
Pas një sëmundje të rëndë, ku dhe kurohej në Itali, është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare, Preng Toma.
Me profesion si mësues fizkulture, Preng Toma, është ndër kontributoret me zë për sportin jo vetëm në krahinën e tij ku ka lindur, Përlat, por dhe për gjithë sportin mirditas.
Për disa vite në mënyrë të sukseseshme ka drejtuar si trajner ekipin legjendë të voleibollit të Mirditës. Ndërkohë në fushën e administrimit, është nga drejtuesit më të suksesshem si kryetar komune në Kthellë dhe më pas ish kryetar i bashkisë në Rrëshen.
Gjithashtu ai ka qenë në instancat drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbetur fort i shenjuar ndër faktorët intelektuale determinate për shumë vite në Partinë Demokratike të Mirditës.
Ndërkohë që ndërtoi një familje model për Kthellën, Rrëshenin e Mirditën duke gëzuar respektin e mbarë mirditorëve.
Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve!
Nga: Gjergj Marku
MEDIA INDEPENDENT