
Dera e Kastriotëve ka një simbolikë të lashtë ku origjina e simbolikës të kësaj familje duhet kërkuar aty ku ndahet dhe bëhet bashkë legjanda me historinë e lindjes së njerëzimit.
Këtu do të operojmë në proçesin e njohjes duke u bazuar me simbolin e dhisë që mbante mbi kokë Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe duke lënë mënjëanë popujt dhe religjionet dhe do ti drejtohemi individit, njeriut dhe familjes së tij, e trojeve të tij që e kanë lindur dhe ushqyer ose siç e quajmë sot Atdheu (ne Shqiptarët u drejtohemi trojeve tona e Atdheut ose Dheu i Atit ose Toka e Babës, pasi ne Shqiptarët njihemi me njëri-tjetrin dhe dallohemi nga të tjerët duke ndjekur linjen mashkullore të familjes pa lënë në një anë dhe harruar linjen femërore kur vjen fjala për lidhjet martesore).
Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka lindur në Mirditë, është martuar në Mirditë dhe ka punuar e luftuar për Atdheun e tij, poashtu ka vdekur e është varrosur në Atdheun e tij.
Tjetër është këtu se po flasim për shek. XV që i bie përpara 600 vjetësh dhe gabimi mund të lejohet ose të pakten të diskutohet për të qenë sa më afër të vërtetës së jetuar historike.
Për të njohur një njeri apo një familje (që janë edhe përbërësit kompozues të një populli) mund ta bëjmë edhe nëpërmjet simbolikës duke mënjanuar gjuhën, arkeologjinë, ADN-në e mbi të gjitha historinë e shkruar.
(Historia e Shqiptarëve në të shumtën e herëve është shkruar nga armiqt tonë).
Gabimi më i madh i Shqiptarëve kur flasin për historinë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut është se ata e vendosin shenjën e barazimit në mes osmanëve dhe turqve dhe perandorisë Osmane dhe turqisë e në gjykimet e tyre ata i referohen edhe religjioneve dhe kulturave të tyre orientale, pa përmendur këtu ideologjinë komuniste që është fatkeqësia e historisë.
Në Perandorinë Osmane (Perëndimi e quan Perandoria Ottomane për qështje etike) përveq turqve kanë jetuar edhe popujt e tjerë si arabët, çifutët, armenët, vllahët, kurdët, fenikasit etj. si dhe popujt e ballkanit.
Në raport me sllavët duhet të sqarojmë se që kurë ata kanë arritur në gadishullin ilirik (që sot quhet gadishulli ballkanik në gjuhën e osmanllive) janë shtyrë, nxitur, munduar dhe përpjekur që të identifikohen si të tillë përmes ndihmës, nxitjes dhe përkrahjes së armiqve të shqiptarëve e jo përmes dëshirën dhe vullnetit të tyre të lirë (si të ardhur dhe të mirëtrajtuar nga Shqiptarët përgjatë kohës).
Edhe osmanët për herë të parë janë futur ose kanë ardhur si të ftuar në tokat e Bizantit për të mbetur dhe vazhduar inkursionet e tyre të mëtejshme ushtarake.
Shkurt: Osmanët janë bijt e motrës dhe simboli i kokës së dhisë që mbante Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu tregon mentalitetin kulturor të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Mirditorëve.
Simboli i dhisë vihet mbi kokë për tu mbrojtur nga fryma e keqe ose thënë ndryshe për të treguar se unë nuk jam si ju në rastin tonë konkret, si ju inçesticidë, po të shprehemi në gjuhën mediko-ligjore e shkencore ashtu siç ishin osmanët në origjinën e tyre, thënë ndryshe identifikim dhe identitet.
Osmanët kanë sunduar shtatë faqe ose thënë ndryshe shtatë breza aq sa ndalohej në breza martesa e Mirditorëve ndërmjet tyre.
Pra këtu po flasim për esencë dhe principe mentale e kulturore dhe jo për gjë të gjallë dhe inteligjente: Jemi homosapiencë po jemi të ndryshëm në konservimin tonë.
Ky është shpjegimi i simbolit të dhisë që mbante mbi kokë Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu interpretuar sipas tradicionit dhe kulturës Tribale ose thënë ndryshe sipas kulturës dhe traditës Mirditore.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT