
Lexova letrën që 40 shoqata kulturore, atdhetare dhe muslimane nga Amerika, që i dërgoni Presidentit të SHBA, Donal Trump dhe qeveritarëve të Shtëpisë së Bardhë.
E kam vlersuar çdo letër që i dërgohet autoriteteve amerikane pas një gjumi të thellë të diasporës përsa i përket çeshtjes kosovare dhe asaj shqiptare, e kamufluar nga fisi partizan dhe kartelet e drogës sororoane e mbi të gjithë projektet naziskine për shuarjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Të gjitha këto vijnë nga vetë shqiptarët dhe nuk na ka faj bota pse ne dimë të zgjedhim të ligun e kriminelin të na drejtoje.
Në lidhjen me letrën mendoj se ishte një letër moralizuese dhe aspak profesionale.
Aty, jo amerikanët, por kushdo do të pyeste po çka duan këta shqiptarët?!
Asnjëherë me të huajt nuk kemi qenë të zgjuar dhe të drejtpërdrejtë.
Psikologjia e shqiptarit dhe mënyra e të shkruarit, siç mendojnë shqiptarët nuk pin ujë në politikën amerikane.
Letra është një kakofoni sa për tu regjjistruar në Shtëpinë e Bardhë, por jo konkrete. Nuk është letër e thjeshtë, por vetëm dëshmon krimet dhe sa liston ato.
Këto janë thënë e stërthënë.
Një letër duhet të shkoje në atë pikë të thotë diçka që nuk e dinë të tjerët, diçka që nuk është bërë publike dhe jo konstatime.
Amerikanëve duhet thënë: “Të dashur miq! Ju na keni besuar e ne nuk kemi ditur të qeverisim! Ju na keni ndihmuar dhe ne me fakte e kemi shpërdoruar!.
Ne shqiptarët në diasporë ju jemi lëpirë udhëheqësve të Kosovës dhe të Shqipërisë, për sjelljen e sistemit sllav dhe komunist në Kosovë e në Shqipëri.
Ne kemi bërë projekte për shitjen e kosovës.
Ne diaspora shqiptare jemi të lidhur, të pakten shumë nga ne me oligarkinë dhe mafien komuniste shqiptare.
Ne kemi përkrahur deri në qelizën e fundit që këtu të ringrihen organizatat e partisë komuniste në Amerikë.
Ne kemi lejuar veprimtarinë rekrutuese e antishqiptare të sigurimit të shtetit dhe të UDB-së jugosllave.
Ne shqiptarët e Amerikës kemi mbështetur samitet e diasporës të organizuara nga parita socialiste dhe me këtë veprim i kemi bërë një dëm të madh unitetit mes shqiptarëve.
40 organizata i kërkojnë llogari Amerikës ndonëse faji është vetëm i yni.
Kam shkruar vazhdimisht për diasporën shkrime të panumërta e 30 libra për këtë gjumë dhe për këtë përçarje.
Më shumë letra mu duk për të përligjuar në mënyrë të kamufluar mos reagimin e diasporës dhe si një përpjeklje politike për të rikuperuan plogështinë e vet si mjet i ruajtjes së emrit pa emër.
Në Amerikë ka 250 shoqata e në Detroit 38.
Nga Detroiti pashë se janë dy shoqata muslimane dhe një e Teqes bekatashiane, ndërkohë që kemi dy kisha të fuqishme katolike, të cilat u harruan bashkë me 35 shoqata të tjera sidomos ajo e Malësisë së Madhe që ka kontribute për Kosovë sa e gjithë diaspora nuk mund të krahasohet me të.
40 demostrata dhe një million dollarë për Kosovën nuk janë pak?!!!
Për mua letrat e nisura pa përmbajtje kanë më shumë qëllime propogandistike dhe për tu mburrur se dikun do tu shënohet emri si patriotizëm kur është vrarë çdo vlerë intelektuale dhe nacionaliste.
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT