
SHKOJNË SI ZANA E VIJNË SI PERLA…
KËNGË…
1.
Ti ,moj Kthellë,moj zonjë fisnike,
Le e rrit si bijë MIRDITE,
Për ne mbetesh krenari,
N’daç për besë e për trimëri,
N’daç për gisht e n’daç për sofër,
Bukë e kripë e nderë në votër,
Vajza të serta,djemtë petrita,
Shkojnë si era e vijnë si drita…
Refreni i parë:
A.
Sa herë thurim këngë Mirditës,
Dy fjalë zemre ia k’nojmë Kthellës,
Se flamurin n’majë të shtizës,
Ja ka prek veç flladi i erës…
B.
“Stop! Kufirin ke te thana!”
Tha për hasëm e sulltan,
Se s’ka kthellas që lind nana,
Turp mbas vedit me pas lan…
2.
Djem e vajza që ka Kthella,
S’i ka lulet as pranvera,
Nuk i ka ngjyrat ylberi,
As shkëlqimin se ka Dielli,
Se janë yje,janë perria,
Janë buzëqeshja,janë magjia,
Vajzat janë si shtojzovallet,
Dragonj djemtë,male mbi malet…
Refreni i dyte:
C.
Djemtë bujarë,vajzat sojlie,
Rendën shekujsh,gen pas geni,
Si dhuratë prej perendie,
Shpi për shpi,në Kthellë i gjeni…
D.
Bilur shpirtin,kanë si drita,
Bijtë e bijat,që ka Kthella,
Diamante i ka Mirdita,
Shkojnë si zana e vijnë si perla…
Nga: Gjovalin Totri
MEDIA INDEPENDENT