
Hup, hup se të hupa, fësht, fësht me thikë, tung me sqeparë dhe njerëzit prezent që ndodhen duke ndjekur këtë ceremonial përsërisin me zë, hup, hup se të hupa që të kujton në një farë mënyre « korin e zhavabe të Aristofanit », ceremonial që përsëritet tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme.
Me të vërtete ky është një recital shamanist me një rezultat të plotë shërues të Lungës, për ndryshe rrofshin andibiotikët, ndoshta nganjëherë duhet edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Intervenimi shamanist kundër Lungës (këtu nuk bëhet fjalë për proçesion shtrigash dhe as fallgjoresh) realizohet duke vënë në përdorim disa instrumenta ku më kryesori është « formula sekrete e komunikimit të shamanit me Lungën »,një copë thëngjill (qymyr druri), një thikë dhe një sqepar (teskë) dhe i sëmuri me Lungë.
Proçedimi është i thjeshtë.
Proçedimi është i thjeshtë: Shamani e shkruan Lungën duke vënë mbi të një kryq të zi (disa preferojnë x-in) dhe godet tokën me teskë duke thirrur: Hup, hup se të hupa, pastaj me thikë bën kryqin simbolik ose x-in, fërsht, fërsht me thikë dhe godet tokën, hup, hup se të hupa, të njëjtën gjë bën edhe me teskën, hup, hup se të hupa, duke goditur gjithmonë tokën (mesa duket toka është mbartësja e të gjithave) dhe të gjithë që ndodhen aty ndjekin shamanin duke thirrur: Hup, hup se të hupa, vetëm të sëmurit nuk i ndjehet zëri sepse është i sigurtë se shërimi i tij do të jetë i shpejtë dhe i plotë.
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT