
A nuk mërziteni me mua ju lutem! Se po flas edhe unë! Pavarsisht se nuk di sa ju.
Pavarsisht se Ora më ka ngelur në Gomone…
Po flas vetëm për ngjarje të vogla, aq sa e kam trunin që deomos e dini.
-Ja një ngjarje e vogël…
Kërkojmë që Demokracia Shqiptare të na kthehet.
-Na paska ikur Emigrant në Greqi.
Kërkojmë që Demokracin Shqiptare të na e sjell Greqia, apo të na kthej fjalën « Demo-crasi » që na e kanë vjedhur neve, po neve Pellazgëve.
Po këtë demokracia do na vije me një fjalë tjetër me fjalën « nea », po për ju të padidshimit Nea do të thotë e « Re », pra do kemi një Demokraci të Re, që do na sjell pikerisht Partia në Pushtet e Micotaqit, jo e Plakut Miciotaqit se ka vdek, ku Berisha çau me lot në publik për të mirat që i bëri popullit Shqiptar ju kujtohet 1994 dhe pikat e Barba Micotaqit. -që u zbatuan një për një.
Po, po është kjo Parti e njëjta e pati e bija dhe tani i a kaloi vllait që në greqisht i thërrasin « pali-kari » që nuk ka ndonjë ndyshim si Pali-Miska ynë për ta kuptuar, se këta vëllezërit tanë Pellazgë Partin e kanë si trashgim dhe ja kalojnë bijve të tij.
Kulturë Ballkanike dhe diçka i është kërkuar të nderuarit Berisha nga…
I Riu Micotaqi me Partin e Demokracia e Re do na sjell një Republikë të Re.
Gëzohuni Shqiptar se ja kemi ku marrim shembull, je ku e kemi komshin tonë.
Mjaftojm të ngrejmë kokën sipër gardhit.
Jo more jo se kokën me ngrit neve ta harrojmë se do na lë kush dhe kjo as nuk e presim…
Ja do të na hapet edhe rruga për në Europë jo direkt pasi ju e dini se është larg po me një ndales të vogël në Athinë…
Do na vijë keq për komshiun tjetër në Veri se do na mbarojë dashuria, sidomos për Vuçiçin.
Po kështu e ka jeta apo demokracia « alla Shqiptarqe », kur vjen e « Majta Shqiptare » në Pushtet që zakonisht udhihqet nga jugorët lidh pushtetin me komshijt tanë Verior.
Ndërsa kur vjen kjo e « Djathta Shqiptare » që udhëhiqet nga Konservatorët Verior e lidh pushtetin me Komshijnt tonë të Jugut.
-A dini këtë fenomen ju « anal-istet » Shqiptar, apo ka vite që thojni ju?
Nuk dua të ju merzisë, me pas jeni me dhimbjen e humbjes se « Teatrit », dhe unë mendova të sjell një pjesë teatrale nga « Politika Shqiptare ».
Nga: Jurgen Vladi
19 Maj New York
MEDIA INDEPENDENT