Jeta e Dom Nikoll Kaçorrit që dha gjithçka për Shqipërinë

Dom Nikoll Kaçorri

U lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862. Rridhte nga një familje me besim të përzier nga babai katolik dhe nga nëna me besim mysliman.
Mbaroj studimet teologjike fillozofike me 1890 ne fillim ne Shkoder e me pas me Zvicer.
Teksa punonte si sekretar i Arqipeshkise se Durresit e me vone si famullitar , njihet me patriote Shqiptare dhe behet pjestar i levizjeve patriotike te shoqatave Shqiptare “Vllaznia” dhe “Bashkimi” duke u bere i njohur per guximin dhe retoriken e tij patriotike te shkelqyer
Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Pajisi popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës.
Në bashkërendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike.
Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit.
Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit.
Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij, Lura.
Bashkëkohësit e përshkruejnë si një klerik jo fort paqësor: Ishte kohë kryengritjesh për liri kombetare dhe meshtari nuk i shmangej as luftës së armatosun.
Përndjekjet, gjyqet, kërcënimet kundër tij nuk pushuen një çast, aq sa gjendjen e tij e përcollën jo vetëm gazetat shqiptare të mërgimit, si gazeta “Dielli”, por edhe gazetat e hueja si “Corriere di Trieste” apo edhe shtypi austriak.
Ai me një zgjuarsi të rrallë, në polemika me klerikë myslimanë dhe ortodoksë, – të cilët predikonin, të parët gjuhën arabisht dhe turqisht, të dytët greqisht, – porosiste: “Të predikojmë në gjuhën shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip!”
Dom Nikolle Kacorri u gjend në mes dy zjarrëve, pushtetarëve otoman, që ishte përherë nën mbikqyrjen , e në bashkpunim me ta edhe nga dhespoti i Kishës Ortodokse, Jakovi.
Popullsia muslimane e Durrësit dhe e Shijakut, edhe pse e ndërsyer liksht kundër tij nga turqit, nuk e tradhëtoi kurrë, po përkundrazi, e mbështeti, e mbrojti, shpesh herë edhe me armë.
Imzot Kaçorri priti delegacionin e mërgatës, që arriti nga Trieste me datë 22 Nëntor 1912. Durrësi ishte parashikuar nga atdhetarët si qyteti ku do të bëhej Shpallja e Pavarësisë. Por trazirat dhe trupat serbe n’afrim nuk lejonin qetësi.
Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmosi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. Në mbledhjen e 41 delegatëve që kishin mbërritur në Vlorë, atdhetari Nikollë Kaçorri ngrihet e thotë
“Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o vdekje !”
“Sot, – i përgjigjet me lot në sy plaku i nderuar Ismail Bej Vlora, – në mes të një gëzimi të papërshkruar shpallet pavarësia e Shqipërisë.”
Don Nikoll Kacorri u zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Kuvendi i Vlonës, në orën 14.00 të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri.
Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me Mustafa Krujën, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Gërmenjin themeloi lidhjen “Për atdheun e për Thronin” për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare.
Pas kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme.

Nga: Tomi Serani
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s