Reforma zgjedhore në Shqipëri, fillimi i fundit i një regjimi psikopatik apo vazhdimsi e tij

Marrdhënjet dhe detyrimet që ka çdo njeri ndaj familjes dhe Zotit e bën çdo shqiptarë të mbajë edhe një sy nga Shqipëria.
Aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në botë që bie ndesh me konceptin e filozofisë moderne e kontemporene që do të thotë ti pranosh gjërat ashtu siç janë!
Sot Shqipëria është një diktaturë me referencë demokratike, thënë më qartë, ushtrimi i sovranitetit të shqiptarëve bëhet nëpërmjet të zgjedhurve të dalë nga një listë emërore, e përgatitur me kujdes nga një komision psikopatologësh (ky komision është i përbërë nga kryetarët e forcave politike në Shqipëri plus ambasadorët dhe kredincialët që veprojnë në Shqipëri) që në të vërtetë kjo listë ka në të jo njerëz që janë vënë për të përfaqësuar interesat e popullit shqiptarë dhe Shqipërisë, por janë përsona ose një listë e dominuar më shumë me përsona psikopatë dhe me prirje psikopatike, me shkollë e pa shkollë të cilët zgjidhen për të ushtruar pushtetin e tyre ashtu siç dinë ata ta ushtrojnë.
Pra në Shqipëri sundon regjimi demokratik i psikopatëve, ose thënë ndryshe psikopatizmi.
Shqipëria është një rast i veçantë për të bërë studime në fushën e filozofisë politike për të rezultuar se si në një vend mund të funksionojë një demokraci e përfaqësuar, ushtruar e ndërtuar prej psikopatëve!
Pra shqiptari dhe votuesi shqiptarë kur është përballë përfaqësuesve të shtetit shqiptarë dhe përfaqësuesve të institucioneve të tij, shancet më të mëdhaja i ka që të jetë përballë një psikopati me të cilët duhet të ndajë e të qajë hallet e tij, të cilat nuk janë të vogla në këtë vend të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga njeriu (të sunduar nga djajt).
Pra vetëm në Shqipëri shkohet në zgjedhje për të votuar përsonin dhe jo njeriun (këtu s’ka asgjë për tu habitur me ato që ndodhin me kutiat e votave dhe komisionerët e tyre sepse ato janë apstrakte për shqiptarët që kjo i bën që votuesi ta japë votën edhe për një thes mielli).
Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje as nuk bëhen votime, por luhet lojë filxhanash.
Psikopati nuk është njeri por përson aq më tepër kur ai bën politikë sepse nuk arrinë dot të bëjë dallimin e të mirës me të keqen, të vërtetës me gënjeshtrën, të nderit me turpin, të ofertës me kërkesën, të njeriut me plaçkën, të tijës me të tënden, të bukures me të shëmtuarën, dashurisë me urretjen, të pafajshmit me fajtorin, lirisë me robërinë, jetës dhe vdekjes, ai nuk arrinë të dallojë as të bardhën me të zezën dhe ditën me natën, pra ky është psikopati që në pamje të parë të duket si një njeri si gjithë të tjerët, ndoshta edhe më i mirë sepse është i veçantë nga ne në sensin komunë.
Pra në të vërtetë ai është një psikopat, një morbit egocentrik e narcisist që s’ekziston asgjë tjetër në këtë botë përveç vetes së tij.
Reforma zgjedhore shpresojmë që do të jetë një psikoanalizë e shëndoshë për të kaluar në një katarsizëm që Shqiptarët të dalin nga psikoza e humbjes së kontaktit të tyre me realitetin dhe kthimin tek normalja dhe jeta normale.

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s