Vetëm 200 burra Mirditor mjaftojnë dhe Shkupi çlirohet nga sllavo-maqedonasit

Leon Molla, Gazetar

Vetëm 200 burra Mirditor mjaftojnë dhe Shkupi çlirohet nga sllavo-maqedonasit, përndryshe Ilirida gjithmonë ka për të mbetur nën terrorin maqedonas.
Arsya se pse Ilirida do mbetet përjetë e pa çliruar është se më në Iliridë nuk ka guximtarë dhe me ndjenja të pastra Atdhetare për shkak të propagandave dhe pagesave të fshehta nga ana e sllavëve dhe influencës turke duke i asimiluar dhe duke iu bërë shpërlarje truri nëpërmjet religjionit që tashmë janë bindur se më rëndësi ka besimi se Atdheu.
Mjer Ilirida dhe brezat që do vijnë pas, sepse do të asimilohën të gjithë në përgjithësi duke mos u identifikuar më si Shqiptarë, pasi atje në tokën e Shejtë të Iliridës nuk ka më Atdhetarë që të jetojnë me ndjenja të pastra prej Shqiptari në tokat e tyre stërgjyshërore, por shikojnë vetëm religjionin dhe pjatën e groshëve që të mbushin barkun, fatkeqësisht kaq atyre iu mjafton dhe e mbyllin gojën!
Me 12 gusht 1912 Zefi i Vogël i Mirditës bashkë me 200 Mirditor pas një beteje të gjatë dhe të përgjakshme me sllavo-maqedonasit arriti të çliroje Shkupin dhe të ngrije flamurin Shqiptarë, sepse beteja e Mirditorëve atje në Iliridë ishte për Shqiptari, pa tradhëtira të brendëshme dhe pa interesa përsonale.
Ku ti gjejmë më këta burra fisnikë?!
Dhe ata që ishin më pas u vranë nga vetë Shqiptarët të paguar nga armiqt tonë shekullorë.
Mjer Ilirida që jo vetëm po humb përfundimisht lirinë e saj, por po asimilohet duke mohuar dhe origjinën e të qënit Shqiptarë.
Eh një ëndërr që gjithmonë më ka trazuar gjumin, por me sa duket do mbetet një ëndërr e keqe për gjatë gjithë jetës time, pasi në Iliridë nuk ka më burra, por shakllabana të fshehur nën rrëgosën e tyre dhe të përlyer turinjsh në tepsinë e bakllavasë e gjysmë të ngopur me pjatën e groshëve.

Nga: Leon Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s