Pse Kosova e shtypi vetveten më shumë se kur e shkeli serbi

Zef Përgega, Amerikë

Fishta u pat thënë: “Këndoni në Lahutë heronjtë që të mos vdesin e shqip të frymojnë. Ky është shenjtnimi më i madh për një komb!” Martin Camaj u pat thënë: “Flisni gjuhën që nana në djep ua mësoj!” Ndërsa Arshi Pipa u çoj fjalë:” Atë ditë që do të harroni Pjetër Budin atë ditë do të shtypni veten!”
Po shqiptari si shqiptari marroset pas politikës dhe injorancës, kurrë nuk e pranon dijen e vetë ta ketë mbi krye! Njoh disa që janë sfidë e gjallë që këta porosi i kanë si drita e diellit. Janë pak, por si shenjtëri e dheut të vet si shenjti Agustin që të pakten e donte pak! Si thonë në Mirditë pak e sak. Me librat e tyre Folir Bruqi, Nusret Pllana Anon Nike Berisha, Dibran Fylli, e ndonjë tjetër janeë më shumë se katër akademi. Puna e tyre është më shumë se një apo 100 heronj lufte se ata shkruan për heroizmin, shkrifterimin e dheut që fara të mbijë e shëndetshme
…në ATSH, Agjensinë e lajmve shtetërore shqiptare në vitin 1998 na erdhi një serb nga Franca të na bënte organizimin e strukturave, kur fitoj pushtetin PS. Sa mund të kenë dërguar të tillë në Kosovë?! Rrënjët e mashtrimt të Serbisë për kulturën shqiptare në Kosovë, janë nëpër hendeqe akademike, ndërsa puna e shqiptarëve për ta mbrojtur dhe dokumentuar është sa ajo e miut…Serbët kanë mbërritur që njerin e tyre ta kishin në drejtimin e gazetës “Le Mond” të Francës e në gerrhisnim nën lëkurën e guaces tonë të mbyllur se jemi fanar ndriçimi në botë…sa erdhëm e fikëm sa gjithë hiri i këtij fanari fantazem erdh e u bë bukë e pjekur e krimit me monstruoz politik në botë. Ndërkohë Serbia e pa të domosdoshme mashtrimin e opinionit botëror, duke i dhënë vetes një armë të fortë sulmi, kur në shullaheshim në një larë dielli përpara një filxhani kafeje apo një gote raki me gjizë osmane…Ne jemi më keq se korbi që turpin e kemi si bukën me djathë. Ne jemi vrastarë të dijes. Ne qeverisemi nga kopilizmi serb, grek dhe turk!
Po dheu ynë ka njerëz të mirë që kanë kapërcyer fenë e emrit të tyre dhe e kanë bashkuar me fenë e kombit deri thellë në gjak e gur të trollit tonë. Edhe pse studiesit tonë nuk botuan nevojshëm libra akademik mbi gjurmët, dardane, ilirike, arbërore të kristianizmit e të osmanizmit me analiza dhe burime të sakta në arshivat e Vatikanit, Romës, Vjenës dhe Stambollit, duke marrë rrogën për të ngrohur vezët e karrikes, Kosova pati njerëz që i dolën zot situatës dhe dëshmisë, ti tregonin botës fytyrën e genicidit serbo-sllav në Kosovë me foto dramatike e rënqethëse të krimit më makabër të njrezimit që as lufta e Trojes nuk e ka parë… Tre të tillë i njoh përsonalisht. Nusret Pllanën, Flori Bruqin dhe Dibran Fyellin. Kam marrë pjesë në promovimin e librave të tyre. Një grusht njerëzish që gjallë e mbajnë patriotizmin në fund të zemrës dhe shpirtit të tyre. As një shenj nga gaverrna shqiptare dhe Kosovare. Pusht-tetarët e kanë vra dheun tonë, historinë, gjakun e lirisë, kanë humbur çdo gjurmë e shenj për tu shenjuar ato vetë në brox të ndryshkur… Ndonëse mundësia e përhapjes së librave, të Nusretit, të Florit, të Dibranit është e vogël me gjithë zanin e madh të shpirtit të tyre sa duket se shteti i nënqesh për punën lapidare të tyre! Eshtë një serb me emrin Vuçic, i cili ia dhuroj Europes një libër shumë interesant për Europen, duke treguar para opinionit të cilivizuar europian faqen e zezë të shqiptarit e fatkeqësi për ne, nën okelion “Trashigimia e krishterë ( kuptohet serbe ) në Kosovë e Metohi  » Shtrohet pytja sa libra ia ka prezantuar Kosova Europes, ku bindshëm të ketë shkruar që objektet e kultit të krishter në Kosovë, së pari janë shqiptare të « vjedhura » nga serbët?!. A e ka bërë këtë Akademia e shkencave shqiptare me një batalion akademikësh apo Universiteti me një kopani profesoresh?! Pse me tre lule si Nusreti, Flori e Dibrani e ndonjë tjetër, mund të vjen pranvera në Kosovë?! Pranvera nuk është kur mbjellë një pemë në trotuar me gjethe jeshile, por kur boton një libër që me të çel lulja e gjakut të lirisë që na e kanë pirë tradhëtarët, së pari brenda pragut tonë. Një shtet gjakatar, pushtues e kriminali krijuar në vitin 1803, Serbia posedon të gjithë pasurinë kulturore kishtare shqiptare të Kosovës. Më kujtohet në promovimin e librave të Nusretit në Detroit dhe të Dibranit në Prishtinë, kur njerëz kërkuan që librat, filmat të botohen në anglisht, por ata që kishin në dorë, pushtetarët të lartë të Kosovës dhe lider të diaporës u ra një hije ngjyre metaline, kur llava e metalit ngrinë mbi kallepe. Këta emra që përmenda Nusretin, Florin e Dibranin, sigursiht ka edhe individë të tjerë, duhej shoqëria ti mbante në pëllëmbë të dorës dhe bashkë me ta të shkonin në kryeqytetet e Europes, në mediat dhe forumet e tyre për të folur… por ato sikur thanë “le të flasin këta që i kemi zgjedh për pushtet” Si mund ti besosh as gjatë ato që i ke zgjedh si zgjedhe që nuk të lëshon pa ta pa shkumen e fundit të shpirtit në buzë. Dalin sot e protestojnë 30-40 veta se ata i shohin në Hagë dhe nuk marrin librat e shkrimtarëve kosovarë ti mbanjë në dorë se për momentin ato japin mesazhe më shumë se mbajtja e flamurit të patriotizmit. Akademia e Kosovës, a është ajo një pandemi në vete?! A mund të quhet institucion akademik, kur nuk ke forcën as sa një foshnje të guxosh për të vërtetën historike?!
Më tha një mik në Kosovë në promovimin e librit të Dibran Fyellit, ku vetëm dy krijues katolik merrnim pjesë se ne kosovarët nuk jemi islamikë dhe 95% e popullit e don Gjergj Kastriotin si hero të kombit dhe Nana Terezën si shenjtore të kombit.. Po more vëllai dashur, ju keni eleminuar nga skena poltike partinë që e krijoi edhe me mbështetjen e Rugovës, shkrimtari dhe akademiku i ndjerë Mark Krasniqi!!! Ju ia keni lënë shtatoren e pajtuaesit të gjaqeve Anton Qeta të shtrirë për dhe për shumë vite dikun në një cep të oborrit. Ju të dashur vëllezër në politikë keni dërguar në misione diplomatike njerëz që është turp ti shikosh të punojnë si kamarjer e furrtar, kur Serbia dërgon njerëz të shkolluar në perëndim. Ju vëllezër jeni shtet multi etnik dhe duhet ta keni një serb ambasador në vendet ballkanike apo gjetkë, duhet ta keni një egjyptjan në vendet që e flasin gjuhën e këtij kombi, duhet ta keni një turk në vendet arabe, duhet ti keni pesë apo gjashtë katolik në ëashinton, Londër, Zvicër, Gjermani, Austri, Danimarkë apo dikun tjetër. Keni njerëz të tillë. Dhe nëse nuk mundeni ti gjeni ti kishe dërguar në shkollë. Por pse nuk keni dërguar Florin, Nusretin Dibranin se ato do të flisnin, siç mund të flas unë lirshëm nga Amerika për kulturën, historinë për rrënjët, për tolerancë fetare, por nuk keni dashur.. Kjo është tradhëtia që i keni bërë dheut tuaj, duke iu përshpirtur politikës si gjarpëri vezëve të breshkës! Me ato poltikanë një ditë nuk është çudi të hani këmbët tuaja. Po shkrimtari më i shquar mbi veprën e Nana Terezës dhe shumë veprave të tjera, Anton Nike Berishaj, për disa vite professor në Universitetin e Kozencës në derë të shtëpisë e keni! Po nuk keni dëshirë ti thoni mirë mëngjes se është kaurr. U larguat prej krimit serb dhe ratë në gropën e krimit Osman. Nuk mbijetohet kështu! Buxheti i Serbisë për këtë propagandë mashtruese për Kosovën, është shumë më i madh se pasuria e Bexhetit që pret si struci ta zgjasë qafen në ndonjë hije karrikeje, duke e prit Thaçin të dalë nga ajo vrimë e zezë që e kane futur. Duke gërthitur për “vëllanë” turk, që nga paslufta i ndërtuan 800 xhami, dhe tani dalim me « kryeveprën 30 milionëshe  » me xhaminë e Prishtinës. Asgjë nuk kam me vprat e kultit dhe as besimet se i kam në familje, por edhe për atë kishë u shkruan libra kundra, u ndezën kovachanat e kundërshtisë, sikur nuk i njihni rrënjët tuaja, ndaj Serbia që e stimuloi këtë marri ju quan tani një mbeturinë turke! Në vend që të ngriheshi e ti thoni ndal si dardan! Po heronjtë i vranë dhe gjakun u pijnë për lavdi sot njerëz që nuk kanë pikë lavdije, por bunker i madh hajnie.

Një film për Skënderbeun… apo për Gjergjin

…e vraftë buka njeriun e lig! –thotë një fjalë popullore Osmanët shqiptar dhe helenëve grek në Shqipëri u pëlqen ta quajnë Skënderbeu. Duke punuar këta sulltanë në Akademitë tona e kanë futur këtë term që nuk ka të bëjë me emrin e djepit dhe të pagëzimit nëpër literaturë!. Si do të quhej në film, Gjergj Kastrioti apo Skënderbeu?! Në sytë e Amerikanëve dhe të gjithë perëndmorëve: në nuk kemi qënë kurrë një popull, dhe aq më pak një nacion. Ne për ata jemi thjesht turmë laramane të mbetura e të mbledhura nga ngjarjet historike, ku kusht të mundet hyn e zhvillon lojra interesash. Nuk ka egzistuar në mijëra vjet histori njerzore që: një popull mysliman të ketë hero katolik, apo e kundërta, dhe në fakt shumica absolute myslimane nuk e ka njohur kurrë si hero të tij! Tani ka gjithnjë e më shumë që deklarohen hapur dhe në mënyrën më agresive kundra. Ashtu sic jemi në të vërtetë, ashtu na trajtojnë dhe respektojnë: dmth pa identitet..ose thënë turkçe: pa din e iman. Ne administratën Amerikane shqiptarët që punojnë janë ose musliman ose ortodoks dhe habiten e ngrenë supet kur dëgjojnë emra katolikë. Në Detroit katolikët janë të njuhur prej malësorëve të Malësisë së Madhe, por edhe kontributi i tyre sidomos për Kosovën e lirë është kompromentuar nga mediat globaliste soro-komuniste, sa edhe pak do ta shuajnë emrin dhe organizimet e tyre. Këtu kanë interferuar disa jugor islamë të djallëzur deri në brirë, të cilët me misionin e tyre po shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare që nga pas u shkon ndonjë lider fetar. Nëse Hollivudi do ti ngrinte nga dheu e balta e mohimit vlerat qytetruese, përbashkuese dhe europiane të Heroit tonë Kombëtar, kjo do të binte ndesh me realitetin shqiptar dhe me psikologjinë e rrënjosur të perendimorëve të sotëm se gjithë kjo histori nuk ka si të jetë e vërtetë, sepse para syve kanë librat e mashtrimit serb, sepse etnogjeneza e saj është e kallur nga vetë shqiptarët dhe tradhëtuar prej tyre. Siç thotëKonica se shumica e shqiptarve mund të përshkruhen si të tillë. Të gjithë filmat që janë bërë nga Hollivudi për ngjarje romake, greke, të cilat ka prej tyre shqiptarë që janë përvetësuar nga këto dy kombe, Irlandezë për heronjte e tyre qofshin ato lokale apo kombëtar tregojnë se ato e kanë trashëguar mesazhin e luftës dhe se nuk ka polemika mbi jetën dhe veprën e tyre. Ndryshon puna në Shqipëri, minaren në mes Tiranës ia kanë ngulur heroit në sy. Shikoni me kujdes siglen e Sokol Ballës apo të ndonjë tjetri si ai i Zhejit, japin minaren, kishen ortodokse, ndonëse aty afër as 500 metra është Katedralja. Në asnjë vend perëndimor festat edhe ato katolike apo muslimane nuk bëhen në shesh siç bëhen në sheshin e Tiranës festat e muslimanëve, duke treguar një supermaci ndaj fetë e tjera dhe duke fyer rëndë ateistët dhe intelektualët. Kjo është prekje e hapur e lirisë së tjetrit. Nëse do çdo komunitet fetar të marrë me qera stadiumin dhe të festoje atje, e shqiptarët për të realizuar këtë fe mbulojnë përmendoren e Heroit tonë kombëtar në mes të Tiranës, apo përdhosin shtatoren e Nana Terezës në Mitrovicë apo gjetkë, pikërisht ato që dolen me qirnjtë e saj ndezur në mes të Prishtinës, duke kërkuar liri nga genocidi serb. Si mund të bëhet film nga amerikanët kur islamiku me pikëpamje lindore, Rexhep Qosja e llogarit diktatorin si burrin më të madh të kombit, duke e vënë në krah të Skënderbeut???!!! Kur diktatorit ia hodhen shtatoren, kush mund të japë garanci që në vend të Skënderbeut do të vihet ajo e Haxhi Qamilit, siç ka dashur në fillim Enveri. E ç’vlerë do të kishte filmi?!. Se edukimi në Shqipëri e Kosovë, historia dhe letërsia i ka rrënjët tek partia, kështu ka thënë Ismail Kadare. Po të kishin nxjerrë islamikët apo othodokesit një njeri të përmasave të Gjergj Kastriotit do kishin lënë qimet e kokës dhe filmin do ta kishin realizuar. Rusët e bënë për ne një film dhe Enveri nuk ua prishi. Qëllimet e rusëve diheshin. Supermaci në Ballkan!. Ne jemi popull i lashtë ilir nëpër fjalë e harta, por jo n vepra të shkruara që mund të përballen me botën në argumenta. Ne jemi mësuar të themi: “Roftë sulltani, rroftë beu, rroftë bajaraktari, rroftë partia, por kurr rrofshin njerzit e dijes, ata i kemi çuar në hell e i kemi pjekur kukurec…!
Lexoni këta autor të dijes që përmenda më lart, të shikoni sytë e vërtetë të Kosovës drejt perëndimit. Lexoni shkrimet e shqiptaro-amerikanit Agim Vunici. Lexoni veç lexoni për të gjetur vlerat e bashkimit dhe mos i mbani sytë tek analistat e ekraneve. Asht rrenë kret bre!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s