Shqipëria ka nevojë të pajiset edhe me shurrometra…

Nga hetimet e bëra nga një emision dokumentar, doli se shumica e fermerëve, që kanë ndonjë lopë, dhi apo dele, që prodhojnë qumësht (tamël), i hedhin qumështit shurrën e bagëtive, për të rritur sasinë e prodhimit. Kjo teknikë morbide u aplikua që në kohën e komunizmit, kur qytetarët nazikë, që pinin qumështin e fshatit, talleshin me fshatarët, duke i parë ata me përçmim dhe u thonin atyre katunar (katundar). Kështu gjatë komunizmit u krijua edhe një ndasi tjetër « katundar vs qytetar », që ende vazhdon edhe sot. E fshatarët pë t’i pëlqyer partisë, por edhe nga diskriminimi prej qytetarëve, i hidhnin qumështit shurrë bagëtish…
E keqja më e madhe është se kjo teknikë e dëmshme dhe e pështirë vazhdon edhe sot, në një mënyrë a tjetër. Në një emision dokumentar, u pa se fermerët e dorëzonin qumështin me përmbajtje urine bagëtish në të. A e ka kjo gjenezeën nga thënia e Pejgamberit a.s. se « shurra e devesë është ilaç », nuk e di, por mentaliteti i fshatarëve tanë është i tillë, sa ata duan prodhim sa më shumë dhe nuk pyesin fare, por e dyndin qumështin me shurrë (urinë) dhe perimet me nitrate.
Prandaj është nevojshme, që këta që grumbullojnë qumësht dhe merren me prodhimin e qumështit e bylmetit, të pajisen edhe me shurrometra, që ta kontrollojnë qumështin në dorëzim, dhe të mos e marrin qumështin e ndotur me shurrë, që më pas ta dërgojmë me anë të qumështit e produkteve të tij në çdo shtëpi shqiptari. Mjerë shqiptarët se çfarë po hanë këto kohë, e rrinë gjithë kohën duke sharë komunizmin…

Nga: Arben Çokaj
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s