Meta thirrje BANDITËVE dhe Policisë: Ka nisur MONITORIMI në të gjithë vendin, mos tentoni të…

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një thirrje të pazakontë “banditëve” në vend, duke i paralajmëruar të mos ofrojnë “shërbime elektorale për politikën”

I pyetur nga gazetari Adi Krasta lidhur me urdhër-arrestet e SPAK për “Dosjen 339”, Meta tha se banditët nuk duhet të orfojnë shërbime për partitë politike, pasi ka nisur monitorimi i tyre në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një dosje që duhet të ishte shteruar me kohë, nga Prokuroria dhe SPAK, ka qenë kërkesë e Bundestagut, ngadalësia është e jashtëzakonshme.
Kjo nuk është çështje komisionerësh dhe administratës zgjedhore, por kjo është një çështje e krimit të organizuar të përfshirë në përmbysjen e rezultateve kriminale.
Priten rezultate në këtë drejtim dhe nëse nuk vijnë, do të hetohen këto dosje pas zgjedhjeve të ardhshme.
I bëj thirrje të gjithë banditëve të mos ofrojnë shërbime për partitë politike, sepse ka nisur monitorimi i të gjithë bandave në të gjithë Shqipërinë.
Dhe i bëj thirrje të gjithë drejtuesve të policisë së shtetit dhe institucioneve të sigurisë, të bëjnë detyrën e tyre, të mos u binden asnjë urdhri politik dhe të godasin të gjithë elementët kriminalë që tentojnë të ofrojnë shërbime elektorale”, u shpreh Meta.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s