
Në botën Shqiptare flitet shumë për konspiracionin dhe teoritë e kospiracionit, dhe për të kuptuar sa më mirë këtë fenomen do ti referohem marrveshjeve Rama-Basha dhe Thaçi-Vuçiq sepse që të dyja këto marrveshja janë të natyrës konspirative duke i bërë më të thjeshta gjërat sepse këto dy marrveshje janë edhe aktualitete të ditës!
Po çfarë është konspiracioni?!
Konspiracioni është një marrveshje e fshehtë midis dy ose më shumë subjekteve që kanë si qëllim arritjet e një objektivi të caktuar që mund të jetë një fund në vetvete! thënë ndryshe çdo marrveshje e fshehtë është konpiracion pavarsisht nga niveli dhe përkatësitë e saja.
Konspiracini që të realizohet duhet të ketë besim dhe tërheqje të ndërsjelltë në mes dy palëve, dhe së dyti duhet të ketë një kundër-ekspertizë me korigjime që jo gjithmonë kjo është e mundur.
Protagonistëte e një konpiracioni duhet të jenë njerëz me nuhatje të hollë dhe me një instikt të zhvilluar nga ana natyrale si përshembull, nëqoftëse i fusim me sy mbyllur në një pyllë me dëllinja ata duhet të dallojnë rrënjë për rrënjë dhe pa gabime se cilat janë dëllenjat e kuqe dhe cilat janë dëllinjat e zeza, si dhe gjithashtu me një instikt të kultivuar nëpërmejt përgatitjes teoriko-praktike ashtu edhe nëpërmjet punës dhe eksperiencës së jetës që të jetë i aftë për të dalluar me sy mbyllur të cilët janë protagonistët përballë dhe për rreth tij me të cilët mund të bisedojë për të konkluduar dhe cilët janë kundërshtarët me të cilët duhet luftuar për të mbijetuar.
Po të bëjmë një retrospektive në kohë mund të themi pa frikë se paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë populli më i fuqishëm dhe populli më dominues në hapësirën e mesdheut e më tej.
Le të jemi dhe më konkret; Hititëve iu mjaftonin dy kalorës për ti rënë kryq e tërthorë një fshati apo një qyteti që banorët e tyre të futeshin e të mbylleshin në qadrat dhe në shtëpitë e tyre!
Sot Hititët nuk ekzistojnë më si identitet por ekzistojnë vetëm si entitet për studime historike dhe arkeologjike.
Aleksandri i Madh e rrafshoi Persepolisin kryeqytetin e Persisë, por civilizimi Pers mbeti intakt që sot është Irani që s’është gjë tjetër përveqëse një vazhdim i civlizimit Pers.
Romakët e shkulën nga themelet Kartagjenën dhe rrënojave iu hodhën kripë që Kartagjena të mos bëhej më kurrë ku dihet se Kartagjena dhe popullsia e Afrikës Veriore (Mesdhetare) ishte një popullsi europiane për të mos thënë të parëve tanë e sot banohet prej arabëve.
Romakët ishin po ata që kryqëzuan Krishtin që një natë para kryqëzimit të tij kishte darkuar me Dishepujt e tij dhe pasi e theu bukën tha: Buka është trupi im, hajeni, dhe pasi mbushi gotën me verë tha: Vera është gjaku im, pijeni.
Romakët në kohën kur e kryqëzuan Krishtin ishin politeistë dhe e vetmja gjë që iu interesonte ishte ruajtja e qetësisë, sundimi i ligjit dhe mbledhja e taksave, pra këtu flitet për interes.
Pas 300 vjetësh nga kryqëzimi i Krishtit Perandoria Romake do të konvertohej në Krishtërizëm falë besimit të Dishepujve të Jezus Krishtit që kishte deklaruar solemnisht përpara tyre: Vazhdoni të më doni, unë nuk ju braktis deri në fund të kohëve, edhe pse Dishepujt e tij kishin dyshuar biles edhe e kishin mohuar dhe tradhëtuar.
Perandoria Romake përveq konvertimit në besimin monoteist të Krishterë hoqi dënimet e njeriut me kryqëzim dhe mbi varrin e Pjetrit (gurit shkëmb) do të ngrinte Kishën e Shën Pjetrit që sot është në zemër të Vatikanit dhe Katolikizmit.
Sot ne Shqiptarët jemi një popull i katandisur si kaposhi në një thelë, një popull që na ka ngrënë teja.
Shqiptarët i njohin mirë ekspresionet « me ja nxjerr uijn e zi », « me ja bërë me të parë e me të mbramë » etj.
Pra ne jemi një popull që na ka konsumuar, e jemi asimiluar për shkak të trimërisë tonë të verbërt dhe vetëbesimit të tepruar të cilët na kanë penguar të bëjmë kujdes ndaj të huajve dhe mos tu a vëmë asnjëherë veshin qëllimeve dhe synimeve të tyre, por më tepër kemi shikuar se si ti thyejmë qafen njëri-tjetrit.
Jemi një popull që jetojmë për të ashtuquajturin nderë që në të vërtetë që të jetosh për nderë përkthehet: Të jetosh për hundën tënde duke i thyer hundën shokut tënd, bashkëatdhetarit tënd dhe të tjerëve që të dalin përpara se i prishin terezinë hundës tënde duke përfunduar si mos më keq hundëthyer ose me telin në hundë prej atyre që nuk jeni treguar vigjilent duke mos ua vënë veshin dhe duke i bërë n’ashgja apo duke bashkëpunuar apo duke u bërë një familje me ta.
Në gjuhën shqipe fjala konspiracion përkthehet « ujdi » që në kotekstin e saj kjo fjalë anon më shumë në anën e vënjes së paqes dhe pushimit të mosmarrveshjeve dhe kontraditave.
Prishja e ujdisë e bën shqiptarin dhe natyrën e tij fyrjoze dhe e nxjerr nga gjendja e tij, thënë ndyshe e bën një natyre « gjamëtare ».
Shqiptarët për natyrë nuk janë konspirativë (komplotistë) dhe konspiracioni nuk i përket kulturës shqiptare.
Konspiracioni është zanati dhe marifet i të dobtëve, frikacakëve, balave (zagarëve), pushtëve (kodoshëve të femrave), të pa besëve, zorragjinjëve, etj.
Në gjuhën moderne këta e heqin veten për dinakë dhe të zgjuar duke u klasifikuar si njerëz të gabimeve të vogla ose njerëz të veseve të kënaqësisë ku në të vërtetë dyshimi dhe mundimi janë deri diku të pranueshëm, kurse tradhëtia parë në fushën morale mund të jetë e diskutueshme, kurse tradhëtia në fushën politiko-shtetërore ajo është e dënueshme.
Shqiptarët që duhen të bëhen kospirativistë mund të arrinë deri aty sa të jenë karikatura të konspiracionit.
Kospiracioni tani për tani është dhe mbetet një armë e fortë dhe e fuqishme në duart e kundërshtarëve tonë deri sa të arrimë që edhe ne të bëhemi si ata, (jo shqiptarë).
Nga: Preng Molla
MEDIA INDEPENDENT