1974 Maj 1984: Muaji Maj, muaji i revoltave kundër diktatures

Burgu i Spaçit, Mirditë

Kujto mos harro, ndryshe…përsëritet Spaçi!
Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë burrat, të cilët për atdhe dhe për liri sakrifikuan gjithçka.
Revolta e Spaçit dhe ajo e Qafë-Barit, në ditë të njëjta por vite të ndryshme, ndodhën pikërisht kur diktatura komuniste e kishte zhytur Shqipërinë në një izolim të madh totalitar.
Ato ditë lirie të revoltave, themelet e diktatures u tunden tmerrësisht dhe në këto ditë, të burgosurit për liri u ndjenë të lirë duke thirrë me zë të lartë, poshte komunizmi, Shqipëria do Europën dhe perendimin, poshte ylli mbi flamurin kuq e zi.
Prej tyre, 4 heronjtë martirë të Revoltës së Spaçit, Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja etj, treguan se shqiptarët nuk pajtohen me dhunën, me diktaturën komuniste dhe me çfarëdo lloj regjimi që kërkon t’u heqë atyre lirinë.
Në përvjetorin e Revoltës së Spaçit, ish-të burgosurit politikë me 22 Maj të 1984 u ngritën sërish në revoltë në burgun famëkeq të Qafë-Barit.
Të burgosurit politikë po e mposhtnin me qendresën e tyre diktaturën komuniste.
Revolta e Spaçit dhe ajo Qafë-Barit, ngelen shembull i atdhedashurisë dhe frymëzim për të mos u bashkuar kurrë me padrejtësinë dhe diktaturën.
Shqiptarët, kundrejt vuatjeve diktatoriale 50 vjeçare dhe në kujtim e nder të martirëve të këtyre dy revoltave, duhet të vlerësojnë rëndësinë e lirisë, të jenë të kujdesshëm dhe rezistent, që diktatura dhe komunizmi të mos përsëriten më kurrë për kombin tonë.
Lavdi martirëve të lirisë.

Nga: Shpetim Axhami
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s