Shqipëria është Alaska e nxehtë apo një Albani tjetër e SHBA-së

Shtëpia e Bardhë, SHBA

Kur SHBA-ja ia bleu Rusisë Alaskën presidenti i SHBA-së dhe Sekretari i Shtetit i asaj kohe (Xhonoson-Seward, viti 1867) i bënë objekt talljesh e anektodash kurse sot në nderim të tyre është bërë një ditë feste Kombëtare e SHBA-së « Seward Day » (e hëna e fundit e marsit të çdo viti).
Edhe në vitin 1803 SHBA-ja i bleu Francës Louisianen e kështu me rrallë!
I përmend këto dy raste për të kuptuar se po ti shikojmë në mënyrën racionale qëndrimet presidenciale të SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe botës shqiptare del se ato shkojnë përtej rregullave të ftohta dhe sjelljes normale të diplomacisë.
Presidentët e SHBA-së si: Willson, Rwsvelt, Kennedy, Nixon, Bush i madh e Bush i vogël, Clinton, janë vënë në mënyrë të hapur në mbrojtje të interesave të Shqipërisë, Kosovës e më tej dhe askush nuk është kundërvënë ndaj tyre.
Mesa duket kemi një materializim të nivelit presidencial në mes SHBA-së dhe Shqipërisë sepse edhe reagimi i politikës Amerikane ndaj Shqipërisë është i tillë.
Thënë ndryshe ekziston një dosje e nivelit presidencial në mes SHBA-së dhe Shqipërisë sepse origjina familjare për Amerikanët nuk do të thotë asgjë « Amerika e para », (këtu e kam fjalën për origjinën e presidentit të parë të SHBA-së Washington 1789-1797).
Në fillimet e shtetit Shqiptarë (nga ndonjë pashë Shqiptarë i kohës së Perandorisë Osmane) ka të dhëna që kemi patur një takim zyrtar me një nga përfaqësuesit e lartë të shtetit Shqiptarë dhe presidentit të SHBA-së me nënshkrime konkrete dhe dypalëshe mes tyre.
Pra ekziston një dosje e nivelit presidencial (shtetëror) në mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Edhe Stalini ka bërë politikën Amerikane me raport me shqipërinë, përshembull duke rrefuzuar planin e nënshkruar në mes Titos dhe Enver Hoxhës që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë dhe kjo vinte si rezultat i takimit të Jaltës të zhvilluar mes Stalinit dhe Roousvelt (Stalini i ka qëndruar marrveshjes me Roousveltin sepse mund ta ketë konsideruar Shqipërinë edhe si një kalë Troje të Amerikanëve dhe qëndrime të tilla kemi dhe sot në Europë ndaj shqiptarëve).
Alaska është një tregues i fshqinjësisë së mirë në mes SHBA-së dhe Rusisë pavarësisht interesave, bindjeve dhe regjimeve të ndryshme politike, kjo do të shikohet edhe në raport me Shqipërinë dhe Kosovën në mos me presidentin aktual Rus, Putin me pasardhësit e tij.

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s