PRAP SHQIPONJA TUND DY KRENA: Erdhi Shqipja nëpër qiell, Nëpër ré e nëpër diell

Prof. Gjovalin Totri

Erdhi Shqipja nëpër qiell,
Nëpër ré e nëpër diell,
Erdhi thellë nga historia,
Hijerëndë, nga ILIRIA…
Si zgalem u ngul mbi shkëmb,
Ballë fortunash, dhëmb për dhëmb,
Heroikisht si Prometeu,
Me gjak mbrojti çdo grusht dheu…
U shkul deti, por jo shkaba,
S’ia përkuli gjunjët dallga,
Kur u tund dheu dhe mali,
Asnjëherë s’u tund Shqiptari…
Ra rrebeshi, e s’e lagu,
Ra rrufeja, e s’e shtangu,
Vërshoi lumi, iu bë digë,
Ju sul hasmi, i zu pritë…
I ra bora, mbi të shkriu,
Ra acari, nuk e ngriu,
Dhe sa herë e preku shpata,
Lot i nënës ra tek plaga,
Ra si vesë, kristal në maj,
E mëkoi qumështi i saj…
Kur i ra plumbi tek balli,
Dheu i nënës e ringjalli,
Si vigan u ngrit nga dheu,
Më Anté se vetë Anteu…
Ra tërmeti, s’na rrëzoi,
Na ra plumbi,nuk na shpoi,
Ra fortuna, më këmbë mbetëm,
Krah për krah e gjetëm veten…
Kurrë në gjunjë Shqipja nuk ra,
Askush shpinën nuk ia pa,
Se çdo dru, edhe çdo gurë,
Bëhet grua, bëhet burrë,
Bëhen burrë e bëhen mal,
E përflaken si vullkan,
Si vullkan, kur malit zbret,
Hasmi kurrë ballin s’ia prek…
U errësua edhe YLLI i DRITËS,
Por, jo kurrë, jo, syri i SHQIPES,
Vigjëloi permbi bedena,
Jo me një, por, me dy krena,
Ndaj, valëvitet n’përjetësi,
Mbi FLAMURIN KUQ E ZI…
Prap Shqiponja tund dy krena,
Përmbi shtatin me shtatë zemra,
Si emblemë i rrin vatanit,
Shqipërisë – PERLË e Ballkanit…

Nga: Gjovalin Totri
Durrës, 30.04.2020
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s