
Fakt i gёzueshem është se në Amerikë jetojnё mbi 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova dhe nga trevat shqiptare nё Gadishullin Ilirik. Asnjё nuk janë të kënaqur, janё tё zhgenjyer me politiken e fisit, mikut e krahinёs. Partizanё qё zbriten nga mali dhe morёn pushtetin pёr tё defryer pasionet. Lobimi shqiptar tash ёshtё si nje kalё i coftё me miza. Pushtetarёt nё Kosovё e ne Shqipёri nё kombinim me organёt e tyra tё fsheta i kanё vrarё. Para Haradinjat ne Detrioit ata treguan se janё gjallё e munden pёrёri mё u ringjall, por ai si tё tjerёt i la nё baltё. Shqiptaro – amerikanet duhet tё ringrisin lobimin si nё kohen e DioGuardit dhe bashkёshortes, pёr tё treguar proamerikanizmin tonё. Qeveritё perёndimore ndeshen me qeveritarёt e korruptuar dhe kjo e ka zvenitur imazhin e shqiptarёve. Njё lёvizje kundra kёtij bёrlloku qё i ka zёnё sytё lirise dhe demokracisё, duke i dhёnё mundёsi tё prehё dhёmbёt e kafshimit Serbia mbi trojet tona. Asnjё document historik mbi shqiptarёt nuk ёshtё nё tryezen e administratёs amerikane vetёm tradhёtia e Thacit pёr ndarje. U deklaroj gjermanёve se unё jam president dhe me thikёn e tij mund ta ndajё tokёn e Kosovёs. Serbia pёr nga teritori shqiptar i ka dhe dy Kosova nёn vete…
Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit çdo ditё, po varfërohen. Haradinaj tha se nuk lёshojmё kufijt, por sa lёvizi bishtin gjarpёri u frigue nga helmi dhe shkoi nё strofullen e tij…Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë. 12 mijë njerëz. Shtёpi tё djegura…20 mijё tё dhunuara…mijёra tё pagjetur…tokё e pluguar me varre. Krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për ta çliruar, për ta vendosur në hartë me emrёrin e vet, tani po shkon kot. Harten po don Thaci ta ndyshojё. Po gjakun a e ndryshon dot?!. Nuk ka kufi te ri mbi gjakun e Lirise!
E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja erendimore, por me kanatjere Pashiqiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën. Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937?! Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd. Quhej “Dëbimi i shqiptarëve”. Ishte i përgatitur. E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres. Nuk mendoni se ende e besojnë këtë? A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën!
Lobimi shqiptar vetem me njё DioGuard?!
DioGuardi vazhdon: “Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: “Jemi të krishterë, jemi të krishterë. Kongresmeni Heid më tha: “Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë?! Thashë po 200.000. Më tha: “Sille një peshkop këtu!:. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi!”
Po ku janё katolikёt e Kosovёs, kur nё Tv del avokati Tomё Gashi dhe asnjё kёmbё pёr be?! Le tё botohet njё listё kush e pёrfaqeson Kosovёn jashtё dhe lidhjet e tyre?! Turp per ish deputetin Melaim Zeka kur deklaron: “Ku ka kaluar kali turk dhe ku pela e tyre ka pshur janё musliman!” Lexoje pa syze historinё e Dardanisё o jaran mjeran! 95% e kosovareve dhe e intelektuaeve ne Kosove nuk kane problem fetare, ata e duan nnana Terezen e Gjergj Kastriotin. Keta figuta e lartesojne kosvarin dhe nuk e pengojnё. Kёshtu mё kanё thanё kur isha nё Kosovё, por gazetarёt qё morёn pjesё nё atё takim, si luani mbi coftinёn e radhёs, i mbodhёn zorrёt dhe u laguan ashtu siç bёjnё nё Shqipёri kur i pagujanё!
DioGuardi: “…Duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive. Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri. Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John McCain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë. Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos. Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik. Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel. Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’. Doja t’ju jepja shpresë. Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje. Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më.!”
Gjok Martini ne Detroit nuk eshte me ne gjendje. Din Toptani, Tajar Shashka, Imam Vehbiu, Baba Rexhepi, Bajram Cunmulaj, Petrit Butka… kane vdekur. Tё tjerё janё plakur…Shpiri i revoltes ka rёnё ne fund tё kёmbёve!
Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë. Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni. Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin!
Dioguardi vijon: “Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë? Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore. Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve? Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund!”
Regjizori serb pohon se 1500 shqiptarё u dogjen nga serbt nё furrat e Trepçes!!!
A u mungon guximi shqiptarçve?
Jo. Ata janё tё plagusur dhe kur trimat plagosёn gjaku nё trup u ndizet dhe mёsynё pёrpara. Kur kanё guxim tё ikin pa adresё nё rrugёt e botёs ata kanё guxim edhe pёr tё qendruar, por tani koha ka ndryshuar. Nuk ёshtё serbi qё direkt u hyn nё shtёpi, por mё anё tё shqiptarit qe e rjep shqiptarin si qёngjin pёr pёr 1 Maj!
Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT