Guri prehistorik i gjetur në Xhuxhë të Mirditës nis të « flasë »

Guri prehistorik Xhuxhë, Mirdi

Kanë kaluar shumë muaj nga gjetja e Petrogramës në Xhuxhë (Gjugjë) siç flitet në gjuhen e popullit, dhe asgjë nuk thuhet dhe as shkruhet për këtë gur…
Entuziasmit të parë po ja lë vendin harresa, mbase mos dija, mos vullneti. Sa herë hymë në faqe interneti kërkojmë, mbase kemi ndonjë lajm të mirë për këtë gurë, por në faqet e gazetave tona gjejmë vetem shkrime, se si organet vendore janë zënë me banorët, “jo do rrijë guri këtu, jo do shkojë në Tiranë etj”. Shohim që perfundimisht Guri është vendosur në Muzeumin Kombëtar të Tiranës.
Ai Gur qe me fat që u vendos aty, sepse nuk pati fatin e ikonave, ose të materialeve që shpesh herë u vodhën gjatë shekujve nga ushtri të huaja, nga persona të veçantë, nga qeveri duke i kthyer në vepra kulturore të shteteve ku shtegtuan, duke i bërë pjesë të historisë së këtyre shteteve dhe duke na lëne lakuriq, duke kërkuar të na linin pa një identitet, biles dhe pa gjurmë, pa një alfabet tonin në shekuj, kur ne sigurisht jemi pjesë e familjes së madhe Europiane dhe asaj të vogël Mesdhetare dhe ku kontributi i dhenë nga Pellazge–Ilirët për popujt që i rrethonin është shumë i madh.
Patriotia e nderuar, Nermin Vlora ia kushtoi një pjesë të jetës së sajë kërkimeve duke i dhenë një vleresim shumë të madh gjuhës shqipe si nënë e gjuhës Etruske, me gjetjen e fakteve të pakundërshtueshme duke përkthyer gjuhën etruske, ku asnjë tjetër në shekuj nuk kishte arritur t’a përkthente, ashtu thjeshtë, me anë të gjuhës shqipe të ditëve të sotme…
Ka ardhur koha të tregojmë, jo për mendjemadhësi e me mendjemadhësi, por me fakte, me dokumente që jemi populli që i dhamë Europës qytetërimin, që i mësuam bujqësinë, që i mësuam inxhinierinë, jo me luftë por me dije, për këtë o sot o kurrë duhet të jemi një ushtri intelektualësh që duhet të luftojmë, të flasim, të tregojmë, pa pas frikë një histori që na u vodh për mijëra vjet.
Ska rendësi ku jetojmë, rëndësi ka të punojmë fort, së bashku dhe teknologia na vjen në ndihmë. Të shkëmbejmë mendime, të shkruajmë, të marrim e japim informacion në kohë rekord me persona që respektojnë shqipen anembanë botës.
Mahnitesh nga Guri i gjetur në Gjugjë (vendasve nuk u pëlqen kur shqiptohet Xhuxhë sepse ata e lidhin me fjalën Gjergj) që dikush e quan faqe libri sepse, të parët tanë shkembinjtë i përdorën si faqe librash për të na i lenë trashëgimi, por më shumë duket si një testament, si një mesazh i lënë në shekuj, ku na kujtohet; se këtu jetohej, punohej, luftohej e sakrifikohej e na tregohet me anë edhe të këtij Guri se kush ishim.
Nuk duhet të presim të gjejmë te tjerë libra, nuk duhet të presim që dikush do vijë e të punojë për ne për të përkthyer Petrogramën, nuk duhet të presim studiues nga jashtë. Sigurisht ballafaqimi duhet të jetë konstruktiv por, s’duhet të na i perkthejnë ata, se ata i perkthejnë gjetjet në vendin tonë në gjuhët e tyre,ose në gjuhët me histori më të njohur nga ajo e jona, përderisa këto piktograme janë gjetur në trojet tona, në vende ku flitet shqip, ata duhet të flasin vetem shqip. Me të huajt të konsultohemi por vetëm mbi kohët, duke bërë krahasime, sepse guri i shkruar sigurisht u gdhend në atë epokë, ku shkruhej në këtë menyrë.
Malet tona nuk duhet t’i vleresojmë vetem për bukurinë natyrore, jo vetem për mineralet që mbajnë, por dhe shpellat e guvat që të parët tanë i përdoren si biblioteka të lashta, ku kishin kullat shtëpi, fortesa e kështjella që në rast nevoje terhiqeshin brenda tyre për t’u mbrojtur nga pushtuesit në shekuj. Jemi me fat që kemi vende historike, ku na presin vetëm t’i zbulojmë .

Xhuxha e maleve (Gjugja)
Dashamirësi i kulturës, patrioti e krahinës së vet, promotori i këtij muzeu natyror banor i Gjugjës, Frrok Bardhi, shpesh herë gjatë intervistave që atijë i janë bërë, ai mes lotësh e mallengjimit tregon: “Guri është i rendë jo vetem nga pesha fizike por, i rendë në peshë, për atë që do të na tregojë e do ju tregojë shekujve, sepse është i mbushur me histori dhe ka shumë për të folur.”
Frrok Bardhi, patrioti që bëri publik “Gurin e Xhuxhës”
Pasi tregon se në momentin e gjetjes së Gurit (ai ndodhej në Kosovë dhe Kosoven ai se ndan nga Shqiperia, sepse shumë nga bashkfshatarët e Frrokut për motive të ndryshme u shpërngulen në Kosovë ndërmjet tyre dhe Paqtori Anton Çeta ) Frroku dyshonte, se Guri do zhdukej jo aq shumë se mund të vidhej por, më shumë se mund të prishej e shkatërrohej , edhe nga agjentë atmosferikë edhe jo të gjithë njerëzit kanë atë sensin e lashtësisë dhe jo të gjithë janë të lidhur me kulturen e artin e trashëgiminë. Për këtë ai menjëherë lajmëroi pothuaj tërë shtypin shqiptar nëpermjet, telefonatave, publikimeve online, duke u lutur që ky gur të dëshifrohej pak a shumë sepse ishin bashkëvendasit e tijë që i dhanë pothuaj mandatin, që të prezantonte gurin nëpër masmedie.
Gjatë shumë intervistave të bëra, por dhe bisedimeve private të bëra me Frrokun, diçka që të bën shumë përshtypje tek ai, është se asnjëherë nuk e quan Gurin, si gjetje private edhe pse është i vetmi person që të pergjigjet ne çdo moment. Për këtë ai shumë shpesh kontaktohet nga shumë persona brenda e jashtë Shqipërise, te cilët pyesin për fatin e Gurit… Gurin Frroku e quan të shenjtë, dhe për këtë arriti të mbledhë gjithë Fiset Xhuxhës, duke ju drejtuar Ipeshkvit të tyre, udhëheqesit shpirtëror të popullit të Mirditës, por dhe i dëgjuar dhe i mirëpritur nga ky popull ashtu siç e ka zakon Mirdita, që për fe, është një nga krahinat më besimtare të Shqipërise, Monsinior Gjergj Meta, i cili iu gjendet afër në çdo moment besimtarëve, biles dhe duke e bekuar Petrogramen e çmuar të Xhuxhës.
“Nuk gjendet guri këtu rastesisht”- thote Frroku –” sepse cdo toponim këtu tregon lashtësi.” Rreth 200 metra në lindje Gurit, gjendet Kodra e Kuvendit, dhe siç do e shohim më poshtë me të vërtetë ky Gur është i lidhur shumë ngushtë me Kodrën e Kuvendit jo vetem nga distanca, por nga ajo që është shkruar mbi këtë Gurë. Shpella Manec 259 metra në jug të sajë, tek ujëvarat poshtë Përroit të Xhihës, Fortesa ose Shpella e Batos., Pastaj kemi Shna Premten ( Veneranden) kishen e vjetër me të cilen e lidh dhe një histori e vjeter e fisit te Frrok Bardhit), Gjroptë (Gropat e Gjurrve ose Gurrave-Burimeve) 500 metra larg saj. Përseri Shpella e Gjurrve (gurrave) ku marrin ujë tokët e quajtura Bizhzaret , nga ku dhe lagjja Birzhez merr emrin”.
Frroku jep me shumë detaje duke kujtuar, Rrethin e Qytezës, Trosen (Sofren e Lekës, (pak më e re në kohë sepse aty thuhet se mbidheshin Dukagjinët në kuvende) një sërë toponimesh të hershme që tregojnë që ai vend është i banuar prej mijëra vjetësh dhe që mund të flasë shumë. Pa folur pastaj për Ujësjellesin e Vjetër të Domgjonit për të cilin është shkruar e folur shpesh
Frroku kërkon të vlerësohen këto objekte,por duke parë zbrastitë e vendit, ku kanë ngelur pak njerëz ,pasi të gjithë kanë emigruar qoftë brenda territorit shqiptarë e qoftë jashtë Shqipërisë, për një jetë më të mirë,ose të detyruar nga mungesa e infrastrukturës, mungesa e shkollave, mjekëve, motoja e Frrokut është: Rikthimi në ato vende të vjetra me histori për të mos i lënë që të shkatërrohen më tej.
Piktograme të lashta të zbuluara në fshatin Xhuxhë
Pirustët Fandi dhe lagjet e fshatit Xhuxhë
Diçka interesante kur flitet për ato lagje të shpërndara nëpër mal, në Malin Zepes ose Zeba, që sigurisht maja e lartë e Malit imponuese rreth 2000 mije metra të thotë që ajo i eshte dedikuar nga banorët Zeusit — Ze+ep+pa Zeusit të parë.
Fshati Gjugjë –Xhuxhë-Xhixhe. Vendasit e përserisin shpesh, që ajo do thotë Gjergj e jo Xhixhë, por Gjugja është më vjetër nga se ata e mendojnë edhe ata vetë. Ajo është e lidhur me atë që prodhohej atje që xhixhëllonte gjithmonë nga Xixat-Xhixhat
Petoq- Batoq ka marrë ëmër nga punishtet e përpunimit të hekurit (batoq në fjalorin gjuhës shqipe do të thotë top hekuri), Me këtë emër gjejmë edhe emra Ilir të vjetër.
Mamëz- Emër i vjetër (Ma+am+mez ,Vend ku mbase rriteshin mëza, për ushtrinë e qytetit të vjetër.
Sholth — Sloth ar i bardhë, (fjalor shqip anglisht http://www.scribd.com. doc>>Fjalor–Shqip Anglisht)
Zall Gjugjë- Emër më i mëvonshem Zalli i Xhuxhës
Batra — Matra-Mitra-Mitrade.
Permale-Fjalë e mevonshme per+mal.
Birzhez — Emër pagan, Bir+Ze+ez- Bir i Zotit Zallit ose është Bir i Zotit.
Melth- Emër pagan. Në ato vende, ka livadhe me një lloj bimë të degëzuar që quhet melth.
Kroji i madh- Emër pagan s’ka nevojë të pershtatet se eshte shumë i thjeshte kuptimi i tij.
Lashtë- Emër pagan i hershem i vjetër.
Dardhëz- Emër pagan -Dardhë ,frut ose pema e dardhës.
Plajz-Emër pagan Pllajë.
Lari- Emër pagan — lloj pemët, për shekuj e shenjtë ndoshta për cilësitë kurative që ka dafina.
Kaprrolle-Emër pagan. Kaproll është kafsha që quhet edhe sot.
Pemëz- emër pagan. Pemë përdoret dhe sot, një vend pyjo.r
Thirre- lloj peme, Fir, lloj barishte që përdorej shume per perdorim shtepiak.
Sang- emër pagan Za+ang- Zani i Hanes.
Srriqe — Srripe- Vend i ngushtë me rripe.
Gjagza- Gjak, Sangui, Gjak, Hebja- Beja, vend ku është bërë Be, janë betuar, kanë qenë fshatra të Xhuxhës në kohët e vjetra por, për arsye gjagjesh i kane kaluar Domgjonit dhe këta janë të lidhur me këtë problem perderisa gjerë me sot kanë ngelur keto fshatra me te tille emra…
Atje janë dhe disa toponime të tjera si Këpuq në të cilin ka shumë pllaja e rrafshe të bukura, Hurdha e Kthellë , Fushat e Karmave. Plymat- Plimat ,( njëri mbas tjetri), Rrahet, Kodra e shqopvet, Valaneca, Shpellat Manec–memec ,Lujt e buzit-Laku i Buzëve, Lak i hollë në formë buzësh.
Shihet shumë mirë se shumica e këtyre fshatrave kanë emra paganë që lidhen me kulte të ndryshme dhe flasin për histori mijëravjeçare.
Në këto fshatra gjejmë shumë Murana- Suka-, Cuprrela-Cupller, që janë shumë të herëshme po që vendasit i thërrasin me emrat e pronarëve. Suka e filanit apo filanit. Çfarë fshehin këto vende, çfarë ka poshtë tyre, mos ishin varre të hershme sigurisht të personave te rendesishem te asaj kohe që populli ju ngriti përmendore?
Të shumte kanë qenë dhe gurët e Gjudhijve. Nga vendasit ata përdorën për të ndërtuar oxhaqe të bukura-Të vjetrit thonë se ata gurë ishin mbetjet e shkrirjeve të metaleve në lashtësi dhe ishin shumë të lehtë për t’u mbajtur , nuk peshonin, prandaj shumë nga këta gurë zbukurojnë oxhaqet e shtëpive të Gjugjës edhe sot.

Guri i vjetër
Guri është parë vetem nga fotografite, ku duken shumë qartë piktograma në gurë, në vetvete është një tabllo që ka formen e një trekendëshi me bazë nga poshtë, me kulmin lart, gjatë përshkrimit do shihet, përse, kjo Piktogramë është në këtë menyrë. Në majen e trekendëshit është një shpend që për nga vizatimi duket sikur është një mjellmë dhe mbase dritëhijet e natyrës por nga fotografia duken sikur janë dhe dy ushta. Të parët i kishin mjete luftimi por, edhe embleme te fisit te Pirusteve pra e te Pareve te Ushtave.
Në përshtypjen e parë shihen, harqe me shigjeta, rrathë e katrorë me kryqe, dy sy, nje rreth i madh ne mes dhe anash nga e djathta një drejtkendëshi ndarë në pesë pjesë, poshtë, duket shumë qartë që Guri është i dëmtuar dhe pastaj shohim drejtkëndesha të ndarë në mes..
Emotiviteti të tërheq të thuash: uau kjo pamje flet shqip por, është sigurisht e madhe edhe frika se mos gabon në interpretim për t’a lexuar me kusht, si çdo gjë tonen, si pellazge-ilire, por njëkohësisht, ky është dhe motiv i mirë, që të motivon të kërkosh, të gjesh, çfarë kanë dashur të thonë të parët e tu. Gurin që u gjet në token tende,aty ku dhe pushtuesit se paten të lehtë të pushtonin.
Ilirët të parët tanë, jetonin të ndarë në fise dhe nuk duhet t’i kuptojmë me sensin e shtetit të sotem por, ata ishin Ilir se flisnin të njejten gjuhë, e kishin te njejtat tradita e doke që nga Danubi gjer në Spargë ,dmth, flisnin ilirisht ose sot gjuhen shqipe.
Na quajtën popull të legjendave, të përrallave që nuk lamë gje të shkruar, që shkruam në gjuhen e pushtuesve romakë, që shkruam në greqisht, që shkruam në turqisht, dhe që gjuhen e trasmetuam gojarisht. Kjo është dhe e vertete se ne trasmetuam në menyre orale gjuhen Pellazge, Ilire- Shqipe, po jo se deshem ne por, dikush donte të na detyronte, çdo here që na zaptonte të bëheshim pjesë e tyre, të na zhdukte me menyra nga më të ndryshmet. Kështu mbase kujtuan por, u gabuan sepse Guri i Gjugjës në ketë momente na thotë se ne kemi të drejtë qe jemi popull i vjetër dhe që mbijetuam me gjuhen e shkruar dhe të folur..
Të huajt nuk ishin të interesuar e nuk janë të interesuar, që ne të flisnim e të flasim për historine tonë, të shkruanim shqip sepse, do mbaronin historitë e tyre të cilat u bazuan shpesh here mbi iliret , ose mbi barbaret siç na quanin sepse flisnin e shkruanim një gjuhë te ndryshme nga ato, që gjuhen e vjetër Etruske–Ilire-Shqipe e benë të tyren, zhduken fise, deshmitarë por nuk arriten te zhduknin nentoken, vendin ku fshihen biblotekat e vjetra tonat, jo vetem thesare,minerale por, dhe shumë fjalë e shkronja shqip, sidomos në mesdhe.
Edhe izolimi për 50 vjet nuk na ndihmoj, jo vetem se në krye të akademive u vunë njerëz politik, por dhe pamundesinë e këtyre personave te gërmonin në token e tyre, te kërkonin dokumente të vjetra, në popuj e vende të tjera për të krahasuar. Nuk arrinin të mernin pjesë nepër konferenca të ndryshme ndërkombetare, sepse ishin të mbyllur ,kishin atë literaturë që u ishte servirur dhe duhej të tregohej siç ishin direktivat e Partisë, e nuk duhej të shkelnin politikisht këto direktiva mbase edhe kur germimet tregonin një të vertetë, ata shpesh herë janëmbyllur që të mos lendoheshin ekuilibrat politik me vendet fqinje. Literatura nuk ishte e mjaftueshme sepse çdo pushtues i vodhi dhe i ngarkoj nëpër bibliotekat e tyre. Më shumë për historine tonë të vjetër është shkruar nga albanolog të jashtem ose shqiptare që kishin emigruar, që mbronin tezen se, gjuha shqipe jo vetem që është më e vjetra dhe hyn ne çepin e gjuhëve të vjetra europiane por, dhe bazë për shumë gjuhë indoeuropee.
Neve u ndamë nga bota, por kultura dhe pasuria jonë trashegimore filloj të flasë, të kalonte çdo cak, o rregull të vendosur nga brenda e nga jashte, te dalin minatore, jo te mineraleve por të të pathenave, të legjendave, të toponimeve, të gurëve. Shpesh herë, është e veshtirë të ndash nga vjen një histori apo një tjetër se për vete pozicionin gjeografik te Ballkanit, dhe për vetë popujt që jetuan e që jetojnë shumë afer njëri-tjetrit, gjërat tona kanë kaluar kufinjtë e janë përvetësuar, tjetërsuar, zhdukur me forcë ose bëjnë, sikur harrohen ose nuk u shkohet gjërave gjer në fund sepse ju dalin shqiptare, e kështu fallsifikojne dhe më e keqja se të tjerë u besojnë këtyre fallsifikimeve, pra u besojnë genjeshtrave të veta.
Prandaj, Guri i Gjugjës ( Xhuxhes ) ështe si një shuplakë që vjen nga historia, për të treguar se ne kishim gjuhë, kishim alfabet, e se nuk gjenden pllaka ose tavoleta vetem në Francë, Itali e Spanjë, Brazil por, dhe në Mirditen e Vjetër, në Xhuxhen e minierave dhe pershkrimi i bërë me sipër i Gurit shpjegon më së miri jo vetem që kishim alfabet, por kishim dhe një filozofi tonën.
Shenjat që flasin tek guri i Xhuxhës
Harqet me shigjeta çfarë kanë dashur të na tregojne?
“Armët antike ishin, duart, thonjtë, dhembët gurët e pastaj shkopinjtë e pemëve… Lucrezio” (Një ndër shkrimtarët më të rendësishem të literaturës Latine (Vita ed opera di Lucrezio –Scuola.net)
“Shumë shpejt njeriu duhet të ketë përceptuar nevojen e një arme më të cilen të qëllonte nga një fare distance, një armë, të cilit do i kishte lejuar të përballohet me kafshët e egra, që të ndiqej nga këto edhe nga afër, por të ishte me i sigurte për t’u mbrojtur dhe për t’u përballuar me një luftim dhe për këtë mendohet, që Heshta-Ushta është arma e parë që krijohet për këtë qëllim, dhe që paraqitet ne Paleolitikun e vonë. Harku ja kalon të gjitha armëve të mëparshme sepse është në gjendje të grumbullojë të gjithë energjinë e furnizuar nga muskujt e njeriut”. (Un Archeologo cui parla di Arco e Frece) groups .google.com >topic<114644-ar..) Ne historinë botërore dhe nga keërkimet e bëra “gjurmët me të vjetra i gjejmë 120.000 deri ne 20.000 vjet më përpara, dhe të famshme janë figurat e pikturuara te gjahtarëve, së bashku me harkun dhe shigjetat në shpellat e Altamiras në Spanjë. Materiali i pare i gjetur duhet të jetë i periudhës tranzitore ndërmjet Mesolitikut e Neolitikut”( Storia dell’arco, http://www.instoria.it>home>storia .arco , )
“Në realitet nga Paleolitiku deri në ardhjen e armëve të zjarrit në shekullin e 16 -te, harku ka qenë një instrument si për gjah, ashtu dhe për luftë. Ka qenë e pandarë si për nomadët e Azise qendrore që themeluan perandori të mëdha duke arritur të pushtonin edhe Kinen, si dhe për ushtritë mesjetare që luftuan ne Europe . I pranishem në të gjitha kulturat në rrjedhen e shekujve, është modifikuar dhe nga një instrument i thjeshtë që ishte i ndërtuar nga një degë dhe nje litar është përmirësuar dhe bërë një mjet mekanik shumë i sofistifikuar. “(L’arco e le frecia http://www.uisp.it>principale>Tiro)
Ashtu siç thamë më sipër se njeriu ka shpikur (ka projektuar) çdo gjë në shërbim të mbijetesës së tij, duke krijuar rreth vetes, mjete por dhe simbole me qellim qe te ushtronte zoterimin e tij mbi toke por,rreth tyre u krijuan dhe legjenda e rite nëpërmjet elementeve natyrale që njeriu i kthente në shërbim te vet. ”Harku është një armë regale (mbretërore), kur drejtohet drejt lartësisë është dhe simbol i dëshirave sublime. Harku ne duart e Shives ishte emblema e e pushtetit, po ashtu harkun e gjejmë tek Ulise, si mjet që përfaqeson pushtetin eskluziv te Mbretit; asnje nga pretendentete te shoqes, nuk mund ta mbante në duar, vetem ai ja dilte.
Harku është “shprehje e tensioneve nga të cilat burojne deshirat e njeriut te lidhura më të panjohuren, është gjithandej edhe simbol dashurie, tek Japonezët, Grekët e të tjerë. Shigjeta është e destinuar të godasë armikun, është veprim për të shkatërruar forcat e mjegullta”. L’arco nella Mitologia (www.arcieridiyr.it>blog>il.tiro-con-l_.. )
Në Gurin e Xhuxhës gjejmë Harkun me punim të thjeshtë. Në piktogramë ku përdoret vetem gdhendje nuk arrijmë të kuptojmëprej çfare materialit është i përbëre ky lloj harku, madhësinë etj… Në sfond paraqiten tre Harqe me shigjeta, që sigurisht duhet të përfaqësojnë parinë luftarake të atyre kohëve, forcen ligjin, sundimin, pushtetin, superioritetin. Paraqitja e këtyre harqeve me shigjeta tregon se në ato treva kishte persona me pozicion të lartë ,mbase dhe në luftë mes tyre por, që në një moment gjenden së bashku, pa ja drejtuar armen njeri-tjetrit, nuk tregojnë një moment gjuetie ose lufte, sepse të gjitha shigjetat jane te drejtuara drejt qiellit. Drejt pafundësisë së universit, drejt Zotrave, duke treguar se mbas asaj kohe ajo armë do përdorej për çdo gëj, por jo për të vrarë.

Rrethi
Forma e Rrethit është simboli më i përhapur gjeometrik që riprodhohet sipas imazhit të Diellit e të Henës në kohët e lashta. Rrethi është figura me perfekte, tempulli legjendar i Apollit… tek Hiperborei përshkruhet si rrethor. Rrethor eshte qytet ishull i Atlantides përshkruhet nga Platoni si një sistem unazash të përqendruara të Tokës — Ujit — Zoti. Në sistemet mistike mendohet si rreth i gjithësise, në konceptet njerëzore onnipresente, (është aftësia e të qenit kudo çdo herë) perfeksionimin. Rrethi nuk ka fillim e fund, as drejtim as orientim, është qielli shkaku i orbitave rrethore të yjeve përreth polit qiellor, i cili përfaqësohet si një kupolë sferike, motiv për të cilin rrethi është edhe qiell, është gjithçka, dmth ,rrethi është dhe shpirtëror, simbol i mbrojtjes …
Rrethi përfaqëson Diellin, Qiellin dhe Katrori lidhjen me Toke — Njeriun. Detyra proverbiale (e shquar mirë) e katrorit të rrethit, është transformimi i një rrethi ose në një kuadrat me të njëjtën sipërfaqe, është sintetizimi i sforcimeve të njeriut për të ndryshuar substancen e tij në atë hyjnore. (.www.associazione ghita.it >public>i…Ilcerchio: “Un simbolo Antico Prezioso”, ..Testo di Marisa Storgato). )
Simboli i Rrethit është i lidhur ngushtë me atë të qendrës nëe relazimin e instikteve sentimenteve, të rrenjëzuara gjithmone në natyren njerëzore është vendi i saktë ku përqëndrohen të gjitha energjite materiale e shpirterore (… Significato del Cerchio http://www.mitiemisteri.it>simbolo >cerchio

Rrethi madh në qendër
“Për antikitetin eshte Dielli, Qielli, që përfaqësojnë përfeksion e homogjenitet, mungesë ndarjesh, mungesë dallimesh. Rrethin e gjejmë në unaza e në varëse, tek ne në Shqiperi ne sofren e bukes që gjithmone ishte e rrubullakët por, dhe perfaqëson kohen, vitin naten, kthimin e jetës së përjetshme dmth pavdekshmërine. Disa fjalë kyç të lidhura me rrethin , inklusion (integrim stabiliteti), globalizim, zjarr, bashkim, kultivim, cikël,fillim, gjithcka, perfeksion, përqëndrim, revolucion, pafundësi, lëvizje, përmbushje”
( public>i…Ilcerchio: “Un simbolo Antico Prezioso”, ..Testo di Marisa Storgato).) 2
Pra në atë kodër sigurisht është folur shumë, është folur për të gjitha këto të shkruara mesipër. Duhet të mendojmë që është folur për bashkim, për paqe sepse, në brendësi të këtij rrethi gjejmë një degë ulliri, dafine o lisit. Brenda në atë rreth dega e pemës duket qartë dhe është si shenjë si simbol së në atë kuvend, njerëzit janë mbledhur sepse në ato vise nuk kishte paqe dhe donin një ndryshim donin paqen, një rifillim të një etape të re të jetës së atyre trevave, dhe brenda duhet të jenë firmat e tre fraksioneve që morën pjese aty, ku me siguri është nenshkrim i një të ardhme.

Drejtkëndëshi
Tek siperfaqja e gurit gjejmë dhe Drejkendësha të ndarë në dy pjesë në dukje, duken tre dmth, janë në numer të barabartë me Harqet , Kryqet edhe pse drejtkendësh i fundit është pak i demtuar mundet ti përkasë edhe emrit të organizatorit ose te piktogram shkruesit .Personat që përfaqësohen këtu kanë qenë njerëz me influencë. Drejtkendëshi në alfabetet e gjuhëve të vjetra përfaqësohet me shkronjen H. Ne drejtekendëshat e Gurit nuk janë thjeshtë aty, duke qenë se janë pak a shumë të ngjashem duhet të perfaqesojnë një kategori të njejtë personash dhe fjala që na vjen me afër është Humus- Tokë (sot e kësaj dite ne nuk themi vetem Tokë ose Dhe themi edhe Humus. Përdorimi i fjalës Humus pylli, Humus mali) në fjalorin tonë të përditshem, përfaqëson tokën me të mirë, më pjellore. Prania e këtyre personave na bën të mendojmë se u lidh dhe një pakt ekonomie. Këta të cilët përfaqësohen me shkronjen H tek Guri duhet të kenë qenë përfaqësues të këtyre të trevave pse jo dhe te fiseve që ishin të pranishme në mbledhjen që piktogramshkruesi i lashtëe k përshkruar aq bukur në gur. Drejtkendëshi me vizë në mes përfaqëson shkronjen H, e këtë shkronjë e gjejmë në të gjithë alfabetet e lashtë të popujve që kanëe populluar zonat e mesdheut. Pika përfaqëson gjendjen e fillimit të proçedures intelektive që niset nga ndergjegjja duke përjashtuar aspekte të veçanta dhe aksidentale për të formuar një koncept universal. Pika përfaqëson volum, qendër,origjinë.
“Perfaqësojnë, origjinen, esencen, principin universal, fillimin e fundin e gjithckaje , përfaqëson pozicionin qendror të brendëshem tonin ,ekuilibrin, harmoninë pa përmasa , por që është e barabartë me zero. Nga ana psikologjike përfaqeson stabilitet, në matematiken e shenjtë korrespondon me numrin 1 që do thotë bashkim”(3 runelore.it>magia- esetorismo “Significato simboli esetorici il punto e il Cerchio”– Runelore )
Pikat i gjejmë gjejmë me bollëk tek guri, nuk mund të përcaktojmë nëse janë të gdhenduara, apo të bëera nga koha, apo i kishte guri vetë, sepse nuk duhet të mendojmë që guri në origjinë duhet të ketë qenë perfekt, Pikat na tregojnë që nga ai moment gjithçka do nisë nga zero, nga e para, duke lenë pas të shkuaren dhe duke vështruar nga e ardhmja.
Zog (shpend) i gdhendur tek Guri
Ne jemi i vetmi popull që na hoqen me forcë alfabetin por nuk na hoqen dot fjalen, kengen, toponimet edhe pse shpesh here i sllavizuan apo i bene grek.
Fjala Zot-Hyj -Zeus,- Zeusi Pellazg, është fjalë e vjeter është fjala që përdoret kur kërkohet ndihmë më shumë se u kërkohet nenave (kur vritemi ose pengohemi ose na dhemb dicka themi o Zot i madh, pastaj themi o nena ime), po fjala Zog çfarë na përfaqeson neve, përfaqëson një shpend që zotëron qiellin, që është i lirë pra Zot — Zog. Zot ai që zotëron qiellin, Zog ai që fluturon në qiell. Zot është pronar i tokës dhe Zogu ka nën kembë token.
“Në antikitet në mitologji, Zeusi tentonte herë pas here dhe ja arrinte të ndryshonte aspektin e vet në rrethana të ndryshme, duke marre ngjashmeri me kafshëve të ndryshem; here si mjellmë, herë si shqiponje, herë si dem dhe duket sikur realizon mbi planin kafshëror , paradoksin korrespektiv të karaktereve te ndryshem te Zotit.”(Apostol.Xll 5; Diogenian.II 61; III ,35)
Nuk mungon ne Gurin e Xhuxhës figura e Zogut -_Shpend, dhe kjo figure duket sikur eshte nje Mjelme, nen kembet e ketij zogu zhvillohet e gjithe ngjarja, poshte kembeve te tij shkruhet propozohet, lidhet, betohet.
“Zeusi trasformohet në mjelmë kur u dashurua me Leden…”(it.wikipedia.org)
Zeusi=Zoti është mbi të gjithë, është prania e fitores është ai që dikton ligjin.
“Zeusi mbron moralin e ligjit. Në shumë raste është i figuruar në raste fitoresh dhe asgjë nuk mund ta mundë . Zogu i tij i shenjte është Shqiponja sepse me e shpejta e te gjithë shpendëve “(books.google.it)
Dhe ne jemi krenaër që mbi stemen tonë mbizotëron pikërisht shqiponja e preferuara e Zotit që edhe sot është Simbol bashkimi për të gjithë shqiptarët.

Dy sytë tek guri i Xhuxhës
Sigurisht guri i përket kohes së para kristianizimit ku adhuroheshin zotër të veçante dhe që perdoreshin ne situata te vecanta, si dicka shpirtetore nje nderlidhjes mes tokës e qiellit, ku njeri sy ruante token e tjetri ishte drejt qiellit.
“Ka qenë gjithmonë së bashku me,doren ,pushtete hyjnore të universit, syri që sheh çdo gjë është një simbol i fuqishem. Në antikitet është një simbol shpirtëror ose shpesh here dhe Zot, një roje i kujdesshem i njerëzimit o një pjesë shpirtërore e rizgjuar nga brenda. “(www.nuovouniverso.it Simboli)
Syri ishte i pranishem kudo edhe si mistiçizem. Gjerë në ditët tona syri i keq vazhdon akoma të thuhet, është syri ai që na lidh, me ambjentin, na ben të mundur të shprehim emocine, dhimbje edhe pa folur, ai që na vë në kontakt me të tjerët.
“Ne antikitet syri shfaqej vazhdimisht si rafigurim i Zotit Diell” (www.mediazionefamiliare Milano)

Kryqi
Ishte simbol i jetës, vazhdimësinë, paraqiste katër stinët ekuionosin. Kryqi së bashku me rrethin, në qendër katrorin ka qenë gjithmonë perfaqesues simbol i kulturave njerëzore të ndryshme. Sipas menyrës në të cilen një trup o një tjetër është i bashkëformuar nga natyra, forma, struktura e tij është në gjendje të kenaqë dy nga nevojat esenciale te njeriut fetar, orientimin per te individualizuar nje qender. Asi vertikal shpesh herë krahasohet me pemen e jetës,. Pemen e të keqes e të mirës… Horizontali përfaqëson lidhjen nga ku lind e perendon dielli.
Kryqi është një simbol pagan këto gjendeshin në udhëkryqet e rrugëve dhe ishin objekt adhurimi (.) http://www.veritaoltreilsistema.com
Janë përdorur në të gjitha kohërat , në të gjithë popujt, dhe për këtë Kristianismi e mori dhe e përqafoj duke e futur në gjirin e vet, po ai ka qenë intstrument pagan i shumë adhuruar që në prehistori.
Kujtojme kryqet e Egjiptit të quajtur Ankh, tibetanen, kryqet në artet afrikane. ( Chiara.p.Iencarelli, “La croce origine di un simbolo, anno accademico 2011 -2012)
Në gurin e Xhuxhës shohim kryqet që na lenë të kuptojmë se në atë histori kanë të bejnë dhe klerik të zotërave të ndryshem, dhe prania e tyre duket sikur ka barazpeshë dhe me figurat e tjera parahistorike të publikuara në gurin e Xhuxhes. Sigurisht duhej të kishin shumë pushtet në popull përderisa janë të ftuar si klasë prezantuesish që të marrin pjesë në atë mbledhje.

Trekëndëshi
Afër rrethit të qendrës shohim dy trekendësha me kend poshtë e me bazë sipër pastaj afër tyre janë te gdhendura dy trekendesha te vegjel 6 viza kollona si mundet ti quajmë. Të gdhendura me të njejten madhësi , nuk e gjejmë poshtë rrethit po në anë të tij, dmth, që kishte shumë rendësi Trekendëshi ne antikitet e gjejme. Domethenia e Trekendëshit shprehet sipas figurës trekendësh me piken lart shpreh: Hyjni, Zjarr dhe forcen mashkullore. Trekendeshi me piken poshtë shpreh: Njerzillëk, Ujin, forcen femerore (… Storia dell, arte http://www.storia del-arte-.com>significat…

Ne pellazgët
“Duke u bazuar në dokumenta të vjetra dhe mbi fonde të shkrimtarëve antike po ka nje te vertete qe shpesh here do te pranohet…. Populli qe Elenet kanë gjetur pas emigrimit nga Afrika dhe territore te tjera kishte nje identitet , te gjithe i quajne Pellazg që kishte një gjuhe që kishte një territor , që kishte një kulturë, por në “realiet “është i vetmi popull që nuk ka lenë trashëgimi të shkruar gjithmonë shkruajne të tjerët për të vetem ai nuk shkruan ( shumë e çuditshme).
Grekët kanë pushtuar tokat e tyre dhe kanë praktikuar zakonet e tyre.
Duke u bazuar mbi Homerin ky popull jo grek praktikonte agrikulturen , ndërtonte anije dhe kishin kulturen e tyre dhe Fenë e tyre që pastaj u përdor nga grekët. Ky popull fliste një gjuhë. E vetmja gjuhë që i afrohej ketij populli është akoma e folur . Pasardhësit e këtij populli jetojnë akoma aty, edhe pse në një territor më të shtërnguar. Mund të konfirmohet që pasardhesit e tyre janë Dacet e Ilirët që më vonë do thirren, dmth, shqiptarët që njohim sot na tregon, Dhimitër Pelika në librin e tij “Pellazget origjina jonë e mohuar” po aty ai shkruan:
“Shqipëria e sotme ishte vetëm një pjese ku jetonin Pellazgët , më shumë ishte i gjithë bregu i Adriatikut lindor dhe territore brenda Ballkanit, ja vlen të themi Iliria e Maqedonia dhe popullsia e ardhur nga Kaukazet nuk janë Pellazge sepse pellazget kanë jetuar shume vite më përpara në ballkan,për më shumë duhet të shtojmë që Grekët e sotëm nuk kanë pothuaj asgjë të njejtë me Pellazget përderisa gjuha e kultura e tyre helene është modifikuar dhe influencuar nga ajo babiloneze, pjesa më e madhe e Maqedonasve janë shpërngulur në lindjen e mesme dhe në Babiloni në atë kohë vendeve të pushtuara nëpërmjet Aleksandrit të madh (në fakt ai ishte me tre gjyshër ilir nuk ishte grek, të vetmit pasardhës direkt të Pellazgëve, e njëjta gjuhë, e njëjta kulturë dhe pasardhësit direkt të Ilirëve janë shqiptarët dhe kjo përben që ato janë një prej popujve me të vjetër të Europes, gjuha shqiptare është e vetmja gjuhë pasardhëse e Pellazgëve dmth ndër më të vjetrat gjuhë që egzistojnë .”
Një kontribut të madh në ketë fushë ka dhenë edhe Nermin Vlora Falaski duke u shprehur rreth këtyre termave por dhe duke arritur të vërtetojë atë që ajo thotë në këto libra që dhe në kërkimin tonë e kemi marrë si shembull dhe nga alfabetet që ajo ka përdor për të përkthyer gjuhen Etruske.
Ne librin “L’Etrusco lingua viva ”(Etruskia gjuhe e gjalle)” 1989, dhe “Pellazget Iliret , Shqiptaret” 1984 dhe ne Librin” Patrimonio linguistico genetico” .
“Studiusja shqiptare Nermin Vlora Fallaski u mor me shkrimet që nuk përktheheshin as në italisht dhe as në greqisht nga Etruskja e pellzgjikja (Stelle di Lemnos) duke përdorur gjuhen moderne shqiptare ,ajo arriti të përkthente edhe poezi të ketyre njerëzve antikë, që akoma e kësaj dite perpiqen t’u mohojnë prejardhjen, kjo dëshmon se Shqiptaret janë pasardhes të Ilirëve ashtu si dhe Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve dhe një prej stirpeve me të vjetra të Europës“. Ja disa prej perkthime të zonjës Vlora Falaski. Ajo e lidh Toskanen e sotme ish atdheun e Etruskëve me Toskerine tonë, pra një pjese të jugut të Shqipërise. Ajo thotë që fjala Toskë është fjala Toke. Ne Toskane gjejme qytetin e vjeter te Cortona që thuhet se u formua nga Pellazget. Në shqip Cortona-Korrjet Tona. Nga muzeu arkeologjik i Cortones Nermin Vlora pë rktheu shkriminetrusk në gjuhen shqipe. “Anija është për ne, forcë dhe liri”
Fondet historike tregojnë që grekët moren prej pellazgëve jo vetem punimin e metaleve dhe ndertimin e mureve, por dhe menyren e të shkruarit dhe benë të tyre dhe Hyjnitë Demitra, Dheu i mitres, dmth Perendesha e Nenes Toke, Afrodite, Afer dita . Pellazgët -Shpellazgët popull i detit u quajt prej romakeve sepse ishin lundërtar te Zot dhe po këta e quajten Ilirik dhe atdheu i tyre ILiri, Vendi i popullit te lirë” që ishte nga Mesdheu deri në Danub, në Lazio akoma sot egzistojne mali Lir, lumi Lir, Burimi i Lirit.

Guri i Xhuxhes flet
Duke kaluar tek Guri i Xhuxhës në pamje te parë duken shumë nga shkronjat që përdori edhe Nermin Vlora në perkthimin po themi nga gjuha etruske –shqipe në atë italiane.
Eshtë një ansambël shkronjash të përdoruara në Gurin e Xhuxhës që i përkasin alfabeteve; Pellazg, Etrusk, Ilir, Mesapik, Osc.
Kjo na ben të mendojmë që në këto treva të Mirdites që në ate kohë kishim një alfabet dhe një gjuhe të shkruar, ku flitej gjuha e vjetër, e nga kjo gjuhë dolen shumë dialekteve, do të thotë se shkronjat e alfabetit të shkruara në gurin e vjeter janë nena e alfabeteve të ketyre gjuhëve të përmendura me sipër sepse gjuha e Gurit ka pjesë tek të gjitha këto alfabete.
U tha më sipër se gdhendjet e bëra tek guri janë shkronja të vjetra prandaj leximi i tyre duhet te fillojë nga e djathta në te majtë. Pamjet e shkronjave te kujtojnë shumë gjuhën Etruske dhe alfabetet e saj, keto na kujtojnë shumë alfabetin Etrusk. Ndahen në rrokje dhe në shumë raste shkronjat mbështeten tek njëra tjetra kur është e mundshme lidhja mes dy ose me shume shkronjash të së njëjtës fjalë, bëhet atëherë, kur vizat vertikale gjenden në vazhdimësi ndërmjet tyre. Dhe kjo lidhje bën edhe më të mundur që shkronja e parë të jetë pjesë formuese edhe e shkronjës tjetër duke formuar dhe rrokjet.
Për të zgjidhur rebusin një ndihmë të madhe dhanë keto alfabete antike që i cituam me sipër por, nuk dhame burimin e informacionit sepse, në faqet e interneteve mjaft të klikosh Alfabete të Vjetra dhe dalin një serë dhe shume prej tyre i perkasin gjuhes Etruske sidomos në vendet ku kanë jetuar Ilir.
Drejtkendëshi i ndarë në pesë pjesë.
Vijmë tek fjala e jonë, në dukje kemi një drejtkendësh të ndarë në pesë pjesë, tre pjesët e para janë të lidhura ndërmjet tyre, ndërsa dy pjesët e tjera janë ndrysh.
Fillojmë të lexojmë, në gjuhën e vjetër drejkendëshi i ndarë në dy pjesë është H pra H shihet shumë mire, por siç thamë, lidhen ndërmjet tyre dhe e para është pjesë formuese e shkronjës së dyte,pra kemba e dytë e H-se është I, sepse I formohet nga kemba e dytë e H me vizen lidhëse të H –se nga ana e djathtë, pjesa e mesit te H nuk shkon gjer në fund, nuk lidh plotësisht kemben tjetër të H, kështu kemba e dytë e H dhe viza në mes nga ana e djathtë formojnë shkronjen I, pra shkronja e dytë është I.
Shkronja e tretë është kemba e dytë e H e cila në këtë rast nuk lidhet nga e djathta po lidhet me një vizë diagonale nga ana e majtë e sajë, kjo vizë diagonale lidh vizen vertikale me vizen tjetër duke formuar shkronjen N drejtkendëshi që formohet përsëritet, është i njëjtë pra me drejtkëndëshin e fillimit dhe ai po ashtu i ndarë në dy pjesë janë dy shkronja I dhe H pra, shkronja e katërt është përsëri I dhe e pesta është H i Lidhim së bashku dhe del fjala HINIH
Kalojmë tek fjalët e dyta që janë të lidhura bashkë me fjalen Hinih, po të shohim dy kuadratet e siperm i pari kuadrat në alfabetet e vjetra na perfaqëson shkronjen O, kuadrati i dytë me kryq në mes në gjuhët e lashta e nga e djathta është S ose Sh.
Kuadrati i trete eshte nga poshte qe ne dukje duket si shkronja Y eshte shkronja U dhe kuadrati i fundit nga e majta eshte shkronja e fundit L atëherë fjala e dytë është OSH dhe fjala e tretë UL
Lexojmë të tre fjalët siç lexohen sot: HINIH OSH UL
Cdo të thotë kjo fjalë HiniH në fjalorin Etrusk — Italisht, do të thotë Anima,ne nuk kemi një fjalor Etrusk-Shqip, prandaj gjejmë Hiniial = me Anima,në shqip dhe në përdorimin e gjerë te gjuhës shqipe nuk egziston fjala Anima përkthehet vetem Shpirt.
Hinih –Hyj –Shpirt
Hin-Anima-Shpirt
Hin-Hyn-Hyj-Zot
Hyj -folje që tregon veprim hyrës përveçse perendi
Në gjuhen shqipe fjala Hyn=Hyj-Zot-Yll- Hyj = Shpirt , pra të vjetrit fjalen
Hyj -HYN e kanë përdorur si diçka të shenjtë jo vetem Zot por edhe një frymë e shenjtë që Hyn në trup dmth, Shpirt. Meqenëse në gjuhen tonë nuk egziston fjala Anima,Anima që do të thotë shpirt atëherë mundet t’a lexojmë
Shpirti osh ul =
Shpirti është ul-
Shpirti është Ulur
Nëse me shpirtin ne nenkuptojmë diçka të mbinatyrshme jo materiale që vjen nga lart që Hyn dhe që i bashkohet trupit mundet dhe të themi që bëhet Shpirt
Hyj është ul që mund t’a marrim edhe:
Hyji është Ul=ulur, Hyji është ul= SHPIRTRAT JANE ULUR tregon një situatë që përpara ishte shumë e keqe, që mund të ketë pasur vrasje, gjak, masakra por që në atë kuvend u përpoqen ti zgjidhnin dhe i dhanë fund asaj situate.
Lexojmë nga e djathta sipër, për efekt vendit por dhe për t’i dhënë pamje asaj që po shkruante mjeshtri i vjetër i ka vendos shkronjat dhe afër mbi njëra tjetren atje kemi një shkronjë te vjeter P dhe nga e majta e P-se kemi tre shkronja të vjetra njëra mbi tjetren duke,duhet te lexojme nga lart poshtë këtë fjalë që korrespondon alfabeteve të atëhershme me F M I, në të majtë të fjalës Fmi kemi një shkronjë tjetër P dhe një tjetër në formë flamuri që i korrespondon shkronjes së vjeter N pra kemi P N që po të bashkojmë bashkë dhe ti lexojmë duke filluar nga e djathta sipas rregullit të atëhershem të parët tanë kanë dashur të thonë; P Fmi P N dmth, Per Fmi Per Ne?
Në Gur shohim një rreth, në të djathtë të rrethit është një shkronjë e vjetër që korrespondon me shkronjen P, në ketë rast nuk do e analizojmë çka dashur të thotë rrethi në vetëvete po e marrim rrethin si nje shkronjë dhe kjo shkronjë na përfaqëson O e vjetër, pra fjala është fjala PO (Brenda rrethit gjejmë shkronja të tjera po, nuk mund t’i lidhim me fjalët e shkruara sepse ato shkronja përfaqesojnë firmat e pjesëmarrësëve në atë eveniment. Aty janë shkronjat I një H gjejmë një Kryq që do të thotë T dhe gjejmë një N.)
Më poshtë gjejmë shkronjen që duket si një diezis kjo shenjë e vjetër përfaqëson shkronjen Z shumë të qartë, pastaj shohim një gropë që duket sikur është gërryer nga koh e cila në të vërtetë mund të formojë shkronjen O dhe në të djathtë të kësaj shihet një kryq që është shenja e shkronjës T. Duke lexuar nga e djathta në të majtë lexojmë fjalen ZOT
Atëherë nëse do lexojmë çfarë është shkruar nga e djathta në të majtë duke filluar nga lart në Gurin e vjetër shkruhet:
P Fmi P n në dialekt Për Fmi Per Për femijët për ne
Po Po po
Zot Zot Zot
Hinih os ul Shpirti asht ul Shpirtrat (gjakrat ) janë ulur
Në pamundësi për të shkruar shkronjat e vjetra me pc sepse nuk egzistojne tastiera per kete pune , servirim më poshtë një fletë ku janë të propozuara të gjitha shkronjat e vjetra që janë të shkruara në Gur, në të cien shpjegohen çfarë shkronjash përfaqësojnë sot dhe nga cilat alfabete janë marrë në mynerë që gjithsecili që do ketë edhe dyshimin me të vogel të mund të hyjë dhe të përkthejë Gurin e Xhuxhë, sigurisht do behen dhe me shpiegimin nga ku janë marrë material .

Duke reflektuar
Në petrogramen e e Xhuxhës gjejmë një rast unik. Shumë nga figurat e gdhendura në gurë janë të dukshme dhe kanë mbetur të paprekura gjer në ditët tona por, ka dhe të tjera që nuk arrihen të kuptohen, dhe nuk mund të ndahen, dallohen nga shenjat e gdhenduara me ata të bëra gjatë shekujve nga eruzioni dhe koha.
Në rrethin e qendrës gjejmë dy trekendësha dhe 6 kollona vizash të gdhendura kjo do të thotë se duhen te jene rreth 6 mije vjet para Krishtit, dhe ky lloj datimi vertetohet edhe nga shkronjat e gdhendura që janë përdorur në atë kohë te cilët kanë mbetura akoma të paprekura në Gur.
Po të shohim me imtësi kemi tre harkëtar duke qenë se harku dhe shigjeta përfaqësojnë rang të lartë shoqëror, ose të dërguar të këtyre personave si delegatë në këtë kuvend, dmth, persona që u degjohej fjala, që kishin forcë në vendimarrje.
Duken shumë qartë tre kryqe të rrethuara me figura perfekte rrathe e katror, njeri perfaqesohet nga shkronja Th, tjetri nga shkronja QT, tjetri nga shkronja Sh, keta persona delegate te ketij kuvendi , duhet te perfaqesojne besytni te ndryshme , mbase ishin perfaqësues të vendeve ose krahinave, por që nuk arrijmë të përcaktojmë se nga vinin këto klerik të asaj kohe.
Pastaj dukshem janë tre drejtkendësha të përfaqësuara nga shkronja H duhet të jane përfaqësues vendore, e nuk mundet të përcaktojme se në çfarë rrangu kishin perfaqesimin këta persona sepse dikush është venë me ne qendër dikush më poshtë në hapësiren e Gurit. Vete shkronja H na lidh me një fjalë që në përdorim sot e kësaj dite Humus- Toke, është folur dhe mësipër) pra është toka më e mirë me e zgjedhura dhe më pjellorja. Duke analizuar lidhjen që kishin dhe respektin për token njerëzit në atë kohë, sigurisht këta ishin përfaqesues të popullit, jo në prezantimin shoqëror por në prezantimin politik, sepse nuk e dimë se në çfarë shtresash ishte ndarë shoqëria në atë kohe por, mendojmë se këta persona ishin persona me influencë.
Mbas gjithë këtij përshkrimi shihet qartë se atje nuk ishte varrezë, as ndonjë memorial dedikuar ndokujt, por ishte një kuvend që u mbajt në ato anë që ka pasë një jehonë aq të madhe në ato treva duke bërë të mundur vendosjen e një përkujtimoreje e cila ishte vendosur pranë një rruge të rendësishme që lidhte krahinat që lidhte Lezhe, Shkoder e Durres me Kosoven, dhe 200 metër pas Gurit që erdhi gjer në ditet tona gjendet dhe Kodra e Kuvendit, Kuvend i Gurit ose Kuvendi i sa e sa të tjerëve ngjarjeve të rendësishme të bëra në atë zonë.
Ai ishte një libër memorjet që çdo kush që kalonte atje ju tregonte, por dhe i ftonte të ishin paqësor, te dialogonin, sepse nëse duhej të rrisnin femije ,të kishin një të ardhme ,duhej të flsinin për paqe duhej të kishin vetem paqe.
Përderisa ishte i shoqëruar dhe me fjalë të shkruara duhej të kishte një zhvillim kulturor dhe arsimor të kohës mjaftë të lartë dhe ai kuvend bëhej atje jo vetem për problemet që duhej të zgjidhnin por edhe për nivelin e lartë të atyre trevave për të kuptuar , përqafuar dhe për të zgjidhur problemet.
Nuk e dimë se ky kuvend u mbajt në vend të hapur apo përpara një tempulli a një strukture, që në atë kohë kishte rendësi të veçantë, por një gjë vlen të theksohet; ky kuvend ka ndryshuar rrjedhjen e ngjarjve të atyre trevave e mbase të terë vendeve ku flitej shqip.
Guri është gjetur përmbys, tregon që dikush e ka fshehur në menyren e tij pa dashur që ai të shkatërrohet duke e bërë që te ishte thjeshtë njëgur mali mbase pa e ditur që mbas shekujve ky Gurë do fliste,. Dhe dikush që nuk e ka dashur sigurisht kanë qenë ushtritë e huaja, perandorët qe kalonin atyre anëve por guri i shpëtoi të gjithëve dhe erdhi gjerë në ditët tona falë rastësisë dhe jo nga kërkimet.

Pirustët
Ky Gurë u gjet në token e Pirustëve,Pirustët sipas historianëve është krahina mes lumit Drin e Mat në pjesen malore. Shumë nga studiuesit e kanë lidhur fjalen Pirust me fjalen Prush si prejardhjen e kesaj fjale. Nese e ndajme fjaln Pirustet Pir+Ustët mund ta perkthejme te Parët+Ushtat, pra te Parët e Ushtave,. Përkthimin e dytë të kësaj fjale me kuptim shumë të saktë mundet të përkthehet edhe PIR+Ustët në Ustajt e Pirit- Ustajt e Epirit pra mjeshtrat e Epirit . Të dyja këto përkthime i shkojnë fjalës Pirustët. Nga Historia që në e njohim e dimë se Pirustët ishin me të vërtetë mjeshtra të medhenj. Ne librin e sajë “L’Etrusco lingua Viva” (Etrusko gjuha e gjallë) Nermin Vlora shkruan “Etruskeve te cilit nuk u njihet toka nga kanë ardhur nuk ishin tjetër veçse Pellazget dhe duke qene se pellazget jane paraardhes të ilirëve që këta në të njejten kohë janë shqiptare, argumenton që Etruskët ishin thjeshtësisht shqiptare” Ajo ben shumë krahasime dhe na jep metoden me të cilen mund të zbërthejmë një fjalë ose një shprehje të shkruar . Edhe njohësi i mirfilltë i gjuhes së vjetër pellazghe dhe një nga kërkuesit e kësaj gjuhe i nderuar Skender Hushi thote: “Ne u themi ja ku është ujku dhe ata na thonë ja ku është gjurma”, sipas profesorit, ne kemi një shqipe që përkthen boten. Në fjalët e mesipërme përkthimi i këtyre fjalëve nuk lë shumë për komente, të parët me një fjalë tregonin shumë gjëra njëkohesisht në menyrën më të saktë.
Guri i gjetur në tokën e Pirustëve në zonen e Xhuxhës. Po të shohim fjalen Xhuxhë ne shqip do thotë një nje njeri i shkurtër, por duke analizuar fjalen e vjetër nuk ka të bejë fare me fizikun e personave, se asnjëherë nuk është venë në dukje, sidomos në traditen e shqiptarëve, dhe më shumë në kohët e vjetra, por zakonisht emrat e trevave i përkasin pozicionit gjeografik të lidhur me hyjnitë, vendit , dhe se çfare pune zhvillohej në atë kohë, dhe me ata që adhuronin vendasit. Por fjala Xhuxhë- Xhaxhe-Xhexhe- Xhixhe-Xhyxhe–Xhuxhe ka ardhur në kohet tona nga Xhixhë, Xhixhë ne dialektin gegë janë Xixat ose Gjigjat siç ju thonë andej nga Fani, që leshon zjarri sidomos kur në zjarr vendosen dru dëllinje pisha,bredh, por dhe kur rreh hekurin e nxehtë lëshon shumë Xhixha. Përdoret dhe në menyrë figurative i” leshonin sytë xhixha” Shpesh herë u thuhet femijeve kur u afrohen nje zjarri, jo, jo Xhixh dmth Zjarr,pra nëse një zonë e tërë quhet Xhuxhë dhe jo një fshat a lagje atëhere patjeter që në ato vende ka pasur shumë zjarre, jo zjarre të thjeshtë shtepie por zjarre që kanë punuar o përpunuar materiale dhe kjo s’ka qenë një shtepi po ka qenë zonë e madhe .

Pirustët dhe Çezari
Duhej të kalonin mijëra vjet deri në fillim të viteve 110 para Krishtit që të flitej përsëri për Atdheun e Gurit të vjetër Pirustët, kësaj rradhe do flitej për kryengritje, për miniera, për skllevër. Një nga Komentuesit që shoqëronte Çezarin në betejat e tij përshkruan dhe momentin më të rrezikshem e delikat që kaloi populli Pirust i asaj kohe:
“Partendosi Cesare, mentre eran Consoli Lucio Domizio ed Appio Claudio, dagli allogiamenti d’inverno alla volta Italia(come era di solito di fare ogni anno), ordinò ai Legati preposti alle legioni che quell’invernata attendessero con ogni diligenza a fabricare quelmaggior numero di navi che potessero, ed a far racconciare le vecchie. A tal punto ne diede loro il modello; affinchè caricandole, fossero piu’ veloci nel corso, e più comodamente potessero tirarsi a terra, volle che si tenessero alquanto più base di quello che noi siamo soliti di praticare nei nostri mari. Cio fece egli ancora, sapendo che per lo spesso variare della marea non si facevan colà que’grossi flutti di altrove: oltre di questo le aveva fate tenere alcuanto piu larghe di quello s’usa negli altri mari, per potervi caricare sopra un gran numero di cavalli. Di piu’, impose loro che si dovessero fabricare agili a manegiarsi; al che giova molta l’esser base: fece poi venire dalla Spagna tutto quello che fa di mestiere per armarle. Egli intanto avendo terminato i concili della Gallia citeriore se n’ando alla volta di Illiria, perche venivagli referito che i Pirusti scorsegiavano i confini della provincia.Giunto cola, impone a quelle Terre che gli mandino soldatesche, e commette loro che si ragunino in un luogo asegnato da lui. I Pirusti, subito che interesse questo mandarano ambasciatori a Cesare per significarli, come niuna delle cose fatte per comune consigli; protestando inoltre di essere pronti a sodsfare in qualche forma a tutti quei danni che fossero stati fatti loro. Cesare uditte quei danni che fossero stati fatti da loro. Cesare udite le loro discolpe, si fece prometter gli ostaggi, e comando’ che in un giorno, da lui assegnato, gli fossero tutti condotti; intimando loro che se ricusaressero d’ubidire, egli avrebbe voltate l’armi contro la lor cita. Venuti gli ostaggi nel giorno prefisso e il suo comandamento , destinò gli arbitri fra quelle citta, con ordine che Pigliata in considerazione la cosa, ne stabilissero la pena.”Libro Quinto, “Della guerra Gallica”, De’comentari di Giulio Cesare, Versione rivedutta da Francesco Ambrosoli pgg. 123–124)
Duke i nisur nga Çezari ndërsa ishte me Konsujt Lucio Domizio dhe Appio Claudio nga kampet dimërore në atë kohë në Itali, (siç ishte zakon të bëhej çdo vit) urdhëroj Legatin, (në te drejten romake il legatum ose i Legati ishin instutuione të obligimit – detyrimit) qe urdhëronte të ngarkuarin – te emëruarin ,fabrikonin – prodhonin sa më shumë anije të mundnin dhe të riparonin ata të vjetrat. Arrin gjerë në atë pikë sa ai vetë personalisht; t’u japë tipet e modeleve, në menyrë që kur të ngarkoheshin, të ishin me të shpejta gjatë lundrimit; me të rehatshme kur do të terhiqeshin nga toka, donte të ishin më të ulëta nga ata që ishin mësuar të perdornin në detet e tyre. Domethëne ai beri ate porosii, duke ditur që nga batic, zbatice nuk mund të zbarkonin prej ndryshimit të valëve diku gjetkë (të panjohura): përveç këtyre kishte dhenë urdhër të ishin me të gjëra se ata që përdornin në detet e tyre, në menyrë që të ngarkonin një numër sa më të madh të kuajve. Për më shumë urdhëroi ata që duhej t’i fabrikonin të lehta dhe të manovrueshme nga të cilat do të përfitonin duke qenë të ulëta. Bëri te vinin nga Spanja të gjithë ata që ishin zanatçi të armatimit. Ai pasi mbaroi Keshillet (mbledhjet) këtu në Gali u kthye dhe u drejtua për në Iliri sepse ju referua që Pirustët kishin shkelur kufinjtë e provinces. Duke mbërrit atje, ju imponon atyre Tokëve që t’i dërgojnë ushtarë në një vend të caktuar prej atij. Pirustët, menjëherë dergojnë ambasadorë tek Çezari për t’i bërë të nenkuptojë atij që askush s’ka bërë asgjë përveçse këshillave të zakonshme; duke protestuar përveç të tjerave se do të ishin të gatshem që të shlyenin në çfarëdo lloj mënyre të gjitha demet që u ishin bërë atyre. Çezari i degjon justifikimet e tyre dhe bëri që t’i premtonen që, pengjet të caktuar nga ai, të kryhej çdo gjë, duke i kërcenuar ata se nëse nuk do të bindeshin do t’i kthente armët kundër qytetit të tyre. Pasi erdhen pengjet në diten e caktuar sipas urdhërit të tijë, u kërkoj gjygjtarëve ndërmjet atyre qyteteve, me urdhër që pasi të merreshin në konsideracion gjërat të denoheshin (perkthimi i pjese se mësipërme)
“Jul Çezari ishte i fundit Diktator i Romakëve. Komentatorët e asaj kohe shkruajnë për bëmat e tij dhe sigurisht janë në anen e Çezarit sepse, janë pikërisht ata që shtojnë bemat por, dhe kurset historike në favor të perandorit të tyrë. Duke parë atë që është shkruar më sipër, komentatorët nuk përcaktojnë se cilat krahina kishin pushtuar Pirustët, flet në përgjithësi, thotë që ishin në kufinjte e tyre, por nuk permend emra, se mbase nuk kishin me të vërtetë emra që të thonin, sepse revolta e Pirustëve ishte drejtuar kundër tyre, kundër romakëve por Jul Çesari nuk e prezantonte kështu në atë kohë sepse kishte frikë se të tjera do ngriheshin kundër tijë, e paraqet si rrezikshmëri për të tjerë Ilir e jo për Romakët.
Frika e Jul Çezarit ishte shumë e madhe, përderisa ai urdhëron që të riparohej çdo anije e vjetër, dhe të ribëheshin të reja, duke ju dhenë dhe modelin në duar atyre që merreshin me ndërtim anijesh; duke ju kërkuar atyre me të shpejta, me të rehatshme kur të tërhiqeshin nga bregu ( dmth parashikonte dhe një humbje ndaj Pirustëve) me të ulëta nga ata të cilat praktikonin në detet e tyre, me të gjëra nga ato të cilat përdorte zakonisht sepse donte të vendoste sa më shume kuaj (kuajt i duheshin për të depërtuar në malet e ashpra të Pirustëve sepse nuk ishte e lehtë t’i pershkoje me kembë) në menyrë që t’i afroheshin më shumë bregut, kërkon që të vinin armëtaret nga Spanja, ata që krijonin armët më të mira të kohës. Përse thërret armëtierët Cezari? Pirustët ishin armëtierët më të mirë të asaj kohe, prandaj Çezari ua kishte shumë friken, sepse ishin ata që i prodhonin me duart e tyre dhe për ushtrinë romake, prandaj urdhëron të tjerë armëtiere me të mirët kishte perandoria ishin ata spanjoll, në mënyër që të mposhtë Pirustët.
Jul Çezari e mbodhi ushtrine në vendet Ilire pra “Perçaj e sundo”, u tha po ju vret e pret populli Pirust prandaj mblidhuni ti bejmë ballë, pra vuri Ilirin kunder Ilirit, dhe Pirustët nuk paten asnjë mbështetje.
Çezari jua kishte shumë friken Pirustëve , nuk i interesonte se ata po sulmonin Tribu të tjera, Çezarit i interesonte që t’i poshtëronte para të tjerëve ( në mënyrë që të tjerët të mos ngrinin krye) i interesonte ajo çka prodhohej me shumicë ne ato miniera, por më shumë i interesonte Ari, qe prodhohejne ato male te larta .
Pirustët ishin të shfrytezuar dhe nëse po organizoheshin për kryengritje popullore do të thotë se nuk duronin dot më . Kushtet e punës duhej t’i kishin shume të vështira ai popull minator, që ngrinte krye sepse shihte që po shfrytëzohej pa masë, shihnin si të afermit e tyre vdisnin nëpër minierat primitive, nga gazrat, shembja, puna e rendë, por dhe nga semundjet sigurisht të lidhura me zanatet e tyre.
Pirustët gjenden të vetem përballë asaj ushtrie dhe u detyruan të heshtnin duke dorëzuar pengjet që sigurisht duhej të ishin mbikqyrës romakë, ose Ilir me shtetësi romake, sepse Komentatorët nuk thonë se cilave Tribu (Fiseve) u përkisnin edhe pse në ndonjë libër tjeter thuhet që “ Pirustët popull Ilir, që ishin shefitar – kufitar me Provincen Iliriko – Romake e me Maqedoninë, kishin demtuar Romaket –Ilir pagg. 52 “Storia civile ed eclesiastica della Dalmazia, Croazia e Bpsgna , Volume 1)
Sigurisht pengjet duhej të ishin mbikqyrës, administrator romakë, nen kembësit e tij në krahinen e Pirustëve keto, duke humbur ato ai humbiste kontrollin e këtyre zonave , përderisa detyruan Çezarin të përgatiste tërë atë ushtri me njëstrateggi sikur po shkonte para shumë fiseve e jo para një populli të stërvuajtur. Pirustët kur e panë se s’kishin më asnjë përkrahje u detyruan të dërgonin ndërmjetes tek Perandori, për të mos shkaktuar me vrasje e rrenime dërguan ambasadorët, tek Çezari për t’i kërkuar falje, një menyrë diplomatike duke mos patur një rrugë zgjidhje tjetër përveç asajë të dhunshmes. Ai ju cakton Pirustëve një datë për kthimin e pengjeve dhe në ate datë Pirustët i kthejnë duke i dhenë fund kryengritjes me të frikshme që tronditi një perandori pak vite para ardhjes së Krishtit.
Nuk është së Çezari u tregua zemër mirë me ta pse nuk i sulmoi, ai kishte frikë se mund te humbte dhe specialistet e minierave që ishin pjese e asaj kryengritjeje dhe duke i humbur ata humbte pasuri te pafundme. Gjitha kjo ndodhi rreth viteve 49 para Krishti deri ne vitet 44 para Krishtit( Çezari ka lindur me 12 korrik të 100 para Krishtit mori perandorinë te vitit 49 para Krishti, vdiq në 15 Mars të vitit 44 Para Krishti )
Ai nuk jua harroj Pirusteve atë që ndodhi dhe u hakmor në menyra të ndryshme kundër tyre, që në atë kohë filloj një fare sterotipi kundër Pirustëve ose Mirditorëve e Matjanëve të sotem si popull ribel, kokëfortë, i pabese i pabindur, që e gjejmë edhe gati pas dy mijë vjetesh që përshkruhet nga studiues të ndryshem. Jo vetem këtë por një tjetër Perandor do të vazhdonte dhunen e skllavërimin e Pirustëve, Traiani i cili i skllavëron Pirustët dhe i dërgon në krahinat e Transilvanise për të punuar por dhe si pjesë përbërëse kolonizuese e Rumanisë së ardhshme, i cili i krijua po nga ai, Traiani lindi me 18 shtator te 53 me 27 janarte 98 u bë perandor vdiq me 18 gusht 117 — ai pati ekspansionin më të madh në histori duke dërguar koloni të ndryshme të cilët populluan Rumaninë e sotme.
Çezari, Traiani dhe Pirustët Ilir të Dacias
“Ne kolonizmin e Dacias romake 74% ishin Latine (latine quheshin edhe vendet ilire te pushtuara nga Romaket sidomos ata qe kishin afër bregdetin), 14% ishin Grek, 4% ishin Ilir, 2.3% ishin Celtik, 2% ishin Tracio – Dacian e një tjetër 2% ishin Semit Sirian…” po aty shkruhet “Miniatore të specializuar ( Fisi i Pirusteëve) janë sjelle nga Dalmacia : Këto minator dalmat janë të mbajtur në komunitete të mbrojtura (Vicus Pirastarum) dhe ishin nen juridiksionin e prijësve te Fisit të tyre, me drejtues të veçantë të quajtur princa) (Dacia Romana – Roman Dacia http://www.qwe.wiki>wiki&gt; Roman _Dacia)
Për më shumë vjet Traiani krijoj Dacian ose Rumaninë e sotme, sigurisht pjesë përbërese se këtyre kolonive ishin edhe Pirustët aq të domsdoshem dhe të pazevendësueshem për minierat e arit ku ishin të detyruar të punonin në fillim si skllevër ku ruheshin sigurisht me forcë por edhe një karekteristikë tjetër ishte që vareshin direkt nga të parët e tyre. Duke kujtuar që në anët tona nje Fis mund të kishte dhe mbi 200 familje dhe këta të ishin të gjithë të dërguar atje për të punuar dhe vareshin e komandoheshin direkt nga këta prijës ose Zota shtëpie siç thirreshin edhe nga ne deri para pak viteve.

Tritratet e Transilvanisë
Në vitin 1786 -1885 Rumani) gjatë gërmimeve të bëra në një minierë të vjetër në Alburnus Maior, janë gjetur 25 copa tavoletash të lyera me qiri në të cilat 22 në formë tritash, që kanë rezistuar nga ana fizike të lexueshme o gati të lexueshme lloje të ndryshme kontratash nga viti 131–167 pas Krishtit. Këta u publikuan për herë të parë në Berlin në 1873 nga Theodor Momsen.
Në këto tavoleta ishin dhe shitblerje me shumë të femijëve dhe grave. Një nga këta femijë ishte dhe një femijë Pirustë
Këto tavoleta na tregojnë se në ato troje ishin dërguar me forcë edhe Pirustë.

Kontratë shitblerje të një femije skllave me 17 mars 139
Massimo Bato blen dhe zotëron me 205 dinarë — per emancipazione (sipas te drejtës romake ishte vleresimi formal në një akt në prezencen e pesë dëshmitarëve dhe një të gjashti që luante rolin e një peshoreje) nga Dassio di Verzo (originë) Piruste i Kavieretium, një femijë (skllave) të quajtur Passa ose mbase kishte një emër tjetër, që ishte e moshes rreth 6 vjeç dmth. ishte femijë e gjetur ( empta sportellaria).
Jepet garanci (per faktin ) që kjo femije është e shendetëshme, që s’ka bërë asnjë vjedhje, që ska bërë asnjë dem, që nuk është e arratisur dhe as nuk është vakabonde. Kjo femijë i perket Massimo Batos dhe Dassio di Verzo pirusto i Kavieretitum, e jep me mirëbesim dhe për këtë femijë që thamë me sipër Dassio di Verzo ka deklaruar se ka marrë 205 dinare nga Massimo Bato është nenshkruar në Kartum 16 ditë e para të kalendarit të muajit prill( në ,vitin kur) Titoi Aelio Caesare Antonio Pio e Brutto Praesens janë Konsuj për të dyten herë.
Firmat e dëshmitareve: Massimo Venetus, Mbështetes (deshmitar) Masurio Messus , Annesses Anducontektis di Planus Verzonius Sclaies. Di Liccaius Epicadi Marciniesus , Di Epicadus Plarentis detto anche Mieus e Di Dassio di Verzo , shitesi.

Kontratë shitblerje të një gjysem shtëpie e përfunduar me 6 maj 159
Andueia Bato sipas I.I Russu, “Andueea di Bato blen një gjysem shtëpie, ana e djathtë e hyrjes e cila gjendet në Alburnus Maior, në fshatin e Pirustëve ,dhe ka si komshi Plator Acceptianus e Ingenuo, të birin e Callisto, si dhe komshinj të tjerë me rrugen publike,me çmim rreth 300 denari, nga Veturio Valente . Kjo pjesë shtëpie për të cilen flitet me portat e sajë dhe terrenet rrethuese, kufinjtë hyrës, hapësirat e mbyllura ashtu siç ishte ndërtuar e lirë nga çdo lloj ngarkese i lejohet nga tani ta zoterojë ligjërisht.
Ketë shtepi nga ky moment askush nuk mund t’a ketë ose t’a uzurpojë sepse Andueia Di Bato e ka blerë dhe Veturia Valente ka deklaruar se i ka marrë 300 denari nga ai për gjysmen e asaj shtëpie . Gjithashtu është vendosur që Veturio Valente të paguajë taksat për këtë shtëpi deri në qindarkën e fundit.
Kjo kontratë u mbyll në Alburnus Maior në pragun e datës 9 të muajit Maj në vitin në të cilin janë konsuj Quintilus e Priscus.
Firmat: L.Vasidio Victor ka firmosur, Tito Flavio Felice, di Marco Lucano Melior, di Plator Carpi, di Tito Aurelio Prisco, di Bato Anneio di Veturio Valente, shitesi. (po aty)
Në kontraten e 17 Marsit 139 shitësi Dassius Verzonis dhe blerësi Maximus Batonis e të gjithë deshmitarët janë në kushte, edhe pse disa prej tyre kanë emra roman si Maximus Batonis o deshmitari Maximus Veneti, asnjeri prej tyre nuk ka njëemer gjentil romak. (po aty)
Në një tjetër tavoletë të gjetur, që daton me 16 maj të vitit 142, blerësi eshte ilir Dassius Breucus o Breuci deshmitaret jane, Ilir Appio Proclo, veteran i legjionit të XIII, Antonio Celere, Giulio Viatore, Firmio Primitivo, Marko Vibio Longo,
Në rastin e kontratës së 6 Majit 159 blerësi Andueia Batonis është illir me kushte emigranti, dhe nga katër dëshmitaret dy janë emigrant Plator Carpi e Batto Anaei dhe janë ilir.
Sipas këtyre tavoletave quhen veteranë ata që kishin shtetësi romake (kishin luftuar për romakët dhe ata ju kishin dhenë shtetësine). Më tej shkruhet se një Dassius Breucus është identifikuar si një ilir në kushte imigranti i njejti emer gjendet në një lapidar varri të zbuluar në të njëjten lokalitet Alburnus Maior ne të cilen janë gjetur edhe dhe tavoletat e shkruara. Në këtë lapidar thuhej qe Arria Mama ka jetuar 25 vjet me Brekus skllavin dhe ky e ka ndërtuar monumentin për gruan e tij, sepse e ka merituar. Ngjashmëritë mes varrit dhe letrave të shkruara të 16 majit 142 na lejojnë të presupozojmë që Brecus duhet të jetë i njëjti person pra skllavit Breucus o mbase i biri i Skllavit. Prandaj Dassuis Breucus mund të jetë njëlibertino ( sipas fjalorit të periudhës romake, libertino ishte skllav i liruar) të cilin situata e tij juridike mund të jetë e lidhur në fungsion të faktorëve, (të kushteve juridike të padronit, në menyren si ka ardhur lirimi) mund të jetë sipas rastit, ajo e një qytetari romak, e një latini o e një të huaji të çfarëdoshem o të një emigranti dediticio (që do të thotë se ishte një qytetar romak por pa shtetësi romake dhe nuk kishte asnjë njohje tjetër).
Në recensionet e bëra mbi këto tavola, mendojnë se emri Andueia Bato ishte një grua por përseri kthehen e thonë që: “ka emra mashkullore me origjinë ilire që përfundojnë me–a.
Sigurisht duke dëshifruar atë që është thenë mesipër, jemi gati 200 vjet pas i Pirustët i kishin dërguar me forcë ne Transilvani.
Një tjetër kontratë e 20 majit të 164 ndërmjet dëshmitarëve është dhe Titus Beusantis, Bradua i biri i Beusas thenë edhe Bradua që është padyshim ilir .
( Sambrian –Mancipatio -trittici — Transalvania –Diritto@Storia http://www.dirittoestoria.it>Sambrian-Ma
Teodor Sambrian , universita di Craiova, La mancipato nei trittici della Transilvania

Kontratat
Ne kontraten e 17 marsit 139 të gjithë emigrantë Pirustë
Emrat Ilir tëshkruar në tavoletat përdorura në Romani- Dacias janë:
Dassius Verzio- origjinë Pirusto — di Kavieretium Dasar
Massimo di Bato Maks
Passha 6 vjece Pirusta Pashk
Maximus Veneti — dëshmitar Pirust Maks
Massurio Messus decurione Maks Mesi
Annesse Andunonocnetis pirust Anush Nduja
Planus VerzoniusSclaies pirust Pllan Berzhani
Liccaus Epicadi Marciniessus pirust (Lek Epikad Martini )
Epicadus Plarentis i thenë edhe Miessus pirust Epikad Plarent
Në kontraten e 16 majit 142
Dassius Brecus o Breuci bleres, eshte ilir po jo emigrant Breuci
Në kontraten e 6 majit 159
Andueia Batonis është ilir Ndoija Bato
Plator Carpi ilir Plator Kerpi
Bato Anaei ilir Bato Noj
Edhe Titus Beusantis Ilir
Nga ermrat e mësiperm shohim se janë emra të vjetër ilir. Emri që shfaqet më shumë është emri Bato, Plarent dhe Epikad është një emër ilir që ka ardhur gjer në ditët tona. Emri Andueia është i njëjti emër, Nduja, Ndue, Ndoja, Noja, Nua, Nue do të thotë Ndue e gjen jo vetem në Mirdite por në të gjithë Shqipërinë ku ka katolikë, dmth, edhe në Mirditë çdo shtëpi e ka një Ndue që është një emër ilir i vjetër Anduja -Nduja, kjo se ky emër u përdor me vonë dhe në ndër të Shenjt Antonios pra, është një emër komun tek ne.
Bato o Batras e gjejmë në toponimet e fshatrave te Xhuxhës — Xhixhës si shpella ose Fortesa e Batos.
Breucet sipas “Elenco dei antiche tribù in Illiria –List of ancient tribes in Illyria.
Breucit ishin Ilir, te nën fisit te Panonnit. Kane rezistuar shumë ndaj romakëve, por u shiten si skllevër pas humbjes së tyre. Kanë filluar të marrin Shtetësinë romake gjatë qeverisë se Traianit. Eshtë e mundur që emri i qytetit Boshnjak në Bosnjen Veri –Perendimore vjen prej emrit në të këtij fisi. Një fare numri të Breuceve u stabilizuan në Dacia. (Po aty)
Mos vallë ishin familja e Breucevet, Fis i Pirustëve ata që luftuan aq shumë ndaj romakëve, shpella e quajtur edhe sot në Fan të Mirditës cilit Bato i përket sepse të dy luftëtaret Bato janë Ilir të dy vijnë nga jugu Dalmat. Mbiemrat e tyre janë të lidhura ngushtë me toponimet në Mirditë , Bato, Batras, Petoq ( Batoq). Nga Traiani u moren dhe u dërguan në Transilvani ashtu siç folen dhe tavoletat, sigurisht këto të dhena na thonë dhe një herë Bato i Breuceve ishte nga Fandi i Piriustëve. Në tavoletat na thuhet se njeri nga këta kishte shtetësi Romake ishte pikërisht Dassus Bregus ishte ilir nuk ishte emigrant, por, nuk ishte Skllav.
Në një kohe rekord pa kaluar as 200 vjet shumë nga ata i liruan nga skllaveria biles arriten dhe të ishin blerës, tregtar. Ajo që bie në sy se kishte akoma skllavëri por fakti që keto familje iliresh blejnë një femijë po piruste në rastin me të mundëshem kjo femijë është adoptuar, ( femijët kur janë biresuar deri vonë paguheshin për birësimin e tyre) prandaj sigurisht ajo femijë e ngelur jetime, ose e sjellur edhe nga vendlindja për t’u birësuar, ose e varfër aty tek dokumemat e gjetur nuk tregohet se nëse kjo femije ishte jetime por në tavoletat thuhet, e gjetur. Pra po kjo femijë u adoptua po nga familje Pirustësh duke na treguar se ata mbanin akoma të fortë sensin e prejardhjes mbase duke kerkuar per biresim femije piruste sepse edhe shitësi ishte Pirust, duhej të jetë porositur nga blerësi një femijë Pirust, Ilir.
Bato la Breucan nga Fisi Breuci e Pines dalla Pannomonia kane qenë lider të Revoltës së Madhe Ilirike, bashkë me Baton e Daesitiate nga Dalmacia. ( it.wikipedia.org>org>Tribu _illiric..
Shohim një mbiemër Bregusi o Breuci , nëse akoma në lapidarët e Pirustum është gjetur një Bregus o Breuç dhe këta tavoleta nuk na thonë për vendlindjen e tij por na thuhet se ishte Ilir, ndërsa për Baton Breucin një tjetër Ilir i Fisit të Breuceve që është bashkohes edhe i Batos se Dalmacise por sipas Strabonit i cili na tregon fiset i Panonise “Kombe (fise) te Panonise janë Breucet , Andizitej, Diasconi, Pirusti, Mazei, Disoitiati ( te cilit kishin Kapedan Batone dhe te tjera komuna te vogla me pak të njohura që shtrihen gjer në Dalmaci ( La prima parte della Geografia di Strabone , di greco tradotta in volgare, books.google .i>books, pag. 129,
Nuk është e thenë që Baton Breuci të mos kishte qendren e tij ose Fortesa të mos i dedikohej këtij prijesi Ilir dhe sigurisht ky princ jetonte pra në Xhuxhen e sotme
Qyteza qe sot therrasin në krahinen e Xhuxhës mos ishte Sifcia (Siscia) sepse Straboni na tregon që afër Segestika janë Sifcia fortese, Sirmio vende mbi rrugen që vjen nga Italia, dhe ky qytet ishte në rrugen që lidhte detin me Maqedoninë.
Poshtë fshatit Birzh quhet një vend kodra e Sticit ose e Saticit. Gojëdhena tregon se aty ishte nje vend i zhvilluar por që “dul faret” u shfaros . Nga se u shfaros ky vend, që gjer në ditët tona ka ardhur si malklim? Akoma në ato fshatra kur duan të mallkojnë dikë i thonë “Dalsh fare si Stici ose Satoci” Stici ishte person? Mbret? Qytet? Duhet te jete ndonje qytet i humbur sepse, po të ishte person nuk kishte ardhur gjer në ditët tona e tillë shprehje për një person të thjeshtë. Aty kryqëzoheshin rrugët që vinin nga Kosova në drejtim të Drinit, Qafa e Komit, Qafa e Portës. Laku i Shna Premtes, Qafa e Qirit mbi Fand, drejt luginës se Matit e Lezhes, Shkodres drejt detit. Mos ishte ky Qyteti për tëcilin Straboni flet në librat e tijë.
Në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë fjalen Batoq, qe do te thote se Batoq është rrumi i kembanave dhe po me ketë emër kemi fshatin Petoq-Batoq siç thamë më sipër. Ky fshat mori ketë emër nga perpunimi i materialeve të hekurit , por dhe të arit sepse sidomos kembanat në trupin e tyre kanë dhe një përqindje arit i cili u shërben kembanave që tingellojnë më shumë, më bukur që degjohen më larg, sigurisht këta specialistë i gjejmë deri në Transilvani por me mbiemra të vendit nga ata u nisen.

Emrat Ilir
Emrat edhe pse janë romanizuar thotë autori por, perseri ata dallohen shumë qartë se janë emra Ilir, emra qe moren me vete emrat e lagjeve dhe fshatrave nga vinin.
Plator Kerpi,mbiemri Kerpi na kujton një pëlhurë që bëhej në lashtësi jo vetem nga ne, Ilirët, po kjo pelhurë ishte e njohur dhe nga egjiptianët e lashtë, Kerpin pastaj e zevendesoj lini, pambuku, mendafshi, por në kohët e lashta kultivohej shumë. Keta mbiemra kishin emrat e fshtatrave apo prodhues të kësaj bime dhe kanë marrë këtë mbiemër të lidhur me zanatet qe ushtronin? Kerpi –Shkrepi, shkrepi na tregon shkembinj të thepisur ,shkrepa, por dhe lidhet me fjalen shkrep-plas kushtrim. Plator Kerpi ishte mjeshter i lendeve plasese? Kep, cep, thep tregojnë edhe vende të caktuara gjithmonë kane formen e nje trekendeshi qe mund te jete Kep, cope toke ne qoshe, cep, kend ose pjese toke, thep, maje guri i mprehtë.
Toponime te Xhuxhës
Tre km nga është gjetur guri i Xhuxhës është fshati i Batrave, është fshati më i afërt ku u gjet guri.
Populli nuk e therret vetem Batra po edhe Matra: Cdo të thotë Matra apo Mitra? Mitra është një hyjni Persiane dhe induista , më pas edhe Helene e Romane, qe u adhuruan nje shekull para Krishtit gjer ne shekullin e V pas Krishtit, kulti i Mitres lind 1200 vjet para Krishtit si hyjni e diellit dhe si hyjni e ndershmërise. Ne Uikipidian e hyjnise se Mitras per helenet e romaket Mitra ka dy domethenie:
1-Miqësine
2- pakt, akord, kontratë, betim, o lidhje
Ne gjuhen shqipe këtë fjalë e zevendëson vetem fjala Bese që është shumë vështirë të përkthehet në gjuhë të tjera me një fjalë direkte por, përkthehet me të njëjtat fjale të shkruara mësiper, pra, miqësi, lidhje, fjalë e dhenë, kontratë, pakt etjj, por Mitra në shqip do thotë edhe diçka tjetër, është organi femëror që prodhon, do të thotë Mitra riprodhim jetë, dhe në formen me arkaike e gjejme edhe në disa vende të Italise ku ka pasur insediamente të vjetra shqiptare Matra i thuhet organit riprodhues të kafshëve femërore.
Pra Batra e Matra duhet të jenë e njëjta fjalë veçse të shqiptuara ndrysh nga vendasit por, meqenëse shkronjat e para shqiptohen pothuaj në të njëjtin vend siç e kemi parë më sipër shqiptimi ka kaluar nga Matra në Batra.
Matra mos ishte ndonjë tempull i qytezëz mbi këtë fshat që i dedikohej pikërisht perendisë, kësaj hyjnie që ishte e vendit o mund të vinte nga Larg, mos ishte Mitrade? Flitet edhe për Mbretin – Mitratide, mos kishte ndonjë kështjellë në këto vende? Ky tempull u shkatërrua, nga lufta, humbi pushtetin e lavdinë e dikurshme dhe njerëzit që popullonin qytezen filluan të zbrisnin më poshtë por moren me vete edhe emrin e tempullit duke ja dedikuar Matras ose Batras së re të ndërtuar jashtë mureve mbrojtës të qytetit, pra qytetit ku bëheshi mbedhje dhe jepej besë.
Sipas vendasve mund të jetë quajtur edhe Arta, dhe kjo fjalë na lidh gjithmonë me fjalen ar, që mbase në këtë troje prodhohej me shumicë dikur.
Në këto raste mund të flitet vetem për toponimet por ajo që gjendet po te kerkohet në nentoken e Qytezës së Xhuxhës mund të flasë më shumë por, vetem duhet që të gërmohet.
Sipër fshatit të Batrës një km larg është Kepi i qytezës, kush ishte Kepi, ishte një cep, një vend dalë nga qyteza, mbase dhe vendi ku prodhohej Kerpi për veshjet aty, shumë nga këto pyetje mund t’u përgjigjeshin vetem studime të detajuara.Mbiemrat e gjetur në Dacia, Plator Kerpi ishte nje tregtar Kerpit? Lidhet me keto treva?
Nga Kepi i qytezes po një km me larg ndodhet rrethi i qytezës. Sigurisht rrethi nenkupton një rrethim me mur, pra një qytet i rrethuar me mure mbrojtëse dhe i mire fortifikuar derisa ka ardhur pas mijera vjetesh gjer në ditet tona.
Në një largësi prej 700–800 metrash ndodhet Laku i Shna Premtes ku sipas gojëdhenave ka egzistuar një kishë, thonë personat që jetojnë akoma atje. Kisha e Shna Premtes apo ndonjë tempull kushtuar Venerandës, Venerës ose Aferdites me mire në Shqip. Sipas fshatareve që jetojnë aty tek ky tempull sa herë bien tërmete vendi formon gropa të vogla dhe thuhet se nentoka aty ka pasur ujë të rrjedhshem që mund të kenë qenë edhe ujësjellesa të qytetit dhe kjo gjë nuk eshte e pamundur përderisa edhe në Domgjon ndodhet një ujesjelles i vjetër, pra ato anë njihnin inxhinjerinë hidrike përderisa kanë arritur të ndërtojnë ujësjellesa të lashtë.
Qe ka pasur tempuj të lashtë duhet të ketë pasur patjetër sepse aty janë gjetur edhe shkembinj të tjerë të shkruar, ku gratë herë pasë here kanë ngarkuar barrët e drurëve apo barit, pa e ditur se dikur të paret ato vende i kishin vende adhurimi sepse, edhe sot janë të lemuara nga koha, duken figura gjeometrike katrore e pika që i perkasin tempujve te vjeter.
Nga Laku-Laç i Shna Premtes 300 metër është shpella e Batos. Eshtë përshkruar më sipër Shpella e Batos, cilit Bato i përkiste ajo shpelle ose ajo Fortese? Batos së Brecuçeve apo Batos se Dalmacisë? Apo ndonjë Bato tjeter që therritej nga romaket Batiati? Shpella e Batos gjendet rreth një km larg Gurit te Xhuxhes dhe në një vend të dukshëm siper qytezes.

Spartaku dhe Xhuxha e Batove
Spartaku Gladiatori i Thrakës që ka jetuar 111–71 para Krishtit. Dëshira e tijë ishte që të jetonte e vdiste si gladiator dhe instruktori që e shoqeronte i thotë: “Lucio Marcio Filippo zotëron një shkollë tjetër me larg nga Kapua, është atje që do shkosh. Eshtë një vend i vogël me rreth 100 gladiatorë, dhe me nja dhjetë doctores eshte më i mirë lanista (instruktor o pronari i një shkolle per gladiatorë në Romen antike) i kësaj dege. Gneo Cornelio Lenmtulo Batiato. Batiato i vjetër, është barbar. Eshte nga Iliria. Në konfront me mua Batiato do të të duket një tas me helm….. Kur Spartaku arrin ne kompleksin e gladiatoreve që e thërrsinin Vila Batiato, ai gjen rreth 50 Traci e 50 Gali, ishin aty të gjithë ata që ishin ngritur në revolte, punonin në miniera ,Batiato drejtonte sterviste sklleverit e minierave, (Tracet-Thraket punonin ne minierat e Batos?). Brenda vilës së Batiatos nuk ishin të lidhur me zingjir e hanin mirë… por ishin me të vërtetë skllevër…”
Apiano i Alessandrise sjell edhe nje teori tjeter, sipas te cilit Spartaku nuk u skllaverua sepse dezertoi, po u mor i burgosur sepse ishte aleat së bashku me fisin e tij, me Mitridate IV del Ponte. (Spartaco uikipidia)
Da Wikipidia i Batiati, Tribù illiriche, por Fisi Batiati janë përmendur edhe nga Apiano i Alessandrisë në kohen e fushatave ushtarake të Otavianos në Iliri (35–33 para Krishtit) popull i panjohur në fondet antike.
Kur permendin skllevër minierash menjëherë na vete mendja tek minierat e Gjugjës, shumë të njohura të asaj kohe, tek minierat ku dikur zoteronin Batot o Fisi i Batoitëve që pati lavdi për pak kohë pastaj nuk u fol më, ishte pronar i këtyre dhe mbase edhe Lentum Batiato ishte marrë skllav dhe dërguar në Romë, ku pas u mor me tregti sklleverish u dhe u bë instruktor. Do të duheshin fakte të tjera. Mbiemrin e tijë janë përpjekur shumë studiues ta gjejnë, por kohët. Batot, mos u thirren dhe Batoite nga Romaket? E derguan tek Batiati Spartakun (dhe shumë mendojne se skllavi nuk quhej Spartak ishte pikerisht Batiati që e pagëzoj me atë emër) sepse fliste të njejten gjuhë me Batiaton Ilir, pra Batiato mos ishte nje tjeter Pirust i familjes se madhe te Batove ne XhuXhe?
Toponime të shoqëruara me gojëdhenë
Siper Lakut te Shnea Premtes eshte PlIaja e Gjurës ose Pllaja e Gurëve, çfarë fshihen nen ato gurë ?
Pak më lart Pllajës së Gjurve është Kodra e rredhit te Cokrrit?
Kush ishte Cokrri? Ishte luftëtar i Fandit ( mbase mund te ishte edhe ndonje bari, ose thjesht qytetar i qytezes që kulloste bagëtine në lendinat e qytetit përreth që merret peng pabesisht nga armiku) që sipas gojëdhënave u zu rob nga ushtritë e huaja dhe i thanë; -Nëse do të jetosh, ti duhet të na tregosh si hyhet në qytet (në qytet duhej të hyhej vetem nga portat kryesore) dhe ai ju tha po, por me një kusht na duhet të hyjmë gjatë natës në fortesë sepse ditën na shohin dhe jo vetem duhet të kalojmë nga një vend në heshtje por është mirë të lidhemi me një litar me njeri tjetrin sepse terreni është i thyer. Ushtarët u lidhen dhe së bashku me Cokrrin filluan udhëtimin për të hyrë në Fortesë por ai në një moment arrin të shkëputet dhe ushtarët e huaj tërhoqen njeri — tjetrin në greminë dhe vdiqen të gjithë. Që atëherë në shtepitë e Xhuxhës dhe të tërë krahinës së Fanit flitet për Cokrrin ose Vokrrin dhe legjenda nuk është fare legjendë se në ato anë ka familje Cokrri apo Vokrri që janë akoma sot banore në Xhuxhe dhe ne zonen e Fanit dhe në ato vise.
Vend burimet e ujit gjenden akoma sot në çdo anë afër Gurit prandaj ai qytet pati aq lavdi sepse në perpunimin e metaleve duhej shumë ujë dhe një nga keto burime quhet akoma sot Lugji iBuzmit (Lugu i buzëve) dhe rreth 550 meter me tej jane Gjropt’ e Gjurve (gropat e Gurëve) ku në kohët e hershme digjeshin Pezhvet. Kush ishin Pezhvet? Ishin fabrikat ku prodhohej vaji i asaj kohe që shërbente për të lyer e mirëmbajtur rrotat e karrocave që udhëtonin në ato rrugë që ishin udhëkryq për shumë udhëtarë. Përpunimi i tyre ka të njëjtin model përpunimi si i gëlqeres por në vend të gurëve hidhnin rrenjë dhe palcë pishash duke prodhuaj një vaj natyral të veçantë.
Ish drejtor i shkollës të fshatit Bardhok Plaku e pershkruan bukur : “Rrreth 200 metra në drejtim të rrezes se Diellit eshte Kodra e Kuvendit “. Kuvendi ku ku mbajt besëlidhja e Pirustëve.
Poshtë rrethit të qytezës është një vend që quhet Kaplotë ose Kapjo. Gojëdhena tregon se aty dikur ka kaluar një rrugë që vinte nga Kosova kalonte Drinin e kalonte në Qinamakë të Kukesit, në Qafë të Komit, në Përru të Portës, në Laj ose Lak të Shna Premtes,në Qafë të Qirit dhe kthehej për Lurë e Dibër ne Maqedoninë e Veriut. Populli ato i njeh si vendvarrime të Aleksandrit .
Aleksandri i madh e njihte këtë vend? U varros aty? Janë pikërisht gojëdhenat e popullit që thonë se ai është i Varrosur nen Kaplotë. Ishte Aleksandri i Maqedonisë apo ndonjë tjetër Aleksandër që nuk është gjetur në dokumentat e gjerëtanishme.
Rruga që kalonte aty afër ishte një rrugë e kalldremtë e rendësishme sepse lidhte Shkodren-Nish-Sofie- Kostandinopoje.
Rreth 2 km poshtë Kaplosë kemi rrafshin e Kaboit i cili është i mbushur me Morana ( Mure ) Gurësh mos kemi të bëjmë me varreza të lashta princërish?
Duke u nisur nga Guri i Xhuxhës gjendet një tjetër toponim i rendësishem i quajtur Kpuq, në rrafshin e Këpuqit janë tre hurdha (gropa ) në formën e amfitatrit të sotshem , kohë pas kohe tregojnë se janë gjetur gurë Gjudhish,( mbetjet e shkrirjeve të metaleve) por është gjetur në siperfaqe edhe një Mokë- gur mulliri uji i kohës së lashtë.
Rreth tre km përsëri duke marrë si qendër Gurin është një vend që quhet Kroji i Kigjit. Në gjuhen e popullit Kigji është qengji, mos vallë aty afër ishte ndonjë tempull i lashtë ku bëheshin kurbane? Po të analizojmë fjalen Kigj .Zadrima i thote Kij, por Kij eshte është edhe kur sharton pret pra ben “kurban” një pemë e pret, mos aty afër beheshin sakrifica duke ofruar qengjat në këto sakrifica për hyjninë e diellit. Në zonat e Mirdites, Brirëve të qengjave u thuhet edhe sot rreze pra, supozojnë rrezet e diellit dhe kjo fjale e vjeter rreze lidhet edhe me kurbanet që bëheshin për perendinë e Diellit.
Afer aty gjendet dhe Toponimi tjetër Perru të Portës ose Qafa e Portës për çfarë portash bëhesh fjalë per portat që të çonin në qytet, po aty afër janë Qafa e Komit, Përroj i Komit, Pylla e Komit …. Kush ishte Komi?
Një km më poshtë gurit është shpella Gjurve ose Gurëve, sigurisht janë miniera të vjetra të mbyllura në të cilat nxirreshin gurë , jo gurë shtëpish por gurë mineralesh dhe gjithmonë pranë shpellave mbase hyrje në minierat e vjetra që eurozioni i ka kthyer në shpella) do kemi dhe burime ujit, aty afër është një tjetër, Gjura ose Gurra e ujit në të cilin ujiten tokat e fshatit Birzhz ose Mizhs.
Poshtë fshatit Birzh quhet një vend kodra e Sticit ose e Saticit. Gojëdhena tregon se aty ishte një vend i zhvilluar por që “dul faret” u shfaros. Nga se u shfaros ky vend, që gjer në ditët tona ka ardhur me këtë emer? Akoma në ato fshatra kur duan të mallkojnë dikë i thonë “Dalsh fare si Stici” Stici ishte person? Mbret? Qytet? Duhet të jetë ndonjë qytet i humbur sepse po të ishte person i thjeshtë dhe pa rendësi nuk kishte ardh gjer në ditet tona me këtë thenie. Aty kryqëzoheshin rrugët që vinin nga Kosova në drejtim të Drinit, Qafa e Komit, Qafa e Portës, Laku i Shna premtes, Qafa e Qirit mbi Fand, drejt luginës se Matit e Lezhës, Shkodrës drejt detit. Mos ishte ky Qyteti për të cilin Straboni flet në librat e tij?

Jo larg shpellës se Shna Premtes është kisha Shen Nritratit ose tempulli Nitratit- Mitratit pra përsëri lidhet me Matra –Mitra-Mitrat.
Vendasit thonë që aty është bërë një luftë e madhe tek kjo Kishë dhe Herodati e citon këtë vend. Por po të kemi parasysh që Herodati duhet te flasë jo per nje kishë se ne ate kohë nuk egzistonin kishat por për nje tempull, tempulli i Mitres — Mirtea ose një Zone te quajtur Mitridate, Mreti Mitriate. Thuhet që kjo zonë ndodhet në Armeni (thote ndonje Cronist) po Armenia ska lidhje direkte me detin Mesdhe atëhere Mitridate është emri i vjeter i Mirdites se sotme? Më e mundur që Mitrade të kete qenë ndonjë Mret që ka jetuar në ato zona të Mirdites.
Në histori egziston një Mitrade IV i Del Ponto që vdiq në 150 përpara Krishtit dhe shkrimet thonë që ishte shtetas greg e persian por parardhësa Maqedonë, pra nëse flasim per Maqedoninë ka më afër Ilirinë se Turqine jug-lindore pas se ciles gjendet Armenia (Mitridate del Ponto IV- Mithridates IV of Pontus,)
Ne ushtri u bashkuan Mbreterit e Iberise ( Georgia) , Fiset Ilire, Albanise qe ishin aleat te Mitradeve dhe kundershtuan Pompeun (dhenderrin e Cezarit). Faqja 157, Biografia Universale antica e Moderna : Parte mitologjica opera.. primo volume, books .google .it>books>id

Guri i Mirditorëve
Mbas gjetjes së Gurit shumë banore të Xhuxhës dhe jo vetem ata, por dhe të zonave perreth, u mblodhen dhe nuk dinin se çfarë do benin me gurin. Frika ishte e madhe se mos vidhej e shitej, mos agjentët atmosferik do e shkatërronin kur, ai për shekuj kishte qenë përmbys. Dëshira ishte e madhe që Guri të lihej aty ku ishte por, aty nuk egziston asnje rruge që dikush ta viztonte, ta fotografonte, ai do i nenshtrohej perseri natyres dhe do shkatërrohej. Muzeume në fshatra aty nuk egzistojnë. Më në fund pas takimeve me ministren dhe pjestarë të qeverisë Guri vendoset te udhetoje drejt Tiranes ne Muzeun kombetar pasi nenshkruhet një kontratë për sjelljen e një kopje të këtij guri në fshatrat e Xhuxhës. Ky grup përbehej nga intelektual, përfqësues të klerit ,banorë dhe grupi organizues i përbehej nga:
Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Mirditës
Shkurt Nrec Shkurti, Birzhz-Xhuxhë
Marka Ndue Biba Kroj, Madh-Xhuxhë
Nik Marka Frroku, Batra-Xhuxhë
Bardhok Dodë Lleshi, Lari-Xhuxhë
Gjergj Mark Gjaci, Birzhze-Xhuxhë
Bardhok Ndue Plaku, Batra-Xhuxhë
Llesh Preng Jaka, Petoq-Xhuxhë
Kastriot Dede Milici Lashte-Xhuxhë
Gjon Melyshi, Kthell-Mirdite
Davita Arapi, Kurbnesh-Mirdite
Devin Ndue Loka, Sang i Xhuxhës
Anton Ndue Ndoj, Srriqe-Xhuxhë
Mark Preng Picaku, Dardhaz-Xhuxhë
Nikoll Mark Milici, Plajz-Melth-Xhuxhë
Petrit Marka Koca, Birezhz-Xhuxhë
Ndue Frrok Gjeta, Petoq-Xhuxhë
Eduard Nikoll Gjonaj, Thirre-Xhuxhë
Eduard Ndue Çupi, Birezhz-Xhuxhë
Marka Ndue Gega, Melth-Xhuxhë
Gjergj Ndrec Biba, Kroj i madh-Xhuxhë
Petrit Gjok Marku, Melth-Xhuxhë
Nikolin Mark Gjoka, Sholth-Xhuxhë
Bardhok Kole Ceku, Dardhz-Xhuxhë
Frrok Ndue Bardhi, Berzhz-Xhuxhë
Të gjithë këta persona përfaqësues të fiseve ose lagjeve të tyre ,në menyrë direkte o indirekte kanë ndihmuar në ruajtjen, mbrojtjen e promovimin e Gurit.

Dy fjalë nga autorja
Historia e Gurit na bëri të rikujtonim historinë e lashtë te popullit tonë që me mijëra vjet jeton e punon në keto troje. Duke filluar nga Guri që mendohet të këtë mijëra vjet para Krishtit. Ajo që është shkruar në atë Gur edhe pse kanë kaluar mijëra vjet tingëllon aq bukur: Për ne, Për fmijtë, po Zot, Shpirtrat janë ul. Sigurisht nuk mund të themi që perkthimi i Gurit është qind përqind se sado të mundohemi nuk mund të kthehemi e të mendojme si parardhësit tanë të para gjashtë mijë vjetëve por, shpresoj të jetë një shtytje, për arkeologët, antropologët, etnografët, historianët që ashtu siç ka thenë edhe gazetari i nderuar Marin Mema në një emision “Gjithkush prej nesh mund të japë kontributin e vet për Historine”.
Një shprehje që na kujton që s’duhet të ketë me vëllavrasje, që duhet të ulemi e dialogojmë për çdo gjë, që jemi kalimtare dhe se ata gurë pamë shumë e tregojnë shumë dhe sa panë ata si puna jonë.
Gjerë në shekullin e dytë pas Krishtit ku aq shumë flitet për Pirustët. Një popull që luftonte, punonte shkruante, që kishte gjuhen e vet alfabetin e vet, që mbrohej. Një vend si Xhuxha ku në atë kohë ishte udhëkryq i shumë rrugëve që lidhte boten e atëhershme dhe mbase me qytetin Stic-Satic për te cilin flet edhe Straboni, ku flitet për luftra kundër Çezarit, Traianit, Pompeit, ku kronistë si Herodoti e gjeograf si Straboni, nuk harruan të shkruanin për të, duhet të ketë shumë lavdi, por, vetem pret prej nesh, që të studiohet.
Dua të falenderoj të gjithë ata që me ndihmuan në menyrë direkte o indirekte në rrallë të parë Frrok Bardhin i cili më ka “sherbyer” si kamera e gjallë duke më përshkruar me imtësi të gjithë ato vende.
Falenderoj edhe burrin tim për mbështetjen dhe përkushtimin për të më ndihmuar në atë qe ai e ka pasion Historinë Shqiptare.

Nusha Zhuba Hida
Doktore në Teori e Kërkim Shoqëror
Rome 08/05/2020


Nga: Ana Hida
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s