e mij.
Avantazhi tjetër që kishin prindërit e mij ishte që kisha gati 10 vjet që për problemet e mija shëndetësore konsultohesha dhe kurohesha jashtë rradhe e në çdo kohë që kisha nevojë me njërin prej profesorëve më të mirë të mjeksisë në Francë që njihej në europë dhe në botë.
Nga kjo eksperiencë kam mësuar tre gjëra për shëndetin e njeriut, që për veç fatit për një të sëmurë është shumë e rëndësishme ose e para gjë për të është diagnostifikimi, pastaj është përgjigja e saktë e çdo pyetje që të bën doktorri « pra doktorrit duhet t’ja thuash të gjitha dhe nuk duhet ti fshehësh asgjë », dhe e treta që është edhe qështje eksperience, është nxjerrja e doktorrit gjatë vizitës qe keni me të nga atityda e tij e automatizmit, thënë ndryshe ta bësh doktorin që të mendojë e të reflektojë, pra t’ja vësh doktorit trurin në punë, ose thënë ndryshe, ta bësh doktorrin që të dalë nga vetja e tij!
Kjo do bënte që deri në shfaqjen e pandemisë Covid-19 në Francë shëndetin e prindërve të mi e kisha nënkontroll.
Vetë përsonalisht që në dhjetor të vitit të kaluar isha vënë në kërkim të një dhimbje që më shëtiste nëpër trup dhe nuk po arrija ta diagnostifikonin dhe gjithashtu isha në trajtim dytësor, thënë ndryshe trajtohesha me medikamente për lehtësimin e dhimbjeve që kisha deri në diagnostifikimin dhe gjetjen e origjinës se nga vinte kjo dhimbje.
Kjo bëri që të gjithë të afërmit e mijë të dyshonin që unë isha infektuar me Covid-19, kjo bëri që nga muaj mars babai im nuk pranonte që unë të takohesha drejtpërsëdrejti me të, pra nuk kisha të drejtë vizite në shtëpinë e tij vetëm komunikim nëpërmjet telefonit dhe mesangjerit.
Gjatë periudhës së ngujimit prej pandemisë Covid-19 babai kishte rënë i sëmurë dhe e kishin kapur dhimbje të forta të cilat i kalonte në heshtje dhe pa bërë zë, dalëngadalë kishte filluar të ndalonte edhe ushqyerjen, pra kishte vendosur të vdiste në këmbë pa u rrëzuar, thënë ndryshe kishte vendosur të vdiste në mënyrë dinjitoze.
Pas hapjes nga pandemia unë i telefonova doktorrit të tij që është një Francez me origjinë Turke dhe që ishte gjithmonë i gatshëm dhe në dispozicion të prindërve të mij.
Mbas përgjigjes së analizave doktorri i babait më telefonoi dhe më tha që nesër rreth orës 10 do të kaloi nga shtëpia e prindërve pasi babai juaj është sëmurë.
Ai më shpjegoi në telefon dhe lëshoi një rekomandim që ta shtronim në spital, po këtë ditë që ishte e premte babai u shtrua në spital.
Të hënën doktoresha do të më telefononte dhe do të më shpjegonte se babai im Ndrec Molla është murant, pra do të vdiste së shpejti, edhe se vizitat ishin të ndaluara në spital, unë e kisha takuar babain tim të djelën në darkë pas katër muajsh ndarje me të për shkak të pandemisë Covid-19.
Vënja në dieni për vdekjen e prindërit tënd ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.
Fillova të kërkoja tek vetja ime gabimet dhe çfarë nuk kam bërë dhe çfarë duhej të kisha bërë që në rastin tim konkret babai im të mos vdiste, prapsëprap kisha një bindje dhe një ndjenjë të brendëshme se ai nuk do të vdiste.
Po të njëjtin gjë më thonin edhe pjestartët e tjerë të familjes dhe të gjithë mendonin dhe ndjenjin të njëjtën gjë si unë se ai do të shërohej dhe do të kthehej përsëri në shtëpi!
Edhe gjatë shtrimit në spital babai im kishte refuzuar të ushqehej dhe këtë e gjë e mora vesh pasi në takimin e të hënës që kisha me doktoreshën e rradhës kurë e vizituam babain bashkë me vëllain tim Leonin vura re që ai nuk e kishte prekur fare pajtën e ushqimit.
Sa më shumë babai im afrohej pranë ditës së vdekjes aq më shumë pushtohesha nga një ndjenjë paqeje dhe qetësie olimpike që sot mendoi dhe besoi se e kam përgjigjen e duhur për të!
Edhe se dy herë i kërkova babait që të ndërhyja tek doktorrët që të bënin diçka për të, ai më ndaloi në mënyrë të prerë duke më thënë: « Leri doktorrët të bëjnë punën e tyre », atëhere unë i kërkova doktoreshës mundësinë që babai im të kthehej e të ndërronte jetë në shtëpinë e tij dhe pas disa ditësh doktoresha më kthej përgjigje se të hënën në drekë do ta nis babain tuaj për në shtëpi.
Unë i kërkova doktorreshës që po pati mundësi të mos kthehej të hënën në shtëpi por të martën, ajo u përgjigj, dakort por gjithësesi ejani e ma takoni tek spitali të hënën në drekë para mesditës.
Të djelën në darkë unë e takova babain tim dhe përveç të tjerave më tha se më ka lënë fuqia dhe unë po vdes, dhe kam dashur që ta shoh edhe një herë llogurin, poashtu kam qef që kur të vdes të më varrosni në varrin e nënës!
Shihemi nesër i thashë, por ky kishte qenë takimi i fundit me babain tim në këtë botë!
Të hënën para mesdite unë nisem bashkë me Leonin dhe sapo dolëm nga dera e ashensorit të spitalit më ra zilja e telefonit dhe shikova që ishte duke më thirrur doktoresha dhe gjatë kohës që isha duke u bërë gati për të folur me të unë u ndodha përballë saj.
Pasi u përshëndeta unë i kërkova që a mund të takojmë babain? pas pak u përgjigj ajo, sepse po e rregullojnë infermierët dhe po e bëjnë gati pasi babai juaj sapo ka ndërruar jetë!
Unë i kërkova se a kisha të drejtë që ti bënim një vizitë në dhomën e tij që ishte i shtruar prej 10 ditëve? -po u përgjigj doktorresha dhe na ftoi në zyrën e saj që të na jepte shpjegime rreth vdekjes së tij dhe të na sqaronte për ndonjë pyetje që mund të kishim rreth vdekjes së tij, Jo i përgjigjem, tashmë ai ka ndërruar jetë dhe nuk më pëlqen që të flas për të vdekurit!
Kur u futëm në dhomën e tij të shtrimit në spital, vëllai im Leoni i vuri dorën në ballë dhe më tha se qenka ende i nxehtë, e preku edhe tek këmbët dhe më tha të njëjtën gjë!
Dakort i thashë por bëni kujdes kur të flisni se ai është ende në gjendje të ndjejë, të dëgjojë dhe të kuptojë!
Ne qëndruam në dhomën e tij deri sa arriti përgjegjësi i morgut të spitalit dhe na sqaroi për procedurën që duhej të ndiqnim pasi ne e vurëm në dieni se babai ynë do të varrosej në vendlindjen e tij në Shqipëri.
Në fund të bisedes me të ai na dha një fotokopje të çertifikatës së vdekjes së babait tim Ndrec Molla që shënonte Spitali Médipolé, Lyon, datë 8 qershor 2020 ora 12:00.
Vijon…
MEDIA INDEPENDENT