Rekuiem (Përshpirtje) babait tim Ndrec Molla përmes pandemisë dhe rrugës Covid-19

Preng Molla dhe babai i tij Ndrec Molla

Nga: Preng Ndrec Molla

I

Vdekja mendoi se është vazhdimësia e jetës që kushtëzohet nga rrethanat në të cilën ajo ndodh!
Përshpirtjen time për babain do ta shpreh disi ndryshe nga tradita jonë si Mirditorë: që me vdekjen e njeriut mbyllet deri diku edhe pjesa kritike e cila mund ti bëhet jetës së njeriut sa ka qenë ende gjallë.
Që kurë babai im dha frymën e fundit dhe është varrosur sipas porosive apo amaneteve që i thërrasim ne shqiptarët çdo gjë ka shkuar gati në mënyrë perfekte i shoqëruar me një respekt të jashtëzakonshëm dhe një sinqeritet i pashembullt si nga ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të tij, poashtu edhe prej atyre që për një arsye apo tjetër nuk morën pjesë, apo nuk pranuan të ndanin dhimbjen me ne dhe familjen e Ndrec Mollës, kjo është edhe arsyja që të gjithë jeni të nderuar, të respektuar dhe faqebardhë me qëndrimin që mbajtët në ceremoninë e varrimit të babait tim Ndrec Mollës.
Ai ishte një qëndrim i sinqertë nga të gjithë dhe të gjithëve pa përjashtim uroj që t’ja u kthej në të mira e gëzime.
Duke qëndruar brenda kornizave të mirsjelljes dhe respektit, dhe duke u munduar të mos rëndoj dinjitetin dhe përsonalitetin e askujt dua të ndaj me ju disa mendime dhe refleksione nga eksperienca ime më shumë vetjake që ndoshta mund ti vijë në ndihmë ndokujt sa do modeste të jetë kjo ndihmë prap se prap e quaj të pranueshme dhe kontribuese në jetën e përditëshme të njerëzve dhe familjes (që sipas meje familja është e shejtë) dhe mbarvajtjes së tyre.
Duke lënë në një anë egoizmin, narcicizmin dhe xhelozinë (mendoi se nuk jam dhe nuk marr pjesë në asnjërën nga këto cene që janë normale për natyrën e njeriut), dua të flas për babain tim si prind, por mbi të gjitha si baba ku pozicionimin e tij përsonalisht e shikoi si disi të veçantë.
Babai im Ndrec Molla ka qenë prind i shtatë fëmijëve biologjik dhe i gjashtë fëmijëve të vëllait të tij më të madh Ndoit që ata të gjithë pa përjashtim i kanë thirrur babë!
Përveç kontributit të tij të pamohueshëm dhe gati sakrifikues prap se prap dua të shtoi se prej fëmijëve të tij biologjik nuk arriti që asnjërit prej tyre ti jepte të drejtën elementare të jetës që është shkollimi (një diplomë universitare apo profesionale).
Vetë përsonalisht kam patur një jetë shkollore të vështirë sepse babai im Ndrec Molla nuk mu gjend ashtu si duhej pranë meje përshembull kur unë isha vënë përballë perversitetit të mësuesve të shkollës Pal Melyshi në Malaj, Mirditë.
Edhe sot që jam 56 vjeç i kujtoi vuajtjet që kam kaluar prej një mësuesi (i cili quhej Dedë dhe ishte nga Rubiku) ku më rrihte kot së koti dhe pa arsye deri sa i dhembnin duart.
Kur më erdhi në majë të hundës u thashë dy prindërve të mij se si më trajtonte mësues Deda dhe babai im heshti pa nxjerrur asnjë fjalë nga goja, vetëm dëgjonte.
Kështu nëna ime e mori përsipër të vinte tek shkolla dhe të sqarohej e të kërkonte arsye se pse mësues Deda ja rrihte fëmijën tek shkolla.
