Policia dhe Sigurimi në kohën e diktaturës, poashtu Internimet dhe dëbimet

Në 10 janar 1949 regjimi komunist nënshkroi dekretin e parë (nr. 649) për të legalizuar “dëbimet dhe konfiskimet”, fenomene këto të zbatuara kundër armiqve të partisë që nga viti 1944, por që deri atëherë nuk kishte pasur asnjë bazë ligjore. Përmbajtja e dekretit 649 u integrua në 2 gusht 1954 me dekretin nr. 1906, i cili prezantoi zyrtarisht edhe masën e internimit si masë administrative për kundërshtarët politikë dhe mbylli kështu, në mënyrë efektive, epokën e errët të kampeve të përqendrimit.
Si burgimi në kampet e përqendrimit ashtu edhe internimi, urdhërohej kundër disidentëve që ishin përpjekur të arratiseshin nga vendi e kundra familjeve të tyre, kundra familjeve të të burgosurve politikë dhe kundër çdo personi “që paraqiste rrezikshmëri shoqërore” (duke përfshirë pra edhe të burgosurit politikë në përfundim të dënimit), por ndaj të cilit nuk kishte asnjë provë që të dënohej me arrest me burg. Nga viti 1979 masa e internimit u zgjerua zyrtarisht duke përfshirë edhe fëmijët mbi moshën 14 vjeç. Të internuarit që akuzoheshin kryesisht për arratisje, ose
agjitacion dhe propagandë dënoheshin duke i larguar nga shtëpitë e tyre dhe transferoheshin në qendra internimi. Në shumë raste kohëzgjatja e internimit i kalonte 20 vjet.
Vendet e identifikuara si qendra internimi politik ishin me qindra në të gjithë Shqipërinë: normalisht nuk bëhej fjalë për zona të mbyllura si kampet e përqendrimit, por ishin fshatra nga të cilët të burgosurit nuk mund të largoheshin pa leje. Çdo ditë të burgosurit duhet të paraqiteshin për të firmosur në një regjistër në zyrën e Sigurimit apo të policisë. Zonat më të njohura ishin fshatrat në rrethet e Fierit, Lushnjës, Vlorës e Beratit, por në të vërtetë e gjithë Shqipëri kishte fshatra për këtë qëllim. Kriteri i përgjithshëm ishte se banorët e veriut i nternoheshin në jug dhe anasjelltas, duke zhdukur kështu kontaktin me territorin e origjinës dhe me miqësitë e vjetra. Të internuarit kryesisht punonin nëpër kooperativat bujqësore, por shpesh i angazhonin edhe në ndërtime publike ose rikonstruksione siç bënin me të burgosurit politikë. Internimi vendosej ose tërhiqej sipas propozimit të Sigurimit, nga Komisioni Qendror i internimit dhe dëbimit i përbërë nga 7 anëtarë, i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.
Sigurisht që çdo vendim mbikëqyrej nga partia. Internimi zbatohej si masë administrative edhe për të dënuarit për krime të zakonshme, me propozim të policisë. Sipas shifrave zyrtare të hartuara së fundmi nga institucionet qeveritare përgjegjëse për dhënie kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së diktaturës, intenrnimet me vendim ishin 12,500, një shifër kjo që nuk konsideron të miturit, fëmijët e të burgosurve. Sipas një raporti të publikuar në 2016 nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, në periudhën 1944 – 1990 të burgosurit ishin 59.009. Sipas të njëjtit raport të vdekurit për shkak të kushteve të internimit ishin 7022.
Një masë e butë e kufizimit të lirisë si pasojë e internimit, ishte ajo e dëbimit sipas së cilës një personi ose një familjeje i urdhërohej nga Komisioni Qendror që të largohej nga shtëpia e vet dhe të transferohej për të jetuar në një zonë tjetër që mund të ishte deri në 3 rrethe larg. Në dallim nga personi i internuar, personi i dëbuar mund të lëvizte në disa rrethe (përveç atij të origjinës) pa qenë nevoja të bënte kontrollin e përditshëm te punëtori operativ apo te ai i policisë.
Përpara se të lëshohej dekreti nr. 649 në vitin 1949, i cili legalizoi “dëbimin”, kryhej një procedurë shumë e ngjashme me “dëbimin” që zbatohej përmes Komisionit të Urbanizimit: praktikisht familjeve të padëshiruara nga regjimi komunist ju urdhërohej të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Tiranë apo në qytetet e mëdha, duke përfshirë edhe zonat kufitare dhe të zhvendoseshin për të jetuar në qytetet dhe fshatrat në brendësi. Në këtë mënyrë regjimi komunist synonte të popullonte qytetet vetëm me njerëz të besuar dhe pranë partisë duke i dërguar shqiptarët me “biografi të keqe” në qendrat më të izoluara.
Sipas vlerësimeve të fundit, është llogaritur që njerëzit e dëbuar për arsye të ndryshme në Shqiperi ishin mes 6000 dhe 8000, por përsëri këto janë shifra të përafërta që nuk marrin parasysh dëbimin “vullnetarë”, kur partia “i sugjeronte” familjeve “armike” të transferoheshin “vullnetarisht” për të jetuar në fshatrat e largëta pa ndonjë nevojë për të nxjerrë një urdhër me shkrim.

MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s