Ah! pse s’ma bëre like… like llajkucet e pusht-etit…

Zef Përgega, Amerikë

…Nё emisionet televizive, instagrame e facebook po bёhet kёrdia me “like”. Nё shqip kjo fjalё ёshtё “dridhe like” e nё anglisht ka shumё kuptime, po nё rastin e facebook merr kuptimin “pelqej” Mё kanё thёnё se Ramsi çmendet nёse nuk i bёjnё like punёve tё tij. Sa servilet e dredhin dhe shtypin butonin pa pirё kafen e mengjёsit dhe pa pirё ilçet e darkёs. Qeveritar i mirё je kur ia bёn like krye qeveritarit. Shkova njё ditё nё Lezhё dhe nё piacё takova njё mik, qё nuk e kisha parё pёr 20 vjet. Pa mё thёnё se si je me shёndet, ma priti: “Faiminderit qё ma bёn like, por ti je gazetar duhet mё shumё se kjo mё bёn mirё. Ka shije gjella kur ka pak shёllirё!”
Postoj shkrime herё – herё nё facebook. Vijnё like-t brenda pak sekondash. Sigurisht pa e lexuar shkrimin apo postimin. Janё mbushur postimet me cica e tё pasme, dashuri fallso prindёrore, ditёlindje dhe suksese me hipokrizi. Nuk ka like sinqeriteti, mё shumё ka dukagjinasi Plepi. Bёra njё ditё njё intervistё me njё bari, por qё tё gjithё fёmijёt i ka me universitete nё Amerikё. Brenda 24 oresh e panё 6 mije vetё. Provova tё bёj njё tjetёr me njё qё fryhet me spaleta lavdi e turfullon nё shkurre idesh, as 30 vetё nuk bёnё like. Pa dashje kalova nё kontraditё, i pari mё tha faliminderit i dyti shtrembёroj turinjtё se pse e kisha marrё nё interviste bariun, i cili foli 100 herё mё mirё se intelektuali. Një foto dekoratё me kreun e shtetit , që njerёzimit tё ua rriste gazmendin. E ai po del nё shesh t qytetit e nё oborr tё kishёs se ёshtё bёrё kiameti, t’i thonё njerёzia se na erdhi shenjti. Shoqёria vemendjen tek ai, sa like merr njё gomar, kur i prinё tufёs me kuaj. E vazhdojnё me klikime, ti je i madh, pa ty nuk rreh zemra ime. Montazhe me fotoshop, ku plas sytё njё mik e njё shok, ndaj kot nuk doli facebook-u, leviz ke mbet mbrapa, hyn e del e duku, se nёpёr mesazhe kujt ia rrit lleshi e kush nuk e nduku. Tё gjithё i sillen mendjes sё vet tё dalin tё mёdhёnj, ku je o i madhi burri i dheut, pa ty s’ka asnjё vlerё nderi i kombit e i Atdheut! Pёr njeriun e thjeshtё nё krijimtari bёra njё shkrim. E lexova, mё tha mё qesёndi prijatari, se vetëm ai, meritonte atë dedikim. Mos e ngjyej penen nё thjeshtёsi, kur ti e, veçan unё e kam atё madhёshti! S’qenka gjë as instagrami, as portali, as Facebook-u, para vuajtjes qё dhemb për t’u dukur! Kam filluar kohёt e fundit tё jemё pak i vёmendshёm ndaj postimeve. Kush ia bёri like e kush jo, kush bёri koment e kush jo! Noli, Konica e Gjergj Fishta s’kishin facebook, folёn me zemёr e nё sot flasim me gishta. Vё re shumё analhista, pjellё e ndyrё e diktaturёs, tё shtёrrur nё shpirt e tё humbur si shurra e pulёs, por qё nёpёrmjet Facebook-ut kёrkojnё like, kёta bukshita. Tё fryer nga mend e tё shkodhur nga talenti, u vjen nё ndihmё instagrami e lehjaqeni. Bёjnё poezi pёr tё njoma , njё natё nё hotel kёta larva komuniste si si bolla. Ndyrёsia deri nё katakomet e haleve, lyer me llak nёpr portale…vu femrat tё nesёrmen nёpёr kafe. Tё marrin edhe ato pas kafёs sё hidhur e farёs se kosit njё foto pak sheqer me “like”! Facebook e ka ndarё shoqёrinё nё klasa. E tё diturve qё lёshojnё si bresheri i pranverёs, dituri e mençuri rrezesh tё arta, pas medaljes se unit tё tharta dhe klasa e vёllezёrve tё vegjёl, qё me njё pёrvujteri, duhet patjetёr tё ua bёjnё like çdo postimi. Madje ka mbёrritur deri atje sa shoqёria e miqёsia matet mё sa like u bёn, pa le kur i lavderon nё komente ato zgjasin krahёt nga qielli tё marrin bekimin e diturisё vetёm se ua kanё fut shokёve, kёta mjeranё. Ata kurrё nuk u bёjnё like vёllezёrve tё vegjёl, kur ato guxojnё tё botojnё njё foto tё lindjёs sё fёmijёve, kur kalon nё jetёn e pasosur jeta e prindёrve apo kur kanё njё ditёlindje. Vёllezёrit e vegjёl kullondrisen mes vedi, ndёrsa energjitё, ti mbajnё pёr tё diturit, edhe kur kalojnё orgjitё!
Me kujtohet njёherё nё sheshin e Lezhёs. Thonin se janё ditё denokracie. Po na vinte ministri nga Tirana, e cili nga kafet e Lezhёs dhe telat mbas shpine tё folkut kishte dalur nё infiltrime. Zbriti nga makina e zezё me kapotё tё zezё e shall tё verdhё. Kёpucёt e zeza llustrafin tё gjata, lakmi ia pata,. Filloi nga larg ti fshinte nё kёmbёt e pantalonave tek pulpat qё ti dukёshin para nesh si fluturat. 20 apo 30 vetё u vunё nё rradhё tё prisnin kёtё djalё me levdatё qё deri dje tymosur e rrufitur, kishin bashkё…tё shtёrngonin duart. Nuk iu binda komondes se njё demokrati, unё i varfёri shkova e piva vetёm kafёn si Sokrati. E ai kёrkon like me dridhe like, e vёllezёrit e vegjёl i kёnaqi me fjalёn: “Ju pёr mua jeni drita fisnike!
Kёrkova kot, thashё njё mik qё ishte ngjitur nё Tiranё nga njё mblesёri helene. Ishte trashur truri si njё bark balene. “Eh mua mё bёjnё me mijёra like!” Tё gjithё servilet nёn tavolinё, qё nё zemёr mbanin partinё dhe kurverinё!
Kёshtu kaluan 30 vjet me facebok-un, mbret si ukun! Me njeriun e mirё dhe plehermutin!

Nga: Zef Përgega
MEDIA INDEPENDENT

Votre commentaire

Entrez vos coordonnées ci-dessous ou cliquez sur une icône pour vous connecter:

Logo WordPress.com

Vous commentez à l’aide de votre compte WordPress.com. Déconnexion /  Changer )

Photo Google

Vous commentez à l’aide de votre compte Google. Déconnexion /  Changer )

Image Twitter

Vous commentez à l’aide de votre compte Twitter. Déconnexion /  Changer )

Photo Facebook

Vous commentez à l’aide de votre compte Facebook. Déconnexion /  Changer )

Connexion à %s