Raporti i Fedom House, një rast më shumë për tu freskuar në llucën e propagandës

Basha dhe Rama

Njerëzit e penës dhe të letrave këtu në Europë tashmë kanë filluar të përdorin një term të ri « rreziku i ballkanizimit të Europës post Covid-19 », thënë ndryshe ekziston mundësia që Europa të bëhet si Ballkani, të nacionalizohet.Duket qartë se Ballkani është një model politiko-ekonomik dhe demokratik i natyrës autoritare për t’ju dhënë mundësinë Europës për të bërë një lëvizje pragmatike në daljen e saj nga një gjendje e pakënaqëshme apo të vështirë falë eksperiencës Ballkanike!
Le ti kthehemi fakteve nga Shqipëria.
Programi ekonomik i Bashës paraqitur në fushatën e fundit të zgjedhjeve elektorale në Shqipëri ka qenë i nivelit Europian si nga thellësia ashtu edhe nga gjithëpërfshirja dhe detajimi që nëqoftëse do të vihej në zbatim edhe përmes një marrveshje politike rritja ekonomike e Shqipërisë do të ishte me dy shifra dhe do të njihte e do të kishte vetëm ngritje me rrezultate për një kohë relativisht të gjatë.
Vetëm disa ditë mbas fillimit të fushatës elektorale Basha e vuri në një anë programin e tij elektoral i cili do të jepte zgjidhjen përfundimtare problemeve ekonomike në Shqipëri, (mesa dukej dikujt nuk i kishte pëlqyer programi elektoral i Bashës).
Rama duke iu përmbajtur edhe marrveshjes me Bashën u fut me duar në xhepa në fushatë i bindur që do të qeveriste me Bashën në legjislaturën e ardhëshme, por pa e kuptuar ja rrasën duart në fund të xhepave dhe e nxorën si karafil mbi të tjerët për të qeverisur i vetëm.
Basha (i kuptuar në aprovimin e Ramës) braktisi parlamentin për ta prishur dhe për ti hapur rrugën zgjedhjeve të reja, kjo ishte një lëvizje politike e kalkuluar për ti shpëtuar presionit politik të jashtëm dhe hesapeve të tyre politike!
Topi mbeti në fushën e Ramës, dhe Rama ishte në pikë të hallit sepse për çdo kërkesë që bënte e adresonin tek « Vëllai i Madh » Erdogani, atëhere Rama vendosi të japë dorëheqjen si Kryeministër i Shqipërisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
Por më kot, Rama u kthye me duar në xhepa prej shefave të tij për të vazhduar punë po me duar në xhepa ashtu siç e kishte filluar.
Jo Coli, e jo Loli, jo ja futi, e jo ja nxori… por nuk është kaq e thjeshtë.
Tjetra është propagandë mbasi dështuan rastin më të mirë të kohës në zbatimin e një ideje brilante për prosporitetin e Shqipërisë e më tej.

Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s