
Në muajn shtator të vitit 2019 në PE është depozituar një dosje kundër islamofobëve shqiptarë të cilët për këtë dosje kanë punër disa përsona, i kryesuar nga Olsi Jazexhi me mbështetjen e dy shtetasve turq, Enes Beyrakli dhe Farid Hafez.
Në hyrje të këtij raporti shkruhet në gjuhën shqipe dhe pastaj vijon e gjithë raporti prej 85 faqesh në Anglisht:
Sipas Raportit:
« Përmbledhje e shkurtër
Ky raport tregon incidentet dhe retorikën kryesore islamofobike në Shqipëri gjatë vitit 2018. Islamofobia në Shqipëri ndërlidhet me politika identitare dhe rrëfimet historike të nacionalizmit shqiptar.
Gjatë vitit të kaluar islamofobia u drejtua në të shumtën e rasteve kundër muslimanëve vendas por edhe kundër Turqisë dhe Iranit, si pasojë e implikimeve gjeopolitike të Shqipërisë me këto dy vende.
Fjalimet urrejtjenxitëse islamofobike dhe incidentet e vitit 2018 nisën me sulmin e dhunshëm që një grup radikalësh katolik bënë kundër një kompanie turke dhe flamurit turk në Mirditë.
Sulmi i Mirditës u ndoq nga festimet mbarëkombëtare të “Vitit të Skënderbeut” që qeveria shqiptare organizoi në 2018.
Qeveria, agjencitë shtetërore, universitetet, Vatikani dhe Kisha Katolike në Shqipëri bënë një numër aktivitetesh përkujtimore për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
Këto festime dhe përkujtime të ngjarjeve të tjera anti-osmane të historisë shqiptare çuan shumë islamofobë të lëshojnë një numër ofendimesh kundër Turqisë, Islamit, Perandorisë
Osmane dhe politikave aktuale turke në rajon.
Disa politikanë shqiptar përdorën Turqinë si bedel për të sulmuar njëri tjetrin.
Një numër politikanësh dhe analistësh amerikanë kontribuan në islamofobinë anti-muslimane dhe anti-turke duke e përshkruar Turqinë si vend me qëllime armiqësore në Ballkan.
Islamofobia ishte prezente edhe në sistemin arsimor.
Një projekt i lëshuar nga Ministria e Arsimit në 2018 për të luftuar ekstremizmin, mërziti shumë muslimanë.
Ata vunë në pah sesi projekti etiketonte Islamin dhe muslimanët si burim i ekstremizmit, ndërsa injoronte fetë dhe ideologjitë e tjera.
Edhe pse në vitin 2018 në Shqipëri nuk u raportua asnjë sulm terrorist, frika e terrorizmit dhe Islamit radikal u amplifikua nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi Rusinë sikur kërkon të radikalizojë muslimanët.
Muxhahedinët iranianë dhe mbështetësit e tyre akuzuan Iranin për kryerjen e një akti terrorist në vend, akt i cili nuk ndodhi kurrë. »
Po shënojmë emrat e përsonave që janë përmendur që nga fillimi i raportit, ku në krye të listes figuron Leon Molla duke vijuar me Eduart Ndocaj, Kastriot Myftaraj, Paulin Zefi, etj.
Po në këtë raport nuk mungojnë dhe emrat e Shqiptaro-Amerikanëve si Joseph Dioguardi poashtu emra si historianë, gazetarë, shkrimtarë dhe politikanë.
Më poshtë po publikojmë emrat dhe raportin origjinal PDF:
Leon Molla
Eduart Ndocaj
Kastriot Myftaraj
Paulin Zefi
Joseph Dioguardi
Alon Ben Meir
David Phillips
Gjet Ndoij
Spartak Ngjela
Arben Çokaj
Dorian Hatibi
Albana Xharra
Diamila Leka
Keida Kostreci
Piro Misha
Fahri Balliu
Klevis Balliu
Lindita Nikolli
Kolë Krasniqi, etj.
Materiali origjinal në PDF
MEDIA INDEPENDENT