Mësues Deda si pervers që ishte ja mbushi mendjen nënës time se unë isha një fëmijë i padisiplinuar dhe si përfundim nëna ime i tha: « Meqë është kështu si thoni ju, mos ja ndaj dajakut », kaq iu desh mësues Dedës që shkolla të më bëhej një ferr i vërtetë.
Pas tij filluan të vinin dorë edhe mësues të tjerë saqë dalëngadalë njerëzit duke parë që ne ishim fëmijë të pa zot (në rastin konkret një baba i tërhequr dhe jo një mbrojtës i paepur për fëmijët e tij) filluan edhe ata të na rrihnin pa arsye dhe kot së koti.
Keqtrajtimet dhe pa harruar persekucionin politik të diktaturës komuniste bëri që ne të rriteshim më tepër si fëmijë të pa kënaqur dhe qefmbetur ndaj ambjentit dhe njerëzve që jetonin për rreth nesh dhe mbi të gjitha u rritëm fëmijë të mbyllur, të paktën ky është mendimi im për fëmijërinë dhe rininë time.
Përveç këtyre çdo gjë e pahishme që ndodhte dhe bëhej në lagjen time Bulshë si dhe në fshat të gjitha ua mvishnin fëmijëve të Ndrec Mollës, edhe raportet që venin tek partia dhe pushteti i kohës i merrnin si të qëna sepse përveç lagjes ato aprovoheshin edhe nga fëmijët e tjerë që babait tim i thërrisnin « babë ».
Gjatë kohës së post-komunizmit, përveç fëmijëve të vëllait të tij Ndoit që i thërrisnin babë që sa herë bënin prapësira prezantoheshin si fëmijët e Ndrec Mollës, filluan edhe fëmijët e fshatit të prezantoheshin si të tillë.
Pra të gjithë fëmijët e prapë të fshatit Malaj dhe pastaj edhe më gjërë filluan të prezantoheshin si fëmijët e Ndrec Mollës.
Kjo do të ishte me pasoja të rënda për familjen dhe fëmijët e Ndrec Mollës sepse njëri prej fëmijëve të tij do të vritej nga forcat e komisariatit të policisë Mirditë (pavarsisht se ishte një vrasje aksidentale) dhe një tjetër fëmijë të tij do ta dënonte drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm, (i pari i pafajshëm në shqipëri i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje pa autor ose më saktë me autor fiktiv) për një vrasje të kryer nga katër Shpaljanë në Qafë-Benë në dhjetor të vitit 1997.
Kjo për arsyen e vetme se tre nga vrasësit bënin pjesë në familjet e prokurorëve të sistemit të kaluar të diktaturës komuniste dhe njëri prej tyre ishte i biri i një bashkëpunëtori dhe informatori të organeve të policisë.
Të gjithë këta punonjës policie, oficer të policisë gjyqësore, prokurorë, gjykatës e politikanë që mbrojtën dhe u bënë palë me autorët e vërtetë të krimit (vrasjes) ku humbi jetën një polic dhe u plagos një tjetër duke ia mveshur vrasjen fëmijëve të Ndrec Mollës, pushteti politik i kohës atyre iu dha shpërblime dhe i ngriti në detyrë, në poste dhe në grada.
Poashtu prokurorët e kësaj qështje u bënë të njohur dhe u vjamosën me gjakun dhe vuajtjet e fëmijëve dhe familjes së Ndrec Mollës!
Prokurorët që akuzuan pa të drejtë dhe manipuluan dosjen e familjes së Ndrec Mollës do të ishin të parët që do të merrnin pjesë në formimin e celulës kriminale e profesioniste të shqipërisë që ishte (selia) Prokuroria e Krimeve të Rënda ku ajo do të bëhej kupola e krimit në shqipëri dhe shpella e krimit shqiptarë në shqipëri, ballkan, europë dhe botë.
Familja e Ndrec Mollës do të bëhej e keqja më e madhe e shqipërisë sepse do të ishte një referencë për drejtësinë dhe pushtetin shqiptarë pasi krijoi konceptin se është më mirë dhe më përfituese që të vihesh në një front dhe të bëhesh palë me kriminelët se sa të bësh drejtësi.
Me këto dua të them që të jesh një prind i mirë, poashtu një baba i mirë përveç detyrimeve për rritjen dhe mbarvajtjen shëndetësore të fëmijëve nuk duhet të lejosh që as miza të mos iu afrohet fëmijëve, le më ti prekë ata.
Dhuna dhe keqtrajtimi i fëmijëve është e keqja më e madhe që mund ti bëhet ardhmërisë së një kombi.
Fëmija është një dhuratë e Zotit dhe e natyrës që duhet të njohë dhe të përshtatet vetëm duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë e tij që ai të rritet ashtu siç duhet që të kryeje shërbimet, detyrimet dhe të përmbushë misionin për të cilin ka ardhur në jetë.
Mendova që këtu të shpreh dy fjalë për babain tim si prind dhe si bashkëshort.
Babai im Ndrec Molla ishte martuar me një grua që për kohën quhej e deklasuar sepse vëllai i saj ishte i dënuar me burg politik.
Përsonalisht mendoi se gruaja është ose zgjidhje, ose problem, ose të dyja sëbashku.
Tek « Tokat e çame » të Shollohovit kemi se si gruaja e sekretarit të byrosë së partisë të fshatit që ishte njëkohësisht edhe njeriu më i fuqishëm i fshatit, sa herë i lëkundej karrika e pushtetit dhe rrezikonte të përfundonte në gulakët e Siberisë, ajo iu tregonte shalët njerëzve të pushtetit dhe ngrinte këmbët përpjetë duke u palluar me ta për të shpëtuar burrin dhe familjen.
Ajo përherë iu kundërpërgjigjej hakërrimeve të burrit të saj që ishte dhe burri që kishte pushtetin apsolut në fshat se po të mos jem unë, ti je një hiç, ti je një zero e madhe!
Burri i saj dorëzohej duke u justifikuar me përralla të moralit komunist dhe e mbyllte me lutjen: Të paktën bëni kujdes dhe mos na sjell ndonjë sëmundje në shtëpi.
Ju referova këtij shkrimtari të madh rus për të kuptuar se bashkëshortja e Ndrec Mollës nuk ishte një zgjidhje për babain tim, por një problem.
Ajo sa herë nxehej dhe debatonte me babain tim, shprehej: Ia hedh qenëve dhe ata nuk do të më prekin me dorë.
E dija se çfarë donte të shprehej me këtë gjë sepse një herë kur kisha nevojë të takoja babain tim tek qendra shëndetësore që ishte në lagjen Kamec të fshatit Malaj që nga rruga automobilistike fillova të dëgjoja ulërimat e sekretarit të byrosë së partisë për fshatin e bashkuar Malaj që ishte njëkohësisht edhe drejtor i shkollës Pal Melyshi, Malaj, por mbi të gjitha ishte një fanatik dhe enverist i vërtetë.
Ai sëbashku me dy përsona të tjerë të pushtetit e kishin mbërthyer babain tim në një zyrë sepse sipas tyre gruaja e tij megjithëse realizonte nga një normë e gjysmë në ditë në kooperativë si dhe përkujdesej edhe për rritjen e fëmijëve donëse ishte invalite pune ata nuk donin t’ja dinin për këtë gjë dhe vazhdonin me të ashtuquajturën e tyre, luftën e klasave.
Kur arrita tek qendra shëndetësore njëra nga kolegët e punës së babait më tha se është më mirë për ju që të largoheni dhe të mos dëgjoni nga ato që po ndodhnin me babain tim, por unë nuk lëviza nga vendi dhe nga ato çfarë dëgjova dhe kuptova me ulërimat e sekretarit të byrosë së partisë mësova që babain tim po e kritikonin se ai nuk po e edukonte gruan e tij me frymën e partisë dhe se gruaja e tij ishte e padisiplinuar sepse nuk rrespektonte orarin e punës të vendosur nga kryesia e kooperatisë dhe organizata e partisë në fshat dhe në rreth.
Pas një kohë të gjatë ulërimash më së fundi unë dëgjova babain tim i cili tha: « Boll më », dhe sekretari i byrosë së partisë rifilloi ulurimën duke thirrur: « Bolla, bolla – bolla, bolla » që për mua ishte një lemeri e vërtetë!!!
Ai filloi ti kujtonte babait tim Ndrec Mollës se gruaja e tij ishte e motra e armikut të klasës dhe të popullit, ç’të dëgjoje, ishte një t’merr i vërtetë dhe një apsurditet i pakrahasueshëm.
Kështu kanë qenë atëherë kuadrot e partisë dhe pushtetit të asaj kohe ku përveç firmës dhe vulës kishin edhe fallusin për ti çuar punët dhe hallet e popullit në vend ashtu siç i donte partia dhe xhaxhi Enver.
Gratë që tregonin shalët dhe ngrinin këmbët përpjetë duke u palluar me kuadrot e partisë dhe pushtetit për të zgjidhur hallet e tyre silleshin si gjysmë-perëndi dhe çdo dëshirë e tyre bëhej realitet!
Mjaftonte një grua e tillë në lagje që lagjes ti vihej flaka dhe të mbulohej nga hiri i mjerimit.
Të bëhej prokopi në kohën e komunizmit (që një sjelle e tillë fatkeqësisht vazhdon dhe e gjejmë edhe sot në shqipëri), duhej të kishe nënën apo motrën e bukur që të fshiheshe pas shalëve apo fustaneve të tyre dhe vetë të ishe një bir kurve, përndryshe nuk kishe asgjë në terezi.
Edhe si komshi dhe kufijarë babai im Ndrec Molla i linte punët varra-vinga, gërr-vërr, gërr-vërr, me punë gardhiqesh, vija ujë, rrugë kafshësh e shtigje këmbësorësh.
Pak se duronte gjithëfarë llojë shpifjesh e trillimesh ndaj familjes së tij, ai përsëri pranonte që të ulej dhe të bisedonte me njerëz ngatrrestarë prej natyre që vinin gjoja të sheshonin pretendimet e pafundme të fëmijëve jetim të vëllait të tij Ndoit, pretendime që s’kishin kurrë të mbaruar, ata dinin vetëm të ankoheshin dhe të qaheshin.
Ata ashtu sikur qaheshin dhe ankoheshin si fëmijë, ata ashtu mbetën dhe nuk u rritën kurrë.
Edhe fëmijët e tyre (nipat dhe mbesat e babait) i mësuan, edukuan dhe u ushqyen me një urretje të përhershme ndaj « babait » të tyre dhe familjes së tij, por ata tek e fundit të paktën një herë në jetën e tyre ata të gjithë u treguan të sinqertë që për këtë gjë edhe duhet ti përgëzoi: Ata të gjithë bashkë edhe disa të tjerë të gënjyer prej tyre nuk morën pjesë në ceremoninë e varrimit të « babait » të tyre Ndrec Mollës që aq shumë iu dhimbsej dhe ia qanin hallet!
Në mëngjesin e ditës së varrimit të babait tim Ndrec Mollës edhe se ishte në kohë pandemie e gjithë fshati u shkul nga vendi dhe sapo dielli kishte larë vendin njerëzit filluan të vinin grupe-gupe nga e gjithë Kthella e Mirdita.
Shoku im i klasës që kemi bërë 12 vite shkollë bashkë P.N. që kishte ardhur edhe për të më ndihmuar në ceremoninë mortore të babait tim mu afrua dhe më tha: Preng mos u mërzit vetëm bëj durim, gjërat nuk kanë nga të shkojnë pa vajtur në vendin e vet. Unë iu përgjigja: Amen

Vijon …
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s