Krimet e Mehmet Shehut dhe letra dërguar diktatorit Enver Hoxha

Mehmet Shehu (1913-1981)

Me draper e çekan në ballë, me shallin e kuqe të pionerit për qafë. Luftëtar i Spanjës, vetëm ca nga krimet e tij të bëra gjatë dhe pas luftës. Në shumë raste të urdhëruar nga Dushan Mugosha.
Brigada e Parë Sulmuese, me në krye Mehmet Shehun, që shkaktoi këtë masakër, pas një sulmi ndaj forcave nacionaliste, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, në afërsi të Lushnjës, te kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem tetor 1943.
Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 67 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese (duke ju thënë me mirë behem derr se sa komunsit), dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëve si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës”,
Mjafton të përmendim mësymjet dhe masakrat e Brigadës I S në Dukat të Vlorës, me urdhër të Dushan Mugoshës, nëntor 1943, masakrën e Martaneshit, mars 1944, masakrën në Starovë me urdhër të Enver Hoxhës, prill 1944, masakrat në Mirditë, Dibër (Sinë), Mat, Dumre në vitin 1944, masakrat në Malësinë e Madhe dhe Kelmend në janar-shkurt të vitit 1945, e kështu me radhë gjatë gjithë luftës civile 1943-1945, por edhe pas saj.
Me 9 gusht 1949, pas vrasjes së Bardhok Bibës në Mirditë, Mehmet Shehu kishte dhënë urdhër për të kryer një masakër, në formë hakmarrje. Telegrami i dërguar prej tij nga Rrësheni, në adresë të Enver Hoxhës vetëm dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, zbulon aksionin e paprecedentë që komunsitët do të kryenin në 24 fshatra të Mirditës.
Listat e arrestimeve ishin gati. Madje, Mehmet Shehu kishte bërë kategorizimin në tre grupe, ku veçonte se cilët do të pushkatonte, cilët do të burgoste dhe cilët do të çonte në internim.
Do të arrestojmë 132 mirditorë, 31 prej të cilëve do të pushkatohen me urgjencë, 84 do të burgosen e 17 të tjerë do të dërgohen në internim » shkruante Mehmet Shehu për Enver Hoxhën, për masakrën e tmerrshme që do ta kryente vetëm pas dy ditësh.

Nga: Ergen Alia
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s