
Kur braktisi parlamentin PD dhe Opozita e Bashkuar, e shtërnguar nga sjelljet rrugaqërore të Rilindjes, pata theksuar tekstualisht se: « djegia e mandateve nuk le mbrapa vetëm hirin, por edhe gaca që djegin ».
Në fakt kjo që kisha shqetësim u provua shumë shpejt. Sapo nisi procesi i ndyrë i zëvendësimit të deputetëve legjitim me të radhës në listat e PD-së e LSI-së, një proces i neveritshëm, i pabesë, i korruptuar dhe aspak demokratik, ndodhi. Përpos mosdakortësisë së faktorit ndërkombëtar më masën ekstreme të opozitës, ju shtuan edhe veprimet aspak dinjitoze të rastësorëve në politikë.
Dhe sot, ky grup që i ra mohit firmës së vet, asaj që përfaqësonin, zgjodhi të kthehet në respirator për Ramën, tu u shit e blerë si bagëtia në pazarin e Roskovecit. E tash, paturpësisht bëjnë moral demokracie opozitës reale në vend.
Të rrethuar nga mbështetja mediatike, me takatin që kanë, i bëjnë opozitë opozitës reale, duke u kthyer në kukulla të kurdisura nga Rama. Kinezët, i kanë gjetur vendin e duhur për kurdisje lodrave me zogj, kafshë e zvarrankë, jua kanë bërë vendin e çelësit të kurdisjes nga mbrapa.
« Luaje macë kryet e buallit »- është një shprehje popullore. Flamurin e ndryshimit të sistemit, pas marrveshjes së 5 Qershorit, e kanë marr z. Murrizi e znj. Hajdari, të paktën publikisht, se kurdisjen e marrin qartësisht nga Rama. Në opinionin publik kanë krijuar plotësisht imazhin dhe tashmë ndjehen krenarisht!!! si opozita e opozitës, e aspak si kundërshtarët politik të kryeministrit Rama. I pari luan me moralin demokratik si student i Dhjetorit e i persekutuar (se ku hyn edhe i persekutuar edhe student i dhjetorit ec e merre vesh), e dyta me moralin demokratik të bijës së udhëheqësit të Studentëve të Dhjetorit Azem Hajdari. Kjo dyshe e të tjerë, që çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë, mendojnë se mund ti imponohen me kartonat e ndyrë, Opozitës Reale e Liderit të saj Lulzim Basha.
Kundërpërgjigjja e Bashës është me tutorin e tyre Rama, jo me pordhën nëpër brekushat e tij. Megjithatë, duke u kapur pas një kauze të drejtë në parim, janë gati të destabilizojnë vendin, për interesat e tyre. Çeshtja e sistemit zgjedhor është artikuluar prej z. Basha dy vite më parë, por që u kundërshtua nga mazhoranca aktuale. Madje, këtë fakt e përdor znj. Hajdari si « mashtrimi i Bashës ». Të kërkosh të ndryshosh sistemin zgjedhor rrënjësisht, 9 muaj para zgjedhjeve, kur opozita ka krijuar frontin antiqeveritar tashmë, që pritet vetëm akti formal i votimit për ta larguar, është të kthehesh në respirator i Ramës (po të flasim me gjuhën e pandemisë) kur populli ka vendosur tja ndërpresi oksigjenin.
Të kërkosh një të drejtë nuk mjafton vetëm të keshë të drejtë. Është po kaq sa e drejta koha kur e kërkon. Ndaj kemi plotësisht të drejtë të mendojmë se opozita e opozitës është duke i shërbyer, të paktën indirekt Edi Ramës, është duke bërë, me dashje apo pa dashje lojën e tij për të rrëmbyer zgjedhjet politike të 2021-it.
Kurse Opozita dhe Lulzim Basha duhet të qëndroje pa u lëkundur përballë kësaj loje destabilizuese që Rama po ndërmerr për të mbrojtur veten e tij. Përsëris se, frika e Ramës nga humbja e sigurtë e zgjedhjeve është e frikëshme, nëse nuk merr përgjigjen e merituar nga Opozita e Bashkuar. Aq më tepër se Opozita dhe lideri i saj Lulzim Basha ka mbështetje të plotë nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë miq të mëdhenj të Shqipërisë, si asnjëherë tjetër këto 7 vjet e gjysëm të qeverisjes së Ramës në simbiozë me krimin. Respiratorët janë pajisje që prodhojnë oksigjen, jo gaz që ndotin dynjanë. Është më mirë që sillen nëpër brekushet e Ramës. Turpi do ti mbulojë!
Opozita duhet të qëndroje fort dhe pa kompromis. Nëse largimin nuk e don me votë, pastë veten n’qafë Edi Rama, por jo e paqim ne n’qafë. Boll më!
Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime