
Pak ditë më parë u kryqëzova me një franceze e cila donte të vizitonte njerëzit e saj në Ballkan i kuptuar edhe Shqipërinë.
Ajo më pyeti drejtpërdrejt: « A është Shqipëria ende një diktaturë? » -Jo, iu përgjigja unë, dhe shtova: Ju mesa duket nuk do të hiqni dorë nga paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
E vërteta është se Shqiptarët dhe shteti shqiptar janë prezantuar keq me këtë franceze e cila një pjesë e familjes së saj ndodhet me banim prej kohësh në Shqipëri.
Para shumë vitesh kur ka qenë me pushime në Greqi ajo ka patur një romancë erotike me një shqiptar.
Sipas francezes mbasi kishin mbaruar së bëri dashuri, shqiptari i ka futur një dajak të mirë kësaj francezes që mesa duket do ta mbaje mend edhe në botën tjetër.
Shqiptari ishte justifikuar duke thënë: « Po të rrah për qef », por pyetjes paralizuase të francezes se: « Unë i njoh meshkujt kur e rrahin një femër për kënaqesi », shqiptari i çarmatosur nga trutë i ishte përgjigjur: « Unë të kam shtruar në dajak se përveç kënaqësisë që ndjej duke të rrahur, kam rrahur edhe një femër të huaj dhe të pasur ». (një subjekt për një roman të frymëzuar nga një histori e vërtetë).
Përveç kësaj para pak vitesh francezja në fjalë e ka anashkaluar shqipërinë sepse në doganën shqiptare i kanë kërkuar bakshish për tu futur në Shqipëri.
Ajo e ka tmerr të japë bakshish aq më tepër kur bëhet fjalë për punonjësit e shtetit (qështje kulture) ka kaluar me makinë nga Serbia për në Greqi duke shmangur Shqipërinë.
E pyeta unë: -Pse insistoni që Shqipëria është diktaturë?! Ajo u përgjigj se kishte folur me njerëzit e saj në Shqipëri (që me sa duket janë nga jugu i Shqipërisë) dhe i kishin thënë: « Në Shqipëri asgjë nuk është e sigurtë dhe se çfarë nuk pret nga shqiptarët ».
Unë për ta qetësuar i shtova se: Kështu e kanë Shqiptarët!
Edhe për mua Shqiptarët që jetojnë në Francë flasin broçkulla të tillë si përshembull: « Kam tre apo katër femra që punojnë për mua si prostituta », « se merrem me trafik droge e armësh », bile thonë se « jam vrasës me pagesë » etj.
Ja pra mu kthye francezja: « Këtë se kuptoni ju shqiptarët se përse Shqipëria është ende diktaturë ».
Unë vazhdova me të timen: Tani është në Shqipëri ministër i brendshëm një katolik si unë. Ajo vazhdoi me të sajën: « Ku ka katolik në Shqipëri, shqiptarët janë musliman, ka disa familje ortodokse në jug dhe kaq, edhe ai ministri i brendshëm që thoni ju ka qenë gjeneral ushtrie që është më keq akoma, sepse ai nuk di gjë tjetër vetëm të zbatojë urdhërat që i japin shefat e tij ».
Nga:Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT