Ja me çfarë na ka qeverisur Shtatë Vjet rrjesht Edi Rama

Av. Ndre Molla

Qeverisë së propagandës po i vjen fundi… Ja me çfarë na ka qeverisur Shtatë Vjet rrjesht Edi Rama:
« Saliu, Saliu, Saliu »
« Rrugë, rrugë, rrugë »
« Droga, droga, droga »
« Krimi, krimi, krimi »
« Shpifje, shpifje, shpifje »
« Dhuna, dhuna dhuna ».
« Teatri, Teatri, Teatri »

Dhe të gjitha këto i mbrojti për 7 vjet me trefjalshin:
Burg, Burg, Burg », për fukarenjt e kundërshtarët.
Këto janë 7 trefjalëshat plus 1, që kanë shoqëruar për 7 vjet Edi Ramën në propagandën e mashtrimit dhe të luftës kundër të vërtetës në këtë vend. Sot e pranoi edhe Ambasadorja e SHBA-së mashtrimin e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi.
Në fakt në këto 7 hakërrime plus 1, gjenë thelbin e qenjes dhe të suksesit të tij politik 7 vjeçar.
Por, nuk është ky problemi që dua të theksoi. E kam hallin tek djallëzia që fshihet pas çdo trefjalëshi, në dukje të thjeshta:

1. »Saliu, Saliu, Saliu » Djallëzisht e skuthërisht e përdorte dhe e përdor, edhe si konotacion fetar dhe krahinor, duke mos u ndalur para asgjëje për pushtet, sa që një ushtar i tij mediatik pat thënë « të bashkojmë të gjithë qelbësirat për të rrëzuar Saliun! ». Sigurisht se qeverisja 8 vjeqare e PD-së meritonte të largohej, pasi mandati i dytë rezultoi jo i suksesshëm.

2. »Rrugë, Rrugë, Rrugë » si luftë kundër suksesit më të madh të qeverisë Berisha me 10 mijë km rrugë të asfaltuar në 8 vjet qeverisje. Madje, arriti deri aty sa paturpësisht, anatemoi, sulmoi e pengoi, sa mundi edhe investimin më të madh në histori të shqiptarve pas pavarësimit « Rrugën e Kombit ». Sapo erdhi në pushtet u vendosi shqiptarëve traun në mes.

3. »Droga, Droga, Droga », tallej me realitetin e tmerrshëm të kanabizimit të vendit. Avionët e drogës i përqeshtë si « mushkonja » të opozitës.

4. »Krimi, Krimi, Krimi » ka qënë tallja më e rëndë që ka bërë me shqiptarët ky kryeministër gangster. Kjo është shprehje e realitetit se ka ardhur si kreu i bandës, e jo si lider politik të qeverisi vendin. Mbushi parlamentin dhe institucionet e shtetit me kriminelë ordinerë.

5. »Shpifje, Shpifje, Shpifje » lëshohej pas çdo akuze për aferat e tmerrshme korruptive me PPP-të dhe grabitjen e pronave publike.

6. »Dhuna, Dhuna, Dhuna » tallej me gazetarin Alfred Lela të dhunuar nga policia e paidentifikueshme.

7. »Teatri, Teatri, Teatri » u hakërrye kundër artistëve, mashtroi gjithë kohën e gjithë botën, po kulla, jo kulla, rrahu protestues, e si bandit shkatërroi një vlerë kombëtare të pazëvendësueshme.
….
Diktator tipik që i pëlqen vetja, vuan nga deliri i madhështisë(a nuk thoshte se unë jam fati juaj se do kishin vdekur 18 mijë nga virusi?),
Asgjë nuk pranon. Çdo gjë të kundërshtarit e tallë, përqesh, mohon, sa që u desh ti shtronte bythën Fred Lela për ti plasur syve dhunën policore. Sepse diktatorët janë armiqtë e të vërtetës, janë filozofia e drejtimit dhe qeverisjes me anë të pavërtetës, me anë të mashtrimit dhe të frikës me « burg, burg, burg ». Po i lëmë mënjanë premtimet planetare të 300 mijë vendeve të punës etj.
Po bëhen 7 vjet që sundon duke sulmuar të vërtetën dhe duke mbrojtur gënjeshtrën. Dhe sa herë përballet me të vërtetën, është gati të shtrihet përdhè si viktimë. Dhe ka patur sukses.
Por shembulli më i mirë se ka ardhur dhe qeverisur si mashtrues është pushteti mediatik që zotëron personalisht, duke blerë, shantazhuar e mbyllur medja. Qeveria e vërtetë ishte e është pas kuintave në popagandimin e gënjeshtrës dhe relativizimit të së vërtetës.
Tashmë e din edhe vetë kryemashtruesi se i ka ardhur dita e gjykimit popullor, sado të vjellë kundër të vërtetës. Prandaj u çmend mbrëmë duke ju drejtuar tre gazetarëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit « Hëëë, Qenër, Qenër, Qenër! »
E ka thyer qafën me aktin banditesk të shembjes së Teatrit Kombëtar, vazhdon rrokullisjen me këmbënguljen e Liderit të Opozitës Lulzim Basha për të përfunduar me çdo kusht Reformën Zgjedhore, edhe duke pranuar ndryshimin e sistemit. Uji po i thahet me shpejtësi këtij Peshkaqeni dhe rrjeta e Drejtësisë së re e pret të Mulliri.

FUNDI I MASHTRUESVE E HAJNAVE ËSHTË NË PRAG!

Partia Demokratike, si parti e themelimit të historisë demokratike, duhet përsëri të jetë e vlerave intelektuale, konservatore e kombëtare themeluese dhe ti përkasi realisht këtyre vlerave. Ti krijojë mundësi qytetarëve të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre me votë të lirë. Duhet ta ndryshoje sistemin zgjedhor. Sepse është momenti i saj. Është parti e vlerave politike e kombëtare dhe kështu duhet të sillet. Edhe lideri i saj është një europianist modern. Lulzim Basha ka kohën e tij politike, i përket brezit të ri të politikanëve, i përket rinisë garanton lidership në PD dhe në qeverisje.

Nga: Av. Ndre Molla
22.05.2020
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s