
Konstantini XI ishte Perandori i fundit i Bizantit.
Vdekja e tij përshkruhet si heroike.
Ky nuk donte që emeri i tij në histori të ngelet si ai që braktisi Kryeqytetin, Konstantinopojën.
Qëndrojmë në rrethanën historike ku Bizanti ishte në prag të rënies dhe i kërcënuar rëndë nga P.O pavarësisht vërsuljeve të mëdha të Osmanëve Qyteti rezistonte ku përball kishte mbi 100 000 osman me një artileri moderne shumë efikase.
Gjatë rrethimit të fundit ballafaqimi ishte shumë i çkuilibruar dhe ndihmat perëndimore shumë të dobëta kështu që qyteti bie në mënyrë të pashmangshëm në duart e Osmanëve.
Duke e parë që humbja ishte faktuale pak minuta përpara Konstantini XI kryen një meshë të fundit duke u lutur dhe kërkuar faljen e mëkateve të tij dhe duke i kërkuar falje atyre që ka mundur të lëndon… përshëndetet me familjarët e tij dhe ngritet sipër afër fronit heq veglat e tij mbretërore dhe vërsulet në betejë si një ushtarë i rëndomtë.
Vdes me dinjitet në betejë.
Nga: Agon Dragoi
MEDIA INDEPENDENT