
Dosjet e fjetura janë ato dosje që thuren dhe qepen duke mbledhur prova dhe në mungesë të provave ato i fabrikojnë për njerëz dhe grupe njerëzish që ti përdorin kundër tyre në një moment të caktuar kur këta njerëz apo grupe njerëzish janë në fazën e konkretizimit të veprimtarisë dhe aksionit të tyre të ndërmarrë në emër të lirisë, vullnetit të lirë apo mbijetesës në mbrojtje të vlerave dhe interesave që ata kanë dhe përfaqësojnë si dhe për një jetë më të mirë, të sigurtë dhe dinjitoze që është e drejta e çdo njeriu që jeton mbi këtë tokë e më tej dhe që është një e drejtë universale që rrjedh nga dispozicioni i lirisë në respekt të ekzistencës dhe qenjës së tij si i barabartë për të jetuar në mes të barabartëve.
Këta njerëz dhe grupe njerësish duhet të bëjnë shumë kujdes kurë vihen përballë gjykatësit apo trupit gjykues për shkak të akuzave të ngritura kundër tyre që janë me origjinë nga dosjet e fjetura dhe më e mira e tyre është që ata të paraqiten përpara gjykatësit apo trupit gjykues të vetëlidhur (për shtylle) sepse tingulli i çekiçit të gjykatësit mund të kthehet në një tingull sirene dhe të shëndrrohesh papritur e kujtuar në një derr apo dosë dhe të përfundosh në fund të grazhdit duke u bërë një sakrificë sa reale po aq dhe simbolike.
Dosjet e fjetura janë një anomali normale brenda normalitetit të funksionimit të sistemit të drejtësisë i cili gjithashtu në të njëjtën kohë është edhe pushtet.
Sistemi i drejtësisë edhe ky është i ndërtuar me njerëz që si gjithë njerëzit e tjerë kanë ide, preferenca, interesa, emocione, familje, rreth familjar e shoqëror, eksperiencë vetjake mbi baza virtyti e vesi etj.
Po të shtojmë dhe ambiciet profesionale garën e brendshme ose kompeticionin, trysninë e hirarshisë si dhe përkujdesjen ndaj vendimeve politike del se edhe sistemi i drejtësisë sa do i përkryer të jetë ai ka pjesën e vet të perversitetit të tij që cënon dhe nëpërkëmb lirinë dhe dinjitetin e njerëzve qofshin ata edhe të pafajshëm.
Dosjet e fjetura në raport më lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që janë në botën shqiptare janë gjëja më e thjeshtë për tu thurur dhe qepur sepse shqiptarët të çdo niveli qofshin ata sa herë flasin, hedhin nga një akuzë penale ndaj njëri-tjetrit.
Pra çdo gjë dhe çdo vendim ndaj tyre mvaret nga objektiviteti dhe ndërgjegja si dhe paanshmëria dhe respektimi i ligjit nga ana e organit të akuzës, të tjerat janë drejtësi me arsyetim dhe argumenta alla shqiptarçe që pushtetin e drejtësisë dhe qëndrimin ndaj drejtësisë e bëjnë si kodra pas bregut.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT
[…] Burimi nga Media independent FR […]
J’aimeJ’aime