
Reagim pёr njё postim tё Islam Mustafes
…Kosova ime martire: “Mos kёrko tё tё njohё Serbia, kur ti nuk njeh tradhёtarin tёnd! Si mund ta njohё macja miun?!” …Tu ba shitёs tokash ai qё i besove frymёn jarani im! Shetiti me lundёr nёpёr Ujman, nё atё vijё qё kishte kaluar Vuçiqi kajmekam! A ka ardhur bac koha, qё ne Kosovё e nё Shqipёri ato qё hedhin themele tё mbesin pa çati?!!!
Nёse mё tё vёrtetё tё dhimbset toka, dhe pёr kёtё nuk dyshoj, duhet tё ngrihesh kundra tradhёtarёve. Shitёsit qё mbjanё flamujt e coptimit. Kёta janё tё vjetrit, kasapё qё kanё marrё me yrrysh hanxharёt. Plani i coptimit ёshtё nё Washington, i formosur nga Thaçi e Vuçiqi, me bekimin e pabekuar tё Ramsit. Sa tё mençur duken tani me shkopin e thanёs, kur dikur i shikonte kalimtari tёk ecnin tё kёrrusur dhe kёkush nuk u hishte qyrrёt, bregut tё Ibrit e anёs Lanёs…
Prej gabzerr gypit tё sёmurё, askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në dorën dhe në përgjegjësinë tonë,- thotё Isa me shkop, duke çaluar bregut tё shitur tё Ibrit. Po me sёmundjen e vet, po nana porosit se nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore. Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojmё me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës.
Isa thotё se komunistёt kanë mbijetuar deri në fundin e tyre, duke prodhuar kundёrshtarë dhe armiq. Kur iu kanë sosur kundërshtarët, janë sosur edhe ato vet. Por kjo nuk ndodhi vetёm me njё komunist tё orёve tё liga tё Kosovёs qё e ka emrin Islam Mustafa. Kur iu sos pas 50-ditёve “armikja” VV-ja nuk u sos ai vetё, por u lidh si shkopi me domaten me partneret e vet tё skaduar, pёr tu ngrit si “lapidari i dashurisё” pёr vendin e tij, pa hedhur asnje pushkё, pa bёrё asnjё shenj ne udhёtimin e Kosovёs, veç me 3% e vjedhur me xhepin mbushё, duke ia gёrryer dheun nёn kёmbё lirisё sё saj.
Kёtu ka diçka pёr tu sqaruar. Vonesa e marrёveshjёs VV – LDK ka njё marrёveshje tё fshehtё Thaçi –Mustafa. Presidenti i ka kёrkuar Mustafёs tё gjitha atributet dhe postet vetёm e vetёm qё qeverinё tё mos e bejё me VV si parti fituese. Mustafa si ulkojnё rafinuar serbiane i rrahur me vaj e me uthull, ka parashtruar planin tjetёr mё tё cilin ka rёnё dakort Thaçi. Cili ёshtё?! Mustafa ka pranuar koalicionin dhe bashkё me te strategjinё, pёr ta rrezuar, kinse ёshtё kundra Amerikёёs. Kёshtu ata me njё gur vranё dy zogj, por kanё harruar se krahёt e Kurtit dhe Vjosёs, pёr tё flutuar nuk mund ti vrasin. Qiftja e jote Ise Hasha e ka tё humbur shenjёn. Triumfi i juaj ёshtё dёshtim!
Isa mendon se duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun. Pse more ideologu i rrudhur kёto janё kushte?! Po tё ishin kёto çdo gjё, duhet ta kishte pranuar Serbia, qё po i pёrshpirtni si lypsa tё ndyrё nё trollin tёnd qё akoma gjёmon nga nata e zjarrёve, o kandilё tё fikur nё sy tё hijenave tё sё shkuarёs. Dialogu ka njё kusht dhe dy palё. Po sipas jush Kosova nuk ёshtё palё dhe nuk ёshtё kusht, vetёm besim! Ku shkon nёse ajo nuk tё pranon si tё barabartё nё bisedime. Nё kёtё pikё po thoni qё Kosova tё jetё njё kufomё e Serbia njё mbret! Shikoni si e porosit me njё mashtrim opinionin, Isa Mustafa, sekretari pёr propogandё i partisё komuniste tё vёllazёrim poshtrimit tё Jugosllavisё Titiste: “Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij, kështu thotë edhe Deklarata e Pavarësisë. Prandaj s’kemi arsye ta hapim këtë temë, sepse e hapim temën e pavarësisë së shtetit tonë, që është mbyllur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, po ashtu, nuk kemi arsye të frikësohemi nga dialogu. Duhet të dialogojmë që, në këta kufij dhe me këtë territor që e kemi, të na njoh Serbia, të anëtarësohemi në OKB, të na njohin edhe pesë vende të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO. Ky është interes i shtetit tonë i drejtpërdrejtë, është edhe interes i ndërmjetësuesit nga SHBA dhe atyre nga BE, sepse me këtë sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të botës dhe hapet perspektivë e re e zhvillimit ekonomik. IM”
Kёto janё sllogane Ise, qё ngjajnё si lecka tё shkyera dhe tё ndryra nga burgu i shpartalluar i kohёs qё lamё pas, po Isa si pёfaqёsues i asaj kohe na ka dalё pёrpara si trim i çartun e besa po lyp kryet e konakut…me mortje politike nuk ka intergim dhe demokraci!
E rёndёsishme pёr Kosovёn nuk ёshtё dialogu pёr dialog qё shkon deri ne kaldrat greke. Forcimi i shtetit, mirёqenia dhe shpartallimi i tradhёtarёve tё inkriminuar ёshtё dialogu i parё me vetevetёn! Si ta kryesh Ise kёtё vijnё vetё serbet e tё kёrkojnё dialog si po don! Kjo frymё ka atrofizuar diaporёn shqiptare tё Amerikёs. Aktiviste dhe biznesmen tё sёmurё pas politikёs se Kosovёs, jo vetёm me heshtje, por edhe me dollarё mbёshtesin çetnikёt kosovarё nё mёnyrё qё liderёt kosovarё, kur tё vijnё nё Amerikё, duke filluar nga presidenti, paguajnё agjensi te shtrenjta lobimi për tё pёrmirёsuar imazhin e tyre tё korruptuar! Tё pёrulur karshi kёtyre bimbashёve tё rrafinuar ua shtrojnё qilimin e kuq mbi kurrizin e tyre. Pikёrisht pёr kёta qё i kanё lёnё anash me mospёrfillje, tё gjithё ata vullnetarё shqiptaro-amerikan, janё mohuar votuesit shqiptaro-amerikanё, tё cilet janё fuqia mё e madhe demokratike dhe lobuese pёr Shqipёri e Kosovё. Janё shqiptaro-amerikanёt, tё cilёt i mёsuan si tё qethen, si tё vishёn, si tё pёrfumosen kur takojnё pёrsonalitete amerikane. Pёr ata pra qё kanё mundёsinё tё trokasin çdo derё tё çdo zyrtari, senatori apo congressmeni, e tani qё janё nё pushtet, as qё pyesin se ku bien me shtёpi. Kujtojnё se e kanё kaluar lumin.
Po ua them hapur se njё pёrsonaliteti amerikan, nё çdo institucion qoftё ai, apo nё Shtёpinё e Bardhё, pyet mё shumё njё shqiptaro – amerikan se njё drejtues nё Shqipёrisё nё Kosovё! Sido qё i mohoni pa ata nuk mund tu çelet asnjё derё nё Amerikё! Haj tash Ise babikё!
Kosovarёt nuk janё nё rrugё nё protestё, ndaj nёn rrogoz vepron politika e vjetёr e molepsur deri nё myk. Levizjes “Boll Berllok serb nё Kosovё” duket ti bashkohet njё levizje studentore, tё cilёs ia kanё vra shpresёn: “Tё demaskojmё tradhёtarёt!” Virusin mos e kёrkoni tek pandemia, por tek tradhёtia. Ngrijuni e tredhni tradhёtarёt!
Rinia kosovare me 1981 e mposhti njё Serbi dhe do ta poshtё kёtё tё klikё brenda vetёs dhe kёtё stuhi!” Nёse doni frymё dhe liri!
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT