
Zef Kol Ndoka (Zefi i Vogël) lindi në vitin 1883 në Moglic afër Gjakoves, origjina e tij ishte nga Shengjin i Bajrakut Fanë të Mirditës.
Zefi i Vogël ishte luftëtarë dhe komandant, ai luftoi me Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe të tjerët që përkrah tyre ishte udhëheqës i Revoltës Shqiptare të vitit 1912.
Me 12 gusht 1912 Zefi i Vogël, Mehmet Shpendi dhe Bajram Daklani ngritën flamurin Shqiptar në Shkup.
Pas datës 12 Gusht donëse Princi i Mirditës Preng Bib Doda me forcat e tij po luftonte në dy fronte kundër osmanëve në Lezhë me marrë Kalanë dhe kundër forcave serbo-malazeze në Hot e Grudë, nisi forca të tjera të Mirditës për në Shkup dhe e mbajtën Shkupin e çliruar.
Pas pavarësisë shqiptare të vitit 1912, ai bashkë me Bajram Currin menjëherë filloi të luftonte kundër Mbretërisë së Jugosllavisë në mënyrë që të bashkonte Kosovën me Shqipërinë.
Luftën e vazhdoi dhe në vitin 1920 kundër forcave serbo-malazeze për çlirimin e Kosovës.
Zefi i Vogël u vra në vitin 1924 në pabesi nga Azem Bejta (Galica) i cili ishte duke kaluar Drinin e Bardhë bashkë me përcjellsin e tij Sokol Palin që dhe ky mbeti i vrarë.
Azem (Bejta) Galica një vit para vrasjes së Zefit të Vogël me datën 22 janar 1923 në zonën neutrale të Junikut ka vrarë dhe Beqir Vokshin e për atë nuk ishte vrasja e parë që kryente ndaj atdhetarëve Shqiptarë.
Pas vrasjes të Zefit Vogël u pushuan së ekzistuari qetat kryengritëse Shqiptare deri në luftën e dytë botërore.
Zefi ishte një nga figurat kryesore për tubimin e malësorëve shqiptarë të Gjakovës dhe Mirditës kundër Perandorisë Osmane.
Sot ai është një figurë e nderuar në mbarë Mirditën.
Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT