Preng Cub Lleshi: Një polemikë jo vetëm me Elena Kocaqin

Prof. Preng Cub Lleshi dhe Prof. Elena Kocaqi

E nderuar Elena!
Ju njoh për historianë të guximshme, kyresisht, për historinë e lashtësisë, por më keni befasuar me ca “konkluzione”, që parashtroni në postimin Tuaj “Gjergj Kastrioti-Princit të Tarantes…”.
Së pari, më keni çuditur jo pak kur keni “konkluduar” se “Çdo diskutim ne lidhje me origjinën e Skënderbeut është i kotë, se ai e dinte origjinën e tij shqiptare…”. (?!) Po, Elena! Ai e dinte origjinën e tij shqiptare, por këtë nuk donin ta dinin historianët slavë e grekë! Dhe, pasi edhe ata janë bindur se Gjergj Kastrioti ishte shqiptar, ne, shqiptarëve na lind e drejta ta dimë se cila ishte vendorigjina e Heroit tonë Kombëtar. Se në Letër-njoftimet e shqiptarëve, si edhe të kombeve të tjerë, zakonisht, shënohet fshati a qyteti i lindjes së një përsoni dhe pastaj emri i njësisë më të madhe administrative, për të arritur tek “Kombësia”. Këtë rregull nuk mund ta ndryshosh ti, Elena!
(Kujto vjershën e Çajupit “Mëmëdheu”!)
Së dyti, më keni çuditur kur, duke folur për përkatësinë fetare të Kastriotëve, për të “provuar” se edhe Skëmderbeu “ishte krutan ortodoks”, shkruani se “shqiptarët në atë kohë ishin 80 deri 90% ortodoks”. (?!) Harronit, çditërisht, midis shumë dëshmive, që Kastriotët ishin katolikë edhe pohimin lapidar të Fan S. Nolit, sipas të cilit “Në krye të shekullit XV, Shqipëria ishte, pothuaj, plotësisht katolike”. (Historia e Skënderbeut”, botim i vitit 1949, f. 7)
Dhe, nëse nuk e beson Kryepriftin tonë, duhet të kujtoni se edhe intalianët Alexandre Calame e Anne de La Roche-Guilhen, në librin “Romancière Huguenote”, faqe 42, shkruajnë se “Princi shqiptar i shekullit të 15-të, Gjergji, i biri Gjon Kastriotit, princ i Mirditës ose i shqiptarëve katolikë”. Dhe, përsëri për të mos u zgjatur, a nuk duhet t`i mësojnë shqiptarët këto të vërteta historike?!
Së treti, pajtohem me konkluzionin Tuaj të drejtë se
“Tribalët ishin fis iliro-shqiptar qe nga antikiteti, kështu çdo përpjekje me bërë Skënderbeun sllav nga nëna është qesharake”. Se poeti ii Rilindjes shqiptare, Gavril Dara i Riu dinte më shumë se historianët e ditëve ton, kur shkruante:
“Të parët e mi,(që zbritën në Palac Adriano ,ë 1480) ishin fis me Kastriotët nga nëna e Gjergjit, Vojsava, që ishte bija e Princit të Mirditës”. (“Kënga e Sprasme e Balës”, f. 20)
Përshëndetje!

Nga: Prof. Preng Cub Lleshi
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s