Masakra e Cerrikut nga socialistët ndaj Gardës të Republikës së Shqipërisë

Masakra e Cerrikut

23 maj 1997, Garda e Republikës kishte shkuar për të vendosur rendin ngaqë banda e Cerrikut kishte ngritur postoblloqe dhe gra shtatzanë kishin lindur në postobllok.
Garda sulmohet me antitank. Kjo bandë ishin dega e Partisë Socialiste në Cerrik. Nëse Luiza e Vlorës, deputete e PS, kishte pirë gjakun e Lek Çokut dhe e kishte pështyrë gjakun, Meti i Cerrikut kërkonte djegien e kufomafe të gardistëve. Me të tillë monstra u realizua 1997 e famshme. Gardistit Luan Prenga tregon në dëshminë e tij në gjyq se kjo bandë i dhunoi e i poshtëroi kufomat e gardistëve.
U vranë 6 gardistë: Sali Martini, Besnik Syla, Bashkim Mella, Halit Haxhia, Qemal Mehmeti, Petrit Gjonaj. U plagosën 16 të tjerë: Agron Kuliçi, Vladimir Loka, Petrit Guga, Pashk Doda, Preng Lasku, Ded Mark Gjoka, Dritan Hasani, Pjerin Calaj, Petrit Ndoja, Petrit Nika, Gjergj Gjoka, Fran Skota, Fahri Metaliaj, Agim Biberi, Petrit Gjoka, Gëzim Vela etj.
Sot Shqipëria përveçse në varfëri dhe pasiguri, jeton edhe në gënjeshtër. Manipulohet dhe gënjehet nga rendi që Luizat që PS i bëri deputete pasi thithnin gjak nga plaga e një oficeri të ri të marrë peng dhe e pështynin gjakun (horror). Nxjerrin si luftë çlirimtare 1997, operacionin më të madh agjenturor anti-shqiptar, me qëllim për të maskuar bashkëpunimin e të majtës me lobet anti-shqiptare në Ballkan.
Nderim të gjithë atyre që luftuan për shtetin dhe kundër operacionit anti-shqiptar, për ta djegur Shqipërinë, rrëzuar shtetin dhe për ta kthyer Shqipërinë në parajsë zyrtare bandash dhe krimi.

Nga: Indrit Vokshi
MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s