PLL gjithmonë në shërbim të Kombit, shembull i mirë për mbarë opozitën

Sokol Nela Kordinator i PLL për Diasporën, Leon Molla Kryetar i PLL Francë, Skënder Zogu nip i Mbretit Zog-I dhe Senator i përhershëm i PLL Francë, Shpëtim Axhami Kryetar i PLL Shqipëri

Partia Lëvizja e Legalitetit është një nga partitë e para në Shqipëri e cila është një parti nacionaliste që gjithmonë ka punuar për bashkimin e trojeve shqiptare, poashtu dhe gjatë regjimit komunist, (OKLL) PLL ka kontribuar jashtëzakonisht për qështjen e Kosovës dhe rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Sot PLL është e vetmja parti politike opozitare që duhet të marrin shembull dhe partitë e tjera si në bërjen e politikes, poshashtu dhe në mënyrën e zgjedhjeve brenda partisë.
Partia Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri gjithnjë ka mbajtur lidhje të ngushtë me diasporën dhe për 70 vjet vijon të qëndroje aktive në diasporë.
Me datën 16 tetor 2019 u zhvillua një takim në Francë me Z. Skënder Zogu, Z. Leon Molla dhe Z. Shpëtim Axhamit Kryetar i PLL për Shqipërinë i shoqëruar nga Legalistët e Belgjikës të kryesuar nga Kordinatori i PLL për diasporën Z. Sokol Nela, Z. Mevlan Koka etj.
Për disa orë diskutuan rreth situatës politike në vend si dhe për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PLL Francë.
Me propozim të Z. Skënder Zogu dhe me këshillimin e pëlqimin e Z. Hylli Spahia, Z. Patrice Najbor (i cili ndërroi jetë me 5 maj 2020) dhe Z. Mehmet Nergutit) propozoi për Kryetar të PLL Francë Z. Leon Molla.
Kryesira e PLL Shqipëri miratoi propozimin e Z. Skënder Zogu dhe konfirmoi Z. Leon Molla për Kryetar të PLL Francë.
Për një kohë të shkurtër Kryetari i ri i PLL Francë Z. Leon Molla me datën 24 dhjetor 2019 zhvilloi një mbledhje me komunitetin shqiptarë të cilët caktuan mbledhjen e radhës pas 6 ditëve, konkretisht me datën 30 dhjetor 2019 për zgjedhjen e kryesisë së PLL Francë.
Me datën 30 dhjetor 2019 u zhvillua mbledhja për zgjidhjen e Kryesisë PLL Francë, Kryesia u njoh me detyrat e ngarkuara për aktivitetin e tyre politik që do të bëjnë në Francë brenda rregullave të Statutit, gjithashtu u zgjodh N/Kryetari, Sekretari, anëtarët e kryesisë dhe Senator të Përhershëm Nderi Z. Skëndër Zogu, Z. Hylli Spahiu, Z. Patrice Najbor (fatkeqësisht ndërroi jetë me 5 maj 2020) dhe Z. Mehmet Nerguti.
PLL në organizimin e saj ka qenë gjithmonë i kujdesshëm duke respektuar rregullat.
Takimet e kryesisë dhe mbledhjet me komunitetin Shqiptarë në diasporë kanë qenë gjithnjë tema e diskutimeve në lidhje me qështjen Kombëtare, është diskutuar për fatin e Shqiptarëve që ndodhën jashtë territorit të Shqipërisë ku ç’do ditë terrorizohen dhe iu mohojhet e drejta nga Serbët, Malazezët, Maqedonasit dhe Grekët.
Kjo forcë politike kryesisht në diasporë do të vijojë të ngrejë zërin për qështjen e Kombit Shqiptarë dhe të punoje e luftoje për një Shqipëri të Lirë Etnike, dhe Demokratike.

Nga: Përparim Mena
N/Kryetari PLL Francë

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s