Shtatë Shoqatat nëse nuk ndihmojnë dot, të mos ngatërrojnë

Av. Ndre Molla

Diçka rreth një propozimi të 7 shoqatave të përndjekurish politik, për të zëvendësuar z. Çelo Hoxha si Kryetar Ekzekutiv i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, me të propozuarin e tyre. Për mua është keqardhje e madhe dhe tregon se ku janë katandisur këto shoqata.
E kam thënë edhe herë tjetër, se krijimi i disa shoqatave të përndjekurish politik, ka qënë njëra prej pengesave më të madhe për realizimin e interesave të kësaj shtrese të margjinalizuar, sigurisht i nxitur nga politika, por edhe nga egoja për karrike. Ka qënë thika pas shpine që ja ngulën interesave të kësaj shtrese, që në krye të herës kryetarët, edhe për interesa krejt personale.
Të kthehen në lojën e persekutorve duke goditur njëri-tjetrin, me demek e drejtë demokratike… karrikesh, është e turpshme, e pamoralshme, punë skutash, për të mos thënë më keq akoma, që më dhemb shpirti ta them…
Çelo Hoxhën nuk e njoh personalisht, por kam ndjekur qëndrimet e tij publike dhe botimet, në lidhje me qëndrime që ndajnë të majtët nga të djathtët. Madje ka patur sulme të mëdha nga shpura politike e sigurimit të shtetit. E sot, vjen propozim-mbeshtetja e këtyre sulmeve, e shtatshes për ta shkarkuar dhe zëvendësuar. Se përse duhet zëvendësuar z. Çelo Hoxha nuk e thonë. Këtë ja kërkojnë Bordit për ta përcjellë tek Gramoz Ruçi dhe Spartak Braho!!! Po turp a keni ju?
Sipas jush, për të drejtuar këtë institut duhet të jetë biri i një ishpartizani edhe të dekoruar nga Enver Hoxha, edhe të burgosur nga Enver Hoxha. Kam respekt për cilindo që vuajti padrejtësisht në atë regjim gjakatar.
Por, nëse kjo shtatshe ka këtë kriter qesharak se babai i z. Kati paska qënë edhe partizan edhe i burgosur, të propozoje t’birin e Mehmet Shehut, mbesën e Beqirit, këtë birin e Çakos e si këta. Sepse shkon mirë kjo punë: edhe komunist, edhe antikomunist, edhe i dekoruar edhe i burgosur. Dmth: edhe mutmuti (më falni për shprehjen) edhe antikomunist. Kjo nuk ka pikë lidhje me personin, se nuk kam asnjë njohje e mund të jetë dhumë i nderuar, por thjeshtë me argumentin që kanë përdorur në shkresën drejtuar Bordit të Institutit.
Unë shpresoj që në atë post të mos shkojnë persona që i rekomandon skutave Spartak Braho me shokë, siq përflitet. Por të mbështetet fort Çelo Hoxha, edhe për faktin se po sulmohet prej shpurës së persekutorve në parlament, një person i vendosur, i ditur, i guximshëm e antikomunist, jo i rënë nga fiku.
Kam respekt për grupin e Institutit dhe shpresoj se nuk do të bien prè e provokimeve të Shoqatave të Kryetarëve. Këto shoqata, nëse duan të luajnë ndonjë rol, të mbledhin kujtime, të tregojnë me shkrim vuajtjet e tjetrit, e të mos luftojnë si tash 30 vjet për t’parllëk.
Poshtë Komunizmi, nuk është thjedhtë një shprehje dufi. Aq më tepër për ne bijtë e bijat e të pushkatuarve, të burgosurve, të internuarve e të vuajturve nga regjimi. Por është, ma sëpari krenari për paraardhësit tanë, është qëndresë për të bërë realitet idealet për të cilat u sakrifikuan, pa u keqpërdorur kundër njëri-tjetrit.

Nga: Av. Ndre Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s