Flet djali 15 vjeçar që u dhunua dhe u arrestua nga policia

Sarandi Çobo

Punonjësi i policisë që shihet në këtë video teksa qëllon një 15-vjeçar që kishte thyer rregullat e karantinën, është pezulluar nga detyra. Edhe 3 kolegët e tij që kanë shoqëruar adoleshentin në komisariat po hetohen nga Drejtoria e Standardeve mbi veprimet e tyre gjatë shoqërimit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes pranë liqenit artificial në kryeqytet rreth orës 16 e 45 minuta. Sarandi Çobo, ka qenë duke lëvizur me biçikletë jashtë orarit kur është ndaluar nga policia.
Në një interviste për Tv Klan ai tregon versionin e tij për ngjarjen.
“Dola xhiro nga liqeni me shokun tim. Kur u përballa me policinë iu thashë se kisha humbur rrugën, dhe në momentin që më ndaluan kisha frikë se mos më merrnin biçikletën se nuk ishte e imja. Jam shumë i hutuar dhe nuk mbaj mend shumë gjëra”.
Policët nuk i kanë besuar versionit të humbjes së rrugës dhe për këtë arsye e kanë ndëshkuar administrativisht. Nëna e adoleshentit, teksa tregon fotot me shenjat e dhunës, thotë se veprimet e policëve janë të patolerueshme. Ndaj kërkon drejtësi.
Pak ditë më parë ndaj disa drejtuesve të policisë u morën masa për lejim të qytetarëve në kodrat e liqenit jashtë orarit të lëvizjes. Për rastin reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se dhuna është fytyra e shtetit të Ramës dhe oferta e tij e vetme për njerëzit.

Nga: Tv Klan
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